GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëri, ndotja e lumenjve dhe monitorimi i situatës

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëri, ndotja e lumenjve dhe monitorimi i situatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndryshimet klimatike të viteve të fundit, shoqëruar me luhatjen e temperaturave, reshjeve gjatë periudhave të përmbytjeve, thatësirave apo erozionit, si dhe ndërhyrjet njerëzore në mjedis, sipas përfaqësuesit të REC Albania, Mihallaq Qirjo, po japin ndikimin e tyre edhe në situatën e lumenjve të Shqipërisë si dhe të rajonit të Ballkanit.

“Këto vitet e fundit kanë treguar për një shfrytëzim të paqëndrueshëm të lumenjve dhe i ka bërë ato më të prekshëm dhe më të cënuar për vlerat e tyre”.

Vlerësimet më të fundit mbi gjendjen e lumenjve, sipas raportit të gjendjes së mjedisit, tregojnë se cilësia e ujërave në rrjedhat e sipërme të lumenjve është shumë e mirë, por ajo fillon e cënohet në rrjedhat e poshtme për shkak të ndotjeve që shkaktohen nga hedhja e mbeturinave, derdhja e ujërave të zeza si dhe shfrytëzimi i ujërave nga ndërtimi i heceve apo marrja e inerteve nga shtretërit e lumenjve, thotë Mihallaq Qirjo.

“Situata është shqetësuese, do të thoja unë, sepse nuk duhet t’i referohemi vetëm ndotjeve nga mbetjet plastike, që e shikojmë më shumë në media dhe sy, por edhe cilësisë kimike të ujërave apo sasisë disponibël të ujërave. Gjithashtu, duhet të shikojmë me shqetësim edhe sjelljen e lumenjve në momente ekstreme të thatësirave apo përmbytjeve që na çon drejt dëmeve ekonomike dhe sociale për komunitetet që jetojnë pranë tij”.

Për biologen Aurora Piroviq, rasti i Lumit Buna, ku shkarkohen ujërat e lumenjve Drin, Kir dhe ato të Liqenit të Shkodrës, është tregues i situatës problematike të lumenjve dhe dëmit që atyre po u shkaktohet nga ndërhyrjet njerëzore në mjedis.

“Gjithë ujërat e zeza mblidhen dhe derdhen drejtpërdrejtë në Lumin Buna gjë që shkel legjislacionin shqiptar për zonat e mbrojtura, meqenëse Lumi Buna është pjesë e zonave të mbrojtura dhe, në bazë të konventave ndërkombëtare, është edhe zonë Ramsar” .

Në Lumin Buna, thotë biologia Piroviq, shkarkohen gjithë mbeturinat e pellgut më të madh ujëmbledhës të rajonit, çka e ka bërë atë një nga lumenjtë më të ndotur dhe me ndikim në ekosistemin e zonës ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Mbështetur nga Shërbimi Pyjor Amerikan, në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut ka nisur të zbatohet programi për monitorimin e situatës së lumenjve, dhe cilësisë së ujërave të tyre, duke synuar parandalimin e dëmtimit dhe ndotjes së mëtejshme të tyre./VOA

Etiketa: lumndotja

Lajme të lidhura

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti
Breaking Views

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë
Breaking Views

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Para
Festa e yllit hollywoodian/ Kush janë dy divat që e shoqërojnë?

Festa e yllit hollywoodian/ Kush janë dy divat që e shoqërojnë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com