GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shpëtim Idrizi: Mos e harroni dhe mos heshtni për Çamërinë

10:08 - 26/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vizita e Dendias në Tiranë, PDIU: Të diskutohet për heqjen e Ligjit të Luftës dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Java çame ka kulmuar me pelegrinazhin e përvitshëm në Varrezën Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer të Sarandës, aty ku prehen eshtrat e 2900 shqiptarëve të Çamërisë, që humbën jetën gjatë gjenocidit më famëkeq në vitin 1944-45, nga masakrat e Napoloen Zervës.

Qindra shqiptarë të Çamërisë kanë vendosur trëndafilin e kuq në gurët e memorialit, si shenjë kujtese, mosharrimi dhe lartësimi të jetëve të prera  në mes.

Me këtë mesazh ju drejtua e dhe kryetari I PDIU-së Shpëtim Idrizi nga Kllogjeri të gjithë shqiptarëve anembanë trojeve.

“ Në kuadrin e Javës Çame si asnjëherë tjetër, ne kemi parë se si ka shkëlqyer rezistenca e komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë, për të lartësuar gjithë këtë ngjarje të madhe njerëzore.

Një rezistencë e jashtëzakonshme, e cila kontraston pikërisht me ata që na thonë harroni, me ata që na thonë mos prisni.

Kjo rezistencë dhe ky shkëlqim i jashtëzakonshëm që ne kemi parë gjatë kësaj jave ka të bëjë pikërisht me faktin dhe lartësimin e jetëve njerëzore, dinjitetit njerëzor, prerjes së jetës, të drejtës së pronës, të drejtës së lëvizjes së lirë të njerëzve dhe besoj që i keni parë edhe nga tribuna e Parlamentit të Shqipërisë mesazhet e pleqve dhe të rinjve “Mos e harroni Çamërinë”, “Mos heshtni për Çamërinë”.

Një ndër arsyet e tjera themelore për të cilën ne jemi këtu dhe vijmë këtu është, që tragjedi të tilla njerëzore mos të përsëriten më në këtë vend të trazuar”.

Kryetari I PDIU-së gjithashtu ju drejtua edhe me një mesazh Greqisë, pikërisht nga varreza e Kllogjerit që për shqiptarët e Çamërisë nuk është vetëm vend kujtese i tragjedisë më të madhe të ndodhur me një popullsi të tërë, por është edhe testamenti i vuajtjeve njerëzore dhe jetëve të prera në mes.

“Është koha dhe i bëj edhe një apel Greqisë, që ne duhet t’i kthejmë sytë nga pozitiviteti si fqinj të mirë.

Sa më shpejt që ne të largohemi nga fantazmat e së kaluarës, sa më shpejt që ne të çlirohemi nga ta, aq më shpejt ne do të jemi dy vende miq.

Por po ju garantoj që të gjithë ata mos të harrojnë që, të gjithë varret tona janë këtu, njerëzit tanë janë këtu, shqiptarët e Çamërisë janë këtu, pronat tona janë këtu dhe atje dhe e drejta njerëzore asnjëherë nuk ka për t’u harruar nga shqiptarët e Çamërisë.

Fatmirësisht nga Zoti ne rritemi në projeksion gjeometrik dhe në kuadrin e të drejtave të njeriut do i kërkojmë deri në fund të drejtat tona”.

Varreza monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer është ndërtuar në vitin 2012 dhe çdo vit shqiptarëve të Çamërisë që kujtojnë të afërmit e tyre që kanë humbur jetën ju bashkohen dhe qindra shqiptarë të tjerë nga trojet amtare.

Etiketa: ÇameriaheshtniShpeim Idrizi

Lajme të lidhura

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj
Aktualitet

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Para
Dhunonte vajzën e tij, kontrolli në banesë fundos 50-vjeçarin në Bathore

I riu në Elbasan shkon i dëmtuar në spital, çfarë i gjen policia në makinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë Rama që të ndërmarrë pa vonesë një rishikim të plotë të politikës fiskale dhe...

Lexo më shumë
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com