GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpopullimi/ Eurostat: Vetëm në dy vite emigruan rreth 100 mijë shqiptarë në vendet e BE

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Sukseset e qeverisë ‘Rama’! Sondazhi: 36 për qind e të rinjve duan të emigrojnë sa më parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ritmet e emigracionit janë përshpejtuar ndjeshëm vitet e fundit, duke tejkaluar dhe nivelin e vitit 2015, kur u konstatua një ikje masive.

Teksa në 2015-n e dhëna u reflektua direkt në kërkesat për azil në Bashkimin Europian, treguesi real tashmë jepet nga e dhëna tjetër për emigrantët që kanë hyrë në vendet e BE-së, e publikuar nga Eurostat.

Instituti Europian i Statistikave referoi në publikimin e fundit për emigracionin në BE, se në vitin 2023 janë regjistruar rreth 49 mijë emigrantë të hyrë nga Shqipëria. Edhe në 2022-n emigrimi nga vendi ynë kishte qenë në nivele të ngjashme, duke bërë që vetëm në dy vjet, 2022-2023 të emigrojnë gati 100 mijë persona nga vendi. (Të dhënat nuk përfshijnë Greqinë, që është një destinacion kryesor i shqiptarëve).

Kjo shifër është dhe më e lartë se në vitin 2015, kur emigrantët nga Shqipëria në BE arritën në 44 mijë, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor (shiko grafikun). Më pas tendenca ishte në rënie, por një valë e re emigracioni nisi pas pandemisë.

Këtë herë ikjet nuk po reflektohen më përmes kërkesave për azil. Po sipas Eurostat në 2022-n kishte vetëm 13 mijë kërkesa për azil dhe në 2023-n numri i tyre zbriti në 9,145, ndryshe nga 2015-a, kur aplikimet për azil arritën rekordin në 68 mijë.

Ndërsa aplikimet për azil të krijojnë idenë që tendenca e emigracionit është në tkurrje, duket se shqiptarët tashmë nuk ikin më përmes kësaj forme, por me bashkimet familjare (kryesisht Itali), apo për punë (Gjermani).

Në vitin 2023, rreth 30 mijë emigrantë u regjistruan në Itali, ose 62% e totalit. Edhe në 2022-n, ku shtet regjistroi rreth 29 mijë emigrantë. Italia ka një numër të lartë të bashkimeve familjare, si një nga destinacionet kryesore historike të shqiptarëve që ikin jashtë, por nuk mungojnë as të rinjtë. Në 2023-n, 59% e emigrantëve ishin të grupmoshës deri në 34 vjeç, ndërsa 21% të grupmoshës mbi 50 vjeç.

Gjermania është destinacioni i dytë, me rreth 15 mijë emigrantë në 2022 dhe 14 mijë në 2023.  Vitet e fundit Gjermania ka qenë e preferuar nga të rinjtë që ikin në kërkim të një pune. Më shumë se gjysma e atyre që emigruan në Gjermani në 2023-n, (55%), sipas të dhënave ishin të grupmoshës 20-34 vjeç, me dominim të 25-30 vjeç.

E treta është Kroacia, që ka parë vitet e fundit emigrimin e mbi 1 mijë personave nga Shqipëria, teksa ky shtet po tërheq punonjës në ndërtim dhe në turizëm.

Siç u theksua, Greqia nuk i raporton të dhënat, çka nënkupton se numri i të emigruarve në vendet e Bashkimit Europian është edhe më i lartë sesa raportohet.

Europa

Sipas Eurostat. në vitin 2023, 4.3 milionë persona imigruan në BE nga vendet që nuk janë anëtarë të BE-së. Kjo shifër nuk përfshin kërkuesit për azil dhe/ose refugjatët nga Ukraina që kanë marrë mbrojtje të përkohshme në disa vende (shih shënimin metodologjik).

Për më tepër, 1.5 milionë persona migruan midis vendeve të BE-së. Krahasuar me vitin 2022, numri i personave që imigruan në BE ka rënë me 17.9% (nga 5.3 milionë), ndërsa numri i personave që migruan midis vendeve të BE-së mbeti i qëndrueshëm në 1.5 milionë.

Në total, në BE u vlerësua se kishte rreth 10 imigrantë nga vendet jo-anëtare për çdo 1,000 banorë në vitin 2023.

Në raport me madhësinë e popullsisë rezidente, Malta regjistroi normën më të lartë të imigracionit nga vendet e BE-së dhe ato jo-anëtare në vitin 2023 (76 imigrantë për çdo 1,000 banorë), ndjekur nga Qipro (43) dhe Luksemburgu (40).

Nga ana tjetër, Slovakia regjistroi normën më të ulët të imigracionit, me 1 imigrant për çdo 1,000 banorë, ndjekur nga Franca (6) dhe Italia (7). /Monitor

Etiketa: emigrimKryesore1shqiptarë

Lajme të lidhura

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
Aktualitet

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

23:18 - 24/10/26
“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët
Aktualitet

“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

22:33 - 24/10/26
Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26
Para
Cilat informacione nuk duhet t’i ndani kurrë me ChatGPT?

Cilat informacione nuk duhet t’i ndani kurrë me ChatGPT?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të pamëshirshëm! Grupi i policëve rrethon dhe shtrin përtokë burrin e moshuar
Breaking Views

Të pamëshirshëm! Grupi i policëve rrethon dhe shtrin përtokë burrin e moshuar

09:48 - 25/10/26

Pamje shqetësuese të ndërhyrjes së forcave të policisë ndaj një qytetari të moshuar në Tiranë janë publikuar në rrjetet sociale....

Lexo më shumë
I riu i plagosur në sy pëson hemorragji gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, shtyhet operacioni

I riu i plagosur në sy pëson hemorragji gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, shtyhet operacioni

09:32 - 25/10/26
Dhunoi qytetarin me shkop gome, Policia: Pezulluam efektivin e ‘Shqiponjave’, hetim për dëmtimin në sy të 28-vjeçarit

Dhunoi qytetarin me shkop gome, Policia: Pezulluam efektivin e ‘Shqiponjave’, hetim për dëmtimin në sy të 28-vjeçarit

09:12 - 25/10/26
Rama provokon protestuesit, nxjerr prapë karriget para Kryeministrisë

Rama provokon protestuesit, nxjerr prapë karriget para Kryeministrisë

09:01 - 25/10/26
Sot, zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi, studentët përballë Vuçiçit, shans ‘i artë’ për Koalicionin Shqiptar

Sot, zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi, studentët përballë Vuçiçit, shans ‘i artë’ për Koalicionin Shqiptar

08:48 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com