GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Shpifi për Enver Hoxhën…”/ Akuza e çuditshme e Forumit të Mbrojtjes së Trashëgimisë për R.Hodges

16:43 - 27/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shpifi për Enver Hoxhën…”/ Akuza e çuditshme e Forumit të Mbrojtjes së Trashëgimisë për R.Hodges
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një fjalim i mbajtur në vitin 2008, e ka vëne anëtarin e bordin që do të menaxhojë Parkun Kombëtar të Butrintit, Richard Hodges, nën shënjestrën e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Natyrore.
Forumi, duke iu referuar fjalimit të Hodges në vitin 2008, shprehet se ai ka shpifur për ish-diktaktorin famëkeq, Enver Hoxha. Hodges në vitin 2008 shprehet se Enver Hoxha donte një histori si të Mesjetës së Hershme në Shqipëri dhe një mit për shqiptarët që t’u jepte vlera që s’i kishin.
“Shqiptarët janë … dokumenti i parë që flet për shqiptarët është pak a shumë 1091-1100, është … teksti, historia e Anna Comnenës. Anna flet për këta ushtarë që vijnë nga malet e afërta për të ndihmuar në mbrojtjen e Durrachium – Durrës, Durazzo në atë kohë”, thuhet në video.
Në fjalim, Hodges hedh dyshime se shqiptarët kanë lidhje me sllavët dhe një pjesë e zbulimeve arkeologjike ka origjinë sllave.
“Enver Hoxha donte një histori të Mesjetës së Hershme këtu, donte një mit për shqiptarët. Shqiptarët janë … dokumenti i parë që flet për shqiptarët është pak a shumë 1091-1100, është … teksti, historia e Anna Comnenës. Anna flet për këta ushtarë që vijnë nga malet e afërta për të ndihmuar në mbrojtjen e Durrachium – Durrës, Durazzo në atë kohë.

Hoxha donte një lidhje të drejtpërdrejtë mes këtyre njerëzve historikë në tekstin e Anna Comnena-s dhe antikitetit të vonë. Për këtë arsye u bënë shumë gërmime në Butrint dhe vende të tjera, qytete të tjera, për të treguar mbi të gjitha se ka pasur një grup para ardhjes së shqiptarëve.
Sipas shqiptarëve – arkeologëve shqiptarë të viteve 60, 70, 80, deri tani, ky grup i shekujve 5-6, ishte një grup – një fis i veçantë – dhe ata kanë një emër në Shqipëri, një emër i gjetur i një varreze të quajtur Komani. Dhe ky është Komani, populli i Komanit, dhe sipas Enver Hoxhës këta Komanë ishin popullsi – një popull, që krijoi një bazë – një territor, nga shekulli 6 deri në shekullin 11, duke mbrojtur këtë atdhe kundër sllavëve. Ky është thelbi i debatit!
Domethënë ai, Hoxha, veçanërisht në kontekstin me rusët – sovjetikët, donte të ilustronte faktin se shqiptarët kanë rrënjë të thella në këtë periudhë të veçantë. Dhe kjo padyshim krijoi problem sepse shqiptarët – arkeologët shqiptarë nuk donin të gjenin qeramika sllave, sepse përndryshe për ta ishte përgatitur një “gulag”… sepse kjo ishte kundër mitit të historisë së Shqipërisë.
Është një histori shumë e veçantë. Në fakt, këto varreza Komani gjendeshin kudo… (flet jo qartesisht per datime te materialeve). Ka shumë nevojë të studiohen këto grupe varrezash për të kuptuar mirë situatën pas momentit në të cilin Perandoria Bizantine humbi mbi të gjitha brendësinë e Shqipërisë, brendësinë e Dalmacisë dhe mbërritën kontekste të ndryshme. Ne nuk e dimë qartë nëse këto kontekste të ndryshme ishin kryesisht sllave. Deri tani ka mungesë të gjërave që të jenë qartazi sllave në këtë zonë këtu.”

Lajme të lidhura

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve
Aktualitet

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26
Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

23:16 - 09/03/26
Viktima të trafikimit/ AFP: Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg
Aktualitet

Viktima të trafikimit/ AFP: Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg

20:59 - 09/03/26
Para
“Duan karrigen”/Padia për naftën pa akcizë, kryebashkiaku i Vaut të Dejës: U inskenua nga PD

"Duan karrigen"/Padia për naftën pa akcizë, kryebashkiaku i Vaut të Dejës: U inskenua nga PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve
Aktualitet

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata...

Lexo më shumë
Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

23:16 - 09/03/26
Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

22:10 - 09/03/26
Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

21:58 - 09/03/26
Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

21:51 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com