GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shpopullimi i vendit, Gjata akuzon Ramën: Qytetarët nuk ndihen të sigurt në…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpopullimi i vendit, Gjata akuzon Ramën: Qytetarët nuk ndihen të sigurt në…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Çlirim Gjata, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor sa i takon shpopullimit të vendit. Gjata tha se shqiptarët nuk ndiheshin më të sigurt në vendin e tyre.

Ai theksoi lajmet nga mediat britanike sa i takon emigrimit masiv të të rinjve shqiptarë që më së shumti bien pre e grupeve kriminale.

“Për shumë shqiptarë, vendi i tyre nuk është i sigurt për të jetuar. Mbi këtë përfundim Ministria e Brendshme britanike ka vendosur të rrëzojë një vendim të mëparshëm, sipas të cilit emigrantët shqiptarë që zbarkonin në ishujt britanikë do të deportoheshin.

Media britanike e quan një kthesë të fortë vendimin e Home Office i cili merrej në kundërshtim me një marrëveshje të para disa muajve të ministrit të Brendshëm shqiptar Çuçi dhe asaj britanike Priti Patel.

Sipas atij pakti emigrantët ilegalë shqiptarë do të deportoheshin, fillimisht në Ruanda, dhe më pas ktheheshin në Shqipëri.

Shtypi britanik i ka bërë jehonë para disa javësh një studimi të Home Office sipas të cilit 6 në 10 emigrantë që kalonin kanalin e La Manshit me varka dhe gomone ishin shqiptarë.

Këto shifra alarmante, që janë pjesë e shpopullimit dramatik të vendit, si edhe vendimi i Home Office për t’i konsideruar si të ardhur nga një vend i pasigurt emigrantët shqiptarë, është një tjetër sinjal që bota i jep Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Partia Demokratike e ka përsëritur dhe rithekson vazhdimisht alarmin e shpopullimit, i cili nuk vjen për arsyen që thotë Rama, sipas të cilit njerëzit ikin se u pëlqen, por sepse jetesa në vendin e tyre u bëhet e pamundur.

Partia Demokratike e sheh me keqardhje teatrin absurd të Ramës dhe sejmenëve të tij, që këndojnë për një Shqipëri “që hedh valle të lumtur në gojën e ujkut dashakeq”, ndërkohë që shifrat, raportet, studimet, artikujt e shumtë dëshmojnë për një Shqipëri që braktiset, shpopullohet, lihet pas, sepse kushtet, siguria, ekonomia, nuk premtojnë për sot dhe as për nesër.

Nën qeverinë e Edi Ramës shqiptarët marrin detrat e trazuar të veriut të Europës, kamionët e pasigurt të rrugëve të Francës, kampet e azilantëve në Gjermani, sepse duan t’i largohen një Shqipërie që është rrezikshme për shumicën dhe Eldorado e shfrenuar për një grusht grabitësish.”

 

Etiketa: PolitikeRama

Lajme të lidhura

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Para
Mikesha të vjetra/ Jonida Maliqi mungoi në dasmën e Arminës, ja arsyeja

Mikesha të vjetra/ Jonida Maliqi mungoi në dasmën e Arminës, ja arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

10:04 - 30/09/26

Drejtuesi i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure (30 shtator) në Prokurorinë e Posaçme...

Lexo më shumë
Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26
Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com