GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Të gjithë ndjehemi krenarë nga protesta më e bukur që do të shpëtojë Shqipërinë nga qelbësirat!

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti

 

Ja një përgjigje për ata që më pyesin pse i përkrah protestat rinore në Tiranë dhe që e kanë zbuluar se jam “spiun” i shpirtprishur:

I përkrah sepse jam i paguar nga Putini, nga ajatollahët e Iranit, nga Vëllazëria Myslimane dhe pak edhe nga greku.

Madje u mundova të marr ndonjë lek edhe nga Beogradi, por Vuçiqi më tha se ata e kanë qeverinë e vet në Tiranë, që e drejton vëllai i tij – Piktopri, andaj nuk kanë nevojë për shërbimet e mia.

Pra, ky jam unë, ai armiku nga Maqedonia, që shkon në Tiranë vetëm për të hedhur gurë mbi policët që e mbrojnë popullin, pra vetëm sa për ta acaruar atë polic dhe sa për ta nxitur që t’i marrë zvarrë protestuesit që “sulmojnë” Kuvendin e krimit dhe “Koalicionin e Qelbësirave”.

Dhe pyetje të pakëndshme nuk më shtrojnë vetëm shqiptarët që e mbrojnë shqiptarinë nga unë, por edhe bashkëqytetarët e mi maqedonas.

Madje, ata më bëjnë të skuqem kur më thonë: “Nëse ne, maqedonasit e Maqedonisë Veriore, jemi ata që ju pengojmë të faktorizoheni politikisht, atëherë kush ju pengon që Kuvendin e mëmëdheut tuaj të mos e pastroni nga rrugaçëria e llojit të Taulantëve e Zegjineve dhe kush ju detyron që Shqipërinë ta lini në duart e Ramadurës?”

Dhe, i ngulfatur nga një turp i heshtur, por edhe i vendosur që me çdo kusht ta mbroj krenarinë shqiptare, u them: Popujt e vjetër, me traditë e kulturë të lashtë, herë pas here tregohen të pakujdesshëm ndaj fatit të vet, madje atë e lënë edhe qëllimisht në duart e kriminelëve dhe hajdutëve, që pastaj të shohin nëse pasardhësit e tyre do të dinë t’ia rikthejnë vendin pronarit të tij të vërtetë – popullit.

Pastaj vazhdoj të shpjegoj se, gjatë tridhjetë viteve të shkuara, ne, prindërit e kësaj rinie që proteston, jo se gabuam, por qëllimisht e lamë Shqipërinë në duart e “Aleancës së Qelbësirave”, që sot t’i sprovojmë pasardhësit tanë nëse ata e kanë mjaftueshëm të fortë boshtin kurrizor etnik sa për t’ua marrë vendin nga duart narkodilerëve.

Kështu pra, unë herë ndihem i zënë ngushtë, sepse nuk kam si ta fsheh se jam “spiun i huaj”, e herë ndihem i turpëruar, sepse nuk di si t’u përgjigjem atyre që më pyesin pse mëmëdheu im është bërë vend ku më të shpeshta janë vrasjet sesa dasmat dhe ku më lehtë gjen një vrasës me pagesë sesa një automekanik.

Por, megjithatë, ndihem krenar kur i shoh të rinjtë që protestojnë në Tiranë, sepse ata e shpërfaqin zërin dhe fytyrën më të bukur të krenarisë, të ndershmërisë, të dinjitetit dhe të guximit shqiptar.

Dhe, duke parë këtë rini që sot proteston nëpër qytetet e Shqipërisë, shpesh e pyes veten: Si është e mundur të jesh shqiptar e të mos krenohesh me këto protesta, të cilat janë ngjarja më e bukur që i ka ndodhur shqiptarisë dhe investimi më i madh strategjik që është bërë në Shqipërinë e periudhës paskomuniste?

Etiketa: protestaShqiperi

Lajme të lidhura

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor
OP-ED

Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor

09:30 - 14/10/26
Para
SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, Donald Trump: Komunizmi mbetet rreziku më i madh për lirinë

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, Donald Trump: Komunizmi mbetet rreziku më i madh për lirinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama në panik, nxjerr fadromat dhe “zhvesh” Bulevardin nga gurët
Aktualitet

Rama në panik, nxjerr fadromat dhe “zhvesh” Bulevardin nga gurët

10:23 - 18/10/26

Në adresimin e  sotëm në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shtim të dhunës ndaj protestuesve, ato që ai...

Lexo më shumë
“Rinia nuk është armiku i shtetit, por e ardhmja e tij”/ Emina Çunmulaj në mbështetje të protestës: Zëri i tyre s’mund të heshtet me dhunë

“Rinia nuk është armiku i shtetit, por e ardhmja e tij”/ Emina Çunmulaj në mbështetje të protestës: Zëri i tyre s’mund të heshtet me dhunë

10:16 - 18/10/26
Rama reagon për protestën: Kjo është marrëzi

Rama reagon për protestën: Kjo është marrëzi

09:43 - 18/10/26
I biri u bë simbol i protestës, gazetarja: Fëmijët i presim në shtëpi, jo ti kërkojmë në spitale

I biri u bë simbol i protestës, gazetarja: Fëmijët i presim në shtëpi, jo ti kërkojmë në spitale

09:21 - 18/10/26
“Protesta, sfida më e madhe për Ramën”, Reuters: Policia shqiptare qëllon me plumba gome studentët

“Protesta, sfida më e madhe për Ramën”, Reuters: Policia shqiptare qëllon me plumba gome studentët

09:04 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com