GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Shqipëria bëhët 3Q, Qeveria, Qepa dhe Qytetari

17:18 - 30/03/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga darka 10 mijë dollarëshe, drejt pilafit të burgut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku – Një kilogramë qepë, këto ditë ka kaluar naftën e benzinën, duke kapur çmimin e rreth 2 dollarëve. Të thatat, se të njomat janë dyfish në çmim për kilogramë. Minierë, mineralesh të çmuara, në një ekonomi të shpartalluar me regji pushteti.

Nëse do të ishte prodhim vendi, e përfitues sado disi të kripura janë çmimet do të ishin bujqit tanë, blerësit do e bënin me sforco kabull e do e blinin. Se fundja produkt guzhine është xhanëm. Apo nuk jemi kthyer në një mëngjesore të madh gjithë vendi, ku kërcasin byrektoret me qepë e gjize, si dorë e parë konsumi. Hall portofoli tjetër edhe ky.

Ndërsa fermerët tanë po i hedhin prodhimet kanaleve, sepse nuk po i shesin dot, as në tregun vendas, lërë pastaj eksporte në vende të huaja, as mbështetje kanë nga hyqymeti, as kostot nuk po i nxjerrin. Por tregu fluturon me produkte adresa e të cilëve zor të shihet nën lëkurë.

Pyes një shitës nga vijnë këto të uruara qepë, me kaq hijeshi në etiketa çmimesh. Eh nga dyqanet e mëdha të qeverisë, shoqni e zgjeruar më përgjigjet. Më duket se nga Egjipti më tha. Nuk janë vendi, çdo gjë nga jashtë e a marrim.

Greke, italiane, kineze, serbe, maqedonase, vendet arabe. Mall vendi, shqiptar, bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjesh në tregje shumice e pakice. Ia kë[pusin kot medemek bio. Mall vendi. Varja. Në porte mbijnë të gjitha. Kjo dramë falimenti ndodh në një vend ku klima, toka, kushtet, mundësojnë më tepër se një prodhim në vit. Madje në fushën e Myzeqesë tre deri në katër të tilla.

Vrafërimi masiv, pushtimi ekonomisë nga një dorë njerëz, ka prodhuar vetë,m konsumatorë vendi e jo mall bujqësor e industrial vendi. Shumë prej zengjinëve të rinj, prodhuar nga korrupsioni vrasës i pushtetit, bëjnë pazar për harxhe javore e mujore jashtë vendit.

Kjo elitë karagjozë me mendje në stomak e stomakun në kokë aq di, e aq bën. Por ne kemi halle më të mëdha se qepa. Sepse ne bëjmë politike gjithë ditën, shahemi me libër shpie për udhëheqësit e partive, turremi të shohim se mos largqoftë na ka ikur batuta e fundit e big brother, hedhim sytë përpjetë kullave shumëkatëshe, e bëjmë llogaritë e tyre të fortëve, se sa mafioze të zot janë.

Aty fluturon pastaj nga 3 mijë deri në dyshifrorë mijë euro, çmimi për metër katror të banesës e njësive tregtare, dyqaneve, parkingjeve. Këto kulla, janë qepët e pushtetit, prodhohen në vend nga para jo tërësisht vendi. Natyrisht edhe këta nuk preken. Sigurisht edhe këtu ka të thata e të njoma. Plotësisht jo sekret edhe këto janë thuajse krejt të huaja.

Nga ti duash, Italia USA, Arabia (porti), offshore. Ngado. Bujqësia është në kujtesën e këtyre zyrtarëve thjesht për të mbajtur në mendje emërtesën vjen nga fshati, duke shfarosur ndihmën për të mbështetur ata që ende mendojnë se me punë edhe bëhet diçka. Qepa është dekonspirimi se çfarë prodhohet nga zyrat tona publike. Në këto zyra teorikisht shtetërore, kryesojnë e gjallojnë pa pushim ryshfeti, babëzia, marrëzia, hajnia, plaçkitja, plehërishtja, kuplaraja, krimi, bandat, mafia, para-pastrimi, ligj-shkelja, paaftësia, kontrabanda, mosndëshkimi, e mjaft mëkate dhe poshtërsi të shumta.Strategjia e boshtaisjes së shqipërisë nga shqiptarët, po zhbën kombin.

Më shumë se gjysma kanë ikur, janë larguar, janë detyruar të zhduken duke pamundësuar jetesën gjithnjë e më tepër, e stërrosur çdo gjë dikur afërsisht normale në këtë vend. Pasi krijoi marketin e tij Edi rama caktoi shitësit qeveritarë, të cilët vënë çmimet për produktet e shportës dhe më tej, duke qenë ai oligarku me mbi 2 milionë konsumatorë.

Të cilët ankohen për qepët e groshët në facebook, por nuk hedhin ujin trupor pëprjetë në rebelim e revoltë, tia bëjnë sallatë qepët para zyrës së qeverisë, cilitdo ministër e kryeministër. Kemi ngecur në hullinë e qeverisë qepës, qytetarit, një shesh 3Q, ku e ndërron sipas rastit, atë qepën.Nesër do ankohemi për lakrat, preshin, kungujt, bamjet, patatet, hithrat, groshët.

Për bananet jo. Ata jo. Se ata janë gjithmonë të shoqëruara me qepë qeveritare, qepë pasanikësh, ndryshe i thonë, me kokainë.

E keni parë atë kompaninë BanaKing, sjell rregullisht të dyja dhe se trazojnë farë, A-SPAK… Kështu do shkojë nëse nuk ndajmë mendjen të stabilizojmë destabilitetin, pa qeni qepën të hajë…

Etiketa: Basir CollakuShqiperia

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Para
“Ishte e turpshme”/ Nardiello tregon sekretet e dhomës së zhveshjes të Man. United

“Ishte e turpshme”/ Nardiello tregon sekretet e dhomës së zhveshjes të Man. United

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli
Breaking Views

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli

15:53 - 24/02/26

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Nertina...

Lexo më shumë
Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë

15:25 - 24/02/26
SPAK kërkon 13 vite burg për kunatin e Taçit, 12 për ish truprojën

Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi

15:08 - 24/02/26
Banorët e Rrjollit përplasen me policët e veshur me skafandra dhe antiplumb: Është toka jonë dhe këtu do të vdesim

Banorët e Rrjollit përplasen me policët e veshur me skafandra dhe antiplumb: Është toka jonë dhe këtu do të vdesim

14:44 - 24/02/26
Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan!

Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan!

14:10 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com