GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Shpëtova 2 fëmijë…”, shqiptari flet për tragjedinë në Venecia: Askush s’më ndihmoi…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shpëtova 2 fëmijë…”, shqiptari flet për tragjedinë në Venecia: Askush s’më ndihmoi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shqiptar ka qenë nga të parët që shkoi menjëherë në vendin e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e së martës në Mestre të Venecias në Itali, ku humbën jetën 21 persona.

Bujar Bucaj, pronar i një restoranti aty pranë tha se pa të gjithë skenën nga xhamat e lokalit dhe se menjëherë pas rrëzimit të autobusit ka vrapuar për në vendin e ngjarjes. Ai u tha mediave italiane se kishte arritur të nxirrte 2 persona nga autobusi dhe se nëse do të kishte pasur ndihmë, edhe pasagjerë të tjerë ndoshta nuk do të kishin humbur jetën.

Ai thotë se i shtyrë nga instikti kaloi barrierat e rrugës dhe u gjend në vendin e tragjedisë. Sipas tij në fillim aty nuk kishte flakë.

“Zbrita poshtë dhe kur shkova aty doli një djalë dhe një burrë. Aty dëgjova të qara dhe ulërima brenda autobusit dhe u afrova. Kam arritur t’u jap një dorë dy fëmijëve të vegjël. Vajza ishte rreth 3 vjeç, vëllai i saj duhet të jetë rreth 10 vjeç.

I kam zhvendosur nga ai pozicion atje. Prej andej kërkova ndihmë nga personat që ishin aty mbrapa me makina, por nuk erdhën të më jepnin dorën. I vetmi që erdhi drejt meje ishte një zotëri që më hodhi një zjarrfikëse nga një mbikalim. E mora dhe u përpoqa të shuaja zjarrin” – thotë shqiptari.

“Nëse dikush tjetër do të kishte ardhur për të më dhënë një dorë, ndoshta do të ishte shmangur. Shumë të tjerë do të ishin shpëtuar. Nëse je vetëm, në panik, nuk di çfarë të bësh. 12 minuta pasi ndodhi aksidenti mbërriti makina e parë e policisë, më pas erdhi e dyta, më në fund mbërritën zjarrfikësit dhe ambulancat e ndryshme”- shton ai.

Etiketa: Bujar BucajKryesore1shpetimtariTragjedia ne Venecia

Lajme të lidhura

Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët
Aktualitet

Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët

09:31 - 26/10/26
Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

08:52 - 26/10/26
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
Para
Bie avioni dhe përplaset me çatinë e një shtëpie, 2 të vdekur

Bie avioni dhe përplaset me çatinë e një shtëpie, 2 të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët
Aktualitet

Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët

09:31 - 26/10/26

Avokati Altin Goxhaj shprehet se goditja që mori në protestën e së shtunës nga plumbi i gomës, kishte si qëllim...

Lexo më shumë
Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

08:52 - 26/10/26
Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

08:35 - 26/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com