GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shqipëri-Poloni, të gjitha biletat e shitura

08:42 - 10/09/23
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqipëri-Poloni, të gjitha biletat e shitura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria do të synojë të marrë 3 pikë në përballjen me Poloninë, në ndeshjen që do të luhet mbrëmjen e sotme në “Air Albania”.

Sipas të dhënave zyrtare nga FSHF, të gjitha biletat në stadium janë të shitura, ndërkohë që pritet një mbështetje maksimale nga tifozeria.

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen ndaj Polonisë, ku seanca e fundit stërvitore është zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Skuadra është stërvitur për rreth një orë, teksa të gjithë lojtarët kanë marrë pjesë në këtë seancë. Gjendja e grupit është në formë optimale, ndërsa stërvitja nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike.

Stafi teknik e ka fokusuar punën më shumë në ushtrimet me topin dhe situata të ndryshme loje. Atmosfera është shumë e mirë në ekip dhe nuk ka asnjë problem fizik me të gjithë grupin që është në dispozicion.

Trajneri Silvinjo u shpreh se pret nga skuadra që ai drejton të ketë sjelljen e duhur në fushë, të japë shpirtin dhe zemrën dhe së bashku me mbështetjen e tifozëve shqiptarë të arrijnë të marrin tre pikët. Trajneri i Kombëtares shqiptare vlerësoi skuadrën polake dhe tha se Shqipëria del në fushë nesër me lojtarë teknikisht të fortë. Silvinjo vlerësoi sulmuesin shqiptar Ernest Muçi dhe sulmuesin e polakëve, Robert Levandovskin.

Ndeshja ndaj Polonisë nesër – Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka, por sigurisht mendoj që ndeshja e nesërme nuk do të ketë diçka ndryshe për ne sepse ne i përgatisim të gjitha ndeshjet njësoj. Që në daljen time të parë kam thënë që dua të shoh një skuadër që të japë zemrën dhe ekipin në fushë. Më pas nisi puna menjëherë, organizimi i ekipit, kemi ndjekur lojtarët kudo që kanë qenë, i kemi monitoruar dhe tani vazhdojmë punojmë për të ecur përpara me objektivat tonë. Edhe nesër me Poloninë, mendoj se është e njëjta situatë. Pres që skuadra të ketë sjelljen e duhur në fushë, duke vendosur zemrën dhe shpirtin. Do të kemi një stadium plot më 20 mijë tifozë. Me mbështetjen e popullit shqiptar mund të bëjmë diçka të madhe.

Ne do të hyjmë në fushë për të bërë një ndeshje shumë të mirë. Lojtarët përgatiten gjithmonë për fitore, por përballë kemi një kundërshtar që ka gjithashtu objektivat e veta. E rëndësishme është që mos të humbim. Në krahasim me Çekinë, Polonia është ndryshe. Duhet të përgatitemi mirë, por edhe për ne ka limite. Ne duhet të hyjmë në fushë me zemër e shpirt por edhe përgatitesh për ndeshjen. Ata kanë një skuadër të fortë teknikisht me lojtarë të nivelit të lartë, kanë trajner me eksperiencë. Por unë jam i kënaqur me skuadrën në gjysmë të rrugës. Kemi 4 ndeshje. Por edhe Shqipëria del në fushë me lojtarë teknikisht të fortë. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë tërheqëse dhe e bukur për t’u parë, në 90 minuta mund të ndodhë gjtihçka. Por edhe ne do të hyjmë për të bërë mirë.

E kam thënë që para se të nisnim ndeshjet që është grup i vështirë, për shkak të shumë situatave. Ne jemi këtu, 50% e kemi bërë por është ende për të bërë, është e vështirë, presim fundin. Nuk është e lehtë, çdo ndeshje është e vështirë, askush nuk të fal asgjë.

Ernest Muçi – Muçin e kemi parë, është i mirë, jemi shumë të kënaqur me të. Ai vendosi ndeshjen ndaj Ishujve Faroe me golin e tij. Ka ardhur me ne edhe më parë. Është një lojtar me ritëm të mirë, shënon, është shumë i mirë. Sot, padyshim kemi Bajramin në formë, një lojtar që po bën shumë mirë, ata konkurrojnë në ndeshje për të luajtur, por pastaj nuk i dihet. Në ndeshje del njëri e ke mundësi. Unë u kam thënë të gjithëve që të 24 janë të rëndësishëm për ne, dikush hyn në lojë për 15 minuta dhe mund të bëjë një gol që të bën të ëndërrosh. Ua kam thënë që në fillim dhe e kanë kuptuar të gjithë. Për mua është e rëndësishme që Muçi e shumë të tjerë e kuptojnë që nuk luajnë ndeshjen por për 10 minuta hyjnë në fushë dhe të ndryshojnë jetën.

Do e presim apo do e sulmojmë Poloninë? – Mendoj se në një ndeshje mund të shohësh gjithçka, të dy fazat e lojës. Të bësh presing 90 minuta është e pamundur, pastaj është edhe distanca e shkurtër mes ndeshjeve. Do të jetë një ndeshje ku do shihet gjithçka, taktika, loja fizike. Por pjesa që ka rëndësi, është teknika e lojtarëve, e jona dhe e tyre. Ata në fund bëjnë diferencën. Por do të jetë ndeshje intensive, duhet të hysh me zemër, shpirt, me mbështetjen e stadiumi. Do ketë momente për presing por edhe për të pritur, mendoj që nga të dy palët do të jetë kështu.

Levandovski – Levandovski është i një niveli të rëndësishëm, por Polonia ka edhe të tjerë. Ne i respektojmë të gjithë, mendoj se niveli i përqendrimit duhet të jetë shumë lart. Por në një ndeshje të tillë nuk është vetëm Levandovski, janë shumë të tjerë. E rëndësishme është që edhe ata do të shqetësohen për lojtarët e fortë që kemi ne. Por padyshim që respektohet historia e lojtarëve shumë të fortë që kanë ata.

Pika e dobët dhe e fortë e Polonisë? Historia thotë që kombëtarja polake ka të kaluar të bukur me shumë gjëra, por për pikën e dobët nuk mund ta them. Të gjithë e kanë një, edhe ne, por nuk mund të them atë që mendojmë ne, Por dihet që është një skuadër me lojtarë shumë të mëdhenj, ekip i fortë me një trajner me shumë eksperiencë. Pika e fortë e saj është historia.

Etiketa: kombetarjaPolonisfida

Lajme të lidhura

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin
Breaking Views

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit
Breaking Views

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis
Sport

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Para
“Euro 2024”/ Ja kush do përballet në nëntë sfidat e sotme europiane

“Euro 2024”/ Ja kush do përballet në nëntë sfidat e sotme europiane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com