GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, policia bllokon disa rrugë në Tiranë! Ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

në Aktualitet, Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndeshja Shqipëri-Jordani/ Policia me planmasash, kufizohet qarkullimi në disa akse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen Shqipëri-Finlandë, që do të luhet sot në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Për shkak të fluksit të tifozëve dhe masave të sigurisë, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në disa rrugë pranë stadiumit.

Bëhet fjalë për bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Lekë Dukagjini” dhe “Abdyl Frashëri”. Gjithashtu, te sheshi “Wilson”, pak para përfundimit të ndeshjes, lëvizja e automjeteve do të devijohet drejt rrugës “Sami Frashëri”.

Ndërkohë, Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të hapura për qarkullimin. Policia u bën thirrje tifozëve që të paraqiten pranë hyrjeve të stadiumit duke filluar nga ora 18:30, pasi do të ketë kontrolle të imtësishme për parandalimin e futjes së sendeve të rrezikshme në stadium. Për garantimin e sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes janë angazhuar qindra punonjës policie.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit/Plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri–Finlandë, që do të zhvillohet sot, datë 12.11.2026, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Drejtues të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ata të sigurisë kanë zhvilluar disa takime për të bashkërenduar veprimet për garantimin e mbarëvajtjes së këtij aktiviteti dhe të sigurisë së lojtarëve dhe tifozëve.

Strukturat e Policisë së Shtetit, duke u mbështetur në përvojën pozitive në planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve ndërkombëtare, kanë hartuar planin e masave, i cili parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha shërbimet e Policisë, në koordinim me institucionet e tjera.

Për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 12.11.2026, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, do të aplikojë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Rrugët që do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food-i “Laguna”, pranë urës së ish-Hotel Dajtit;
-Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;
-Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
-Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
-Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje;
-Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës (korridor hyrjeje për në parkimin e caktuar, vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja);
-Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;
-Te sheshi “Willson”, pak para përfundimit të ndeshjes, lëvizja do të devijohet në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”.

Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për lëvizjen e mjeteve.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të banderolave me përmbajtje raciste, fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve dhe produkteve për përdorim kozmetik, si dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjet e stadiumit, duke filluar nga ora 18:30, pasi, për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’u ofrojnë ndihmë dhe informacion tifozëve, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

Etiketa: Bllokimndeshjerruge

Lajme të lidhura

Shqipëria me ndryshime ndaj Finlandës, Maran përgatit surprizën në formacionin titullar
Sport

Shqipëria me ndryshime ndaj Finlandës, Maran përgatit surprizën në formacionin titullar

09:47 - 12/11/26
Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH

09:13 - 12/11/26
“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media
Aktualitet

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

09:08 - 12/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshja Shqipëri-Jordani/ Policia me planmasash, kufizohet qarkullimi në disa akse
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, policia bllokon disa rrugë në Tiranë! Ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

09:55 - 12/11/26

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen Shqipëri-Finlandë, që do të luhet sot në orën 20:45 në...

Lexo më shumë
Shqipëria me ndryshime ndaj Finlandës, Maran përgatit surprizën në formacionin titullar

Shqipëria me ndryshime ndaj Finlandës, Maran përgatit surprizën në formacionin titullar

09:47 - 12/11/26
Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH

09:13 - 12/11/26
“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

09:08 - 12/11/26
Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com