GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shqetësim në Gjermani pas fitores së ekstremit të djathtë në nivel lokal

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqetësim në Gjermani pas fitores së ekstremit të djathtë në nivel lokal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

AfD për herë të parë fitoi kreun e administratës së një qarku me kandidatin e saj, Robert Sesselmann. Zyra për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues e kategorizon AfD në Tyringji si parti ekstremiste të djathtë.

Partia populiste  gjermane, AfD arrin për herë të parë të marrë një post të rëndësishëm komunal – kjo fitore ka shkaktuar shqetësim në Gjermani. Partitë qeverisëse dhe opozitare, shoqëria civile dhe Këshilli Qendror i Hebrenjve kanë reaguar me tronditje: Bodo Ramelow, kryeministri i landit të Tyringjisë, ku ndodhet edhe qarku ku fitoi Robert Sesselmann i AfD, tha se “qytetarët kanë vendosur t’i dërgojnë një sinjal të gjithë Republikës, që atyre shumë gjëra nuk ju pëlqejnë. Unioni CDU/CSU kishte pasur bindjen, se bashkimi i të gjitha partive të tjera do ta pengonte fitoren e kandidatit të AfD-së.

Kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster e përcaktoi fitoren e AfD-së qarkun Sonneberg si “thyerje të digës” dhe u shpreh shumë i shqetësuar që kaq shumë njerëz votojnë për AfD. Për rrjetin redaksional “RedaktionsNetzwerk Deutschland”, ai tha se forcat politike demokratike në vend nuk duhet ta pranojnë këtë. Bashkëkryesuesja e partisë Të Gjelbrit, Ricarda Lang, shkroi në twitter, se rezultati në Sonneberg është “tronditës”. Lang e shikon këtë rezultat si “paralajmërim për të gjitha forcat demokratike: më së voni tani është koha, ku -megjithë grindjet parimore –  të gjitha forcat demokratike duhet të bashkohen të mbrojnë demokracinë.”

Kurse dega e CDU-së në Tyringji shikon në këtë rezultat të suksesshëm të AfD-së një “protestë kundër Berlinit”. Sekretari i Përgjithshëm i CDU, Christian Herrgott u shpreh të dielën, se “në fund edhe fushata zgjedhore u hijezua nga politika e paaftë e qeverisë federale, gjë që është për të ardhur keq.” Kreu i degës së SPD për Tyringjinë, Georg Maier bëri përgjegjëse për fitoren e AfD edhe situatën e pastabilizuar politike në landin gjerman. Për shumë çështje që shqetësojnë njerëzit nuk ka pasur progres, tha ai. “Ne jemi pjesërisht në vendnumëro”, kritikoi Maier.

Dhjetë vite pas themelimit të saj, partia populiste, AfD në Tyringji arriti të dielën (25.06.) të marrë një post të rëndësishëm në nivel komunal për herë të parë. Kandidati i AfD-së, Robert Sesselmann ka fituar kundrejt kandidatit të CDU-së, Jürgen Köpper  në qarkun Sonneberg.

Në balotazh u vendos, se kush do të drejtojë në 6 vitet e ardhshme qarkun Sonneberg me 57.000 banorë një nga qarqet më të vogla në Gjermani e në kufi me Bavarinë. Kandidati i AfD-së, Robert Sesselmann fitoi 52,8% të votave dhe mori kështu shumicën absolute, sipas Zyrës Zgjedhore. Kandidati i CDU-së, Jürgen Köpper i cili mbështet nga SPD, Të Gjelbrit, FDP mori 47,2% të votave.

AfD nuk kishte asnjë post të rëndësishëm komunal deri më tani

Në raundin e parë të votimeve para dy javësh Sesselmannit i mungonin vetëm pak pikë për të arritur fitoren. Deputeti i parlamentit të landit nga AfD dhe avokati Sesselmann mori 46,7% të votave, Köpper 35,7%. Rezultati zgjedhor shkaktoi alarm në nivel federal, për shkak se AfD në sondazhet më të fundit në Gjermani ka shënuar rritje në elektorat, sidomos në landet lindore gjermane. Në landin e Tyringjisë, AfD me kreun e saj, Björn Höcke kategorizohet si ekstremiste e djathë dhe vëzhgohet nga Zyra për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues.

Përfaqësues të socialdemokratëve, Të Gjelbërve, liberalëve dhe Të Majtës si edhe Shoqata e Sindikatave Gjermane kishin bërë thirrje për mbështetjen e kandidatit të CDU-së, Köpper. Deri më tani AfD megjithë disa përpjekje nuk kishte asnjë post të rëndësishëm komunal si kreun e qarkut apo një kryebashkiak. Sipas një sondazhi të Civey, shumica e gjermanëve janë të shqetësuar nga zgjedhja e kreu të qarkut nga AfD, këtë përgjigje e dhanë 52% të pyeturve, kurse 43% thanë se nuk i shqetëson zgjedhja e një kreu qarku nga partia populiste, AfD./DW

 

 

Etiketa: ekstremi i djathteGjermani

Lajme të lidhura

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh
Aktualitet

P*rdhunoi 22-vjeçaren në një plazh të izoluar, shqiptari kapet pas 4 vitesh në arrati

18:46 - 22/08/26
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit
Aktualitet

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

17:45 - 22/08/26
Shqiptari në Angli krijon kompani pastrimi për shtëpitë e barit: Heqim gjurmët e ADN-ve, lajmë edhe tapete
Aktualitet

Shqiptari në Angli krijon kompani pastrimi për shtëpitë e barit: Heqim gjurmët e ADN-ve, lajmë edhe tapete

15:30 - 22/08/26
Para
Bëhet “i gjallë” Andi i Përputhen, bën publike lidhjen e re të dashurisë

Bëhet “i gjallë” Andi i Përputhen, bën publike lidhjen e re të dashurisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar
Sport

Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar

20:01 - 22/08/26

Drama pllakos futbollin portugez. Quevin Castro, një lojtar portugez që aktivizohet në Divizionin e Dytë të futbollit në vendin iberik...

Lexo më shumë
Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!

Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!

19:38 - 22/08/26
80 ditë protestë, qytetarët mblidhen sërish sot për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik në vend

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, edhe sot para Kryeministrisë

19:18 - 22/08/26
Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin

Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin

19:08 - 22/08/26
“Futboll, jo urrejtje”/ Trajneri serb i Elbasanit flet shqip: Duhet të bashkëjetojmë!

Barazimi 1-1 me Laçin, trajneri Gvozdenovic nuk fshihet: S’jam i kënaqur me rezultatin

19:04 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com