GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Shqipëri-Çeki, Sylvinho dërgon në tribunë katër futbollistë, ja llogaritë në prag të sfidës

18:08 - 16/11/24
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëri-Çeki, Sylvinho dërgon në tribunë katër futbollistë, ja llogaritë në prag të sfidës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 20:45  në ‘Air Albania’ kundër Çekisë, sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve. Dueli vlen për kreun e grupit, pasi miqtë prijnë me një pikë më shumë (7), ndërsa kuqezinjtë janë ndjekës me një pikë më pak.

Veç saj, Shqipëria kërkon ‘hakmarrje’ edhe për faktin se një muaj më parë në Pragë (11 tetor), në sfidën e parë mes tyre për Ligën e Kombeve, çekët fituan 2-0 dhe Kombëtarja bëri një paraqitje për t’u harruar. Stadiumi është ‘sold out’ dhe më shumë se 21 mijë zemra do rrahim kuqezi nga shkallët e impiantit dhe miliona kudo ka shqiptarë. Pak orë para sfidës tifozët e Kombëtares kanë nisur festën në Tiranë.

Formacioni

Me mungesat e Gjimshitit, Bares, Kumbullës, Manajt dhe Brojës për shkak të lëndimit dhe me pezullimin e Dakun për ndeshjen e parë me Çekinë, braziliani është i kushtëzuar me disa zgjedhje.

Duket se Balliu ka fituar pikë para Hysajt për krehun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa pjesa tjetër do jetë “tip” si në sfidën kundër Gjeorgjisë, veç Ajetit që merr vend në qendër të mbrojtjes.

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka vendosur të mos llogarisë për sot shërbimet e Simon Simonit, Jon Mersinajt, Feta Fetait dhe Mirlind Dakut. Katër futbollistët do e ndjekin ndeshjen nga tribunat e “Air Albania”. Nëse për Dakun dihej pasi ka një pezullim për shkak kartonash, tre të tjerët e kanë marrë përgjigjen sot.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu (Hysaj), Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, N. Bajrami, Tuci Trajner: Sylvinho

Kombinimet e rezultateve

Fitore dhe barazim – Nëse Shqipëria do të merrte një fitore me Çekinë dhe shkon 9 pikë, Çekia mbetet 7 dhe nëse Gjeorgjia barazon me Ukrainën, rezultat që na shkon për shtat, gjeorgjianët do të shkonin 7 pikë sa çekët dhe Ukraina vetëm 5 pikë. Në ndeshjet e fundit, Çekia pret në shtëpi Gjeorgjinë, të dyja janë nga 7 pikë dhe barazimi nuk i vlen askujt për vendin e parë. Nëse ai takim përfundon barazim, Shqipëria edhe sikur të humbasë me Ukrainën, mbetet në krye.

Nëse Çekia do të fitonte në ndeshjen e dytë, do të shkonte në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Gjeorgjia mbetet 7, dy më pak sesa ekipi ynë që çfarëdo rezultati të merrte me Ukrainën, vendi i dytë do të ishte i garantuar. Pra, nëse kuqezinjtë fitojnë me Çekinë ndeshjen e parë dhe Gjeorgji-Ukrainë përfundon barazim, Kombëtarja jonë siguron vendin e dytë automatikisht dhe lufton për kreun në ndeshjen me Ukrainën. Padyshim që ky do të ishte skenari më i favorshëm për ne.

Ndeshjet barazim – Nëse të dyja takimet e para të grupit do të përfundonin barazim, atëherë llogaritë do të ishin sërish të hapura. Çekia 8 pikë, Gjeorgjia 7, Shqipëria 7 dhe Ukraina 5. Në dy ndeshjet e fundit më pas, Çeki-Gjeorgji dhe Shqipëri-Ukrainë, kuqezinjtë duhet të shmangin humbjen pasi do të zbrisnin në vendin e fundit, sido që të dalë ndeshja tjetër. Nëse ekipi i Sylvinhos barazon, për vendin e dytë duhet që Çekia të fitojë me Gjeorgjinë në shtëpi dhe Shqipëria kalon një pikë mbi ta. Nëse kuqezinjtë fitojnë me Ukrainën, sido që të jetë rezultati i takimit tjetër, minimalisht vendi i dytë është i siguruar.

Sylvinho dërgon në tribunë katër futbollistë

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka vendosur të mos llogarisë për sot shërbimet e Simon Simonit, Jon Mersinajt, Feta Fetait dhe Mirlind Dakut. Katër futbollistët do e ndjekin ndeshjen nga tribunat e “Air Albania”. Nëse për Dakun dihej pasi ka një pezullim për shkak kartonash, tre të tjerët e kanë marrë përgjigjen sot.

Arbitri 36-vjeçar nga Zvicra

Bëhet fjalë për Sandro Scharer. Ai ka arbitruar finalen e Superkupës mes Real Madridit dhe Atalantës. Zvicerani ka gjykuar ndeshje të Çekisë me Moldavinë (3-0) të vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe një miqësore në 5 qershor 2017, të zhvilluar me Belgjikë, ku Çekia mposhtej me shifrat 2-1.

Ndërkohë, në një ndeshje të Shqipërisë ai do të vendosë drejtësi për herë të parë. Në Tiranë ai do ndihmohet nga bashkëkombasit Stephane De Almeida, Jones Erni dhe Johannes von Mandach.

Bastet

Kompanitë e basteve shohin më favoritë miqtë nga Çekia duke e kuotuar fitoren e tyre me një koeficient 2.25. Në anën tjetër fitorja e Shqipërisë ka një koeficient 3.20. Me të njëjtën kuotë si fitorja e kuqezinjve është edhe barazimi.

Renditja:

gijotina.com/

Etiketa: kombetarjashqiperi-ceki

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Sport

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Para
Kualifikueset e Euro U-19/ Shqipëria luan ndeshjen e dytë ndaj Danimarkës

Kualifikueset e Euro U-19/ Shqipëria luan ndeshjen e dytë ndaj Danimarkës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së...

Lexo më shumë
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com