GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Shqipëri hesapi

16:53 - 04/03/24
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Ringjallja e dënimit për agjitacion e propagandë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ilir Levonja

NATO shpenzoi në Kuçovë rreth 55 milion euro dhe sot Shqipëria ka një bazë ajrore të rangut perëndimor. Pra 55 milion euro ku padyshim është një investim cilësor dhe pa firo xhepash e rryshfetesh.

Kush di pak nga logjika ushtarake e kohës, mjetet, pultet e komunikimit, apo logjistika, pistat, kapanonet, etj., e kupton fare mirë se sa efikase se sa i mirëshpenzuar ka qënë investimi. 100 milion euro shpenzoi qeveria shqiptare, jo për bazë ushtarake, por për një program civil me detyrim, të ashtuqujtur Check Up etj.

Dhe sot nuk ekziston asgjë. Ka vetëm një lajm, që një ish ministër, shkon e paraqitet çdo të premte në SPAK me preteksin se po ndihmon drejtësinë.

Tani mendojeni dhe gjykojeni vet se përse Shqipëria nuk bëhet kurrë. Mendoni se çfarë bën bota me 55 milion euro në Shqipëri dhe çfarë gjëme bën një qeveritar shqiptar.

Tani mendojeni dhe gjykojeni po vet se Shqipëria mund të kishte sot edhe dy baza të tjera nëse këto 100 milion eurot e Chek Up-it do ishin mirëshpenzuar, ose do ishin investuar si duhet. Megjithatë Shqipëria sot nuk ka asnjë bazë ushtarake, kjo që u rilind është e NATO-s, megjithëse ka qënë vend i bazave të mëdha.

Madje ish bota e saj ushtarake, repartet, tunelet a fortifikimet, janë dhënë me konçesione private brenda ca programeve 1euro metri katror, a investime strategjike, dmth, janë shitur. Gjykojeni vet se çfarë vjedhjesh makabre. Kishte mbi 100 e ca avionë dhe sot mezi blejnë 3 dronë të tipit turk Bajraktar nga 4 milion dollarë copa.

Dhe më fatkeqja, nuk ka më ushtri fare. Nuk ka më as fabrika të prodhimit të armëve, se po ti kishte do kish bërë para me thes, siç po bën Bullgaria.

Nuk ka më asnjë trase treni, megjithëse kishte rreth 80% të territorit me trase trenash.

Sot pret me sytë nga Europa për fonde, gjoja për të rilidhur Durrësin me Tiranën dhe më gjerë.

Ka 130 milion euro gjobë dëm qeveritar nga një preteks makut i një kryeministri karshi një investitori italian me emrin Agon Chanel apo Becchetti. Mendojeni vet se po këto para mund ta kishin riaftësuar rrjetin hekurudhor shqiptar, jo vetëm Tiranë Durrës por deri aty ku ishte, thuajse të gatshëm për t’u lidhur me rajonin.

Dhe asnjë nga këta nuk është sot as i arrestuar, as në burg, por në liri të plot, madje qeverisin. Kanë rrjete telivizive personale, podcaste, platforma të tjera ku të hanë gjallë, pavarsisht vrasjes publike që i ka bërë vendit dhe që po ia bëjnë ditë për ditë. Shkurt, Shqipëri hesapi dhe shqiptarë që i gëzohen groposjes nga hajdutët.

Etiketa: levonjaNATOShqiperi

Lajme të lidhura

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Para
Shtyhet seanca për Belerin, tension mes prokurores dhe mbrojtjes

Beleri i drejtohet ambasadave: Nuk besoj se investuat për një drejtësi politike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj
Aktualitet

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26

Deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Elda Hoti, kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme të martën në mëngjes. Ata...

Lexo më shumë
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com