GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Shqipëria ndodhet nën diktaturë’/ Gazeta franceze: Përçmimi i Ramës dhe dhuna policore ndezin revoltën e të rinjve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
‘Shqipëria ndodhet nën diktaturë’/ Gazeta franceze: Përçmimi i Ramës dhe dhuna policore ndezin revoltën e të rinjve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas muajsh mobilizimi paqësor qytetar, protesta kaloi javën e kaluar, në Tiranë, në përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policëve. Studentët denoncojnë përçmimin e kryeministrit, Edi Rama, dhe tani kërkojnë largimin e tij.

Nga Louis Seiller, LIBERATION

“Mos na shkatërroni: ne jemi në protestë”.

Në Rrugën e Durrësit, arteria kryesore që të çon drejt sheshit qendror të Tiranës, pothuajse të gjithë tregtarët i kanë ulur qepenat e tyre prej hekuri, duke ngjitur mbi ta afishe të improvizuara për t’u lutur protestuesve që t’i kursejnë dyqanet e tyre.

Në lagje, të gjithë semaforët janë shkatërruar dhe trotuaret janë zhveshur pjesërisht nga pllakat e gurit. Ditët e fundit, shumë prej tyre kanë fluturuar në drejtim të Ministrisë së Arsimit, që ndodhet fare pranë. Xhama të thyer, kabinë roje e djegur, mure të njollosura me bojë të kuqe: ndërtesa është riemërtuar “Ministria e Arsimit dhe e Emigracionit” nga një mbishkrim grafiti.

Prej tetë ditësh, një turmë të rinjsh mblidhet çdo mëngjes para kangjellave të saj. Tensioni rritet shpejt me mbërritjen e forcave të rendit kundër trazirave dhe të autobotëve me ujë. Maskat dhe syzet mbrojtëse janë bërë aksesorët e Gjeneratës Z shqiptare që zbret në rrugë.

Pas gati pesë muajsh protestash të përditshme, krejtësisht paqësore, të nxitura nga një projekt kompleksi turistik i lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump, hyrja masive në skenë e studentëve javën e kaluar shënoi një pikë kthese. Ata denoncojnë kushtet e mjerueshme të mësimdhënies dhe mungesën e perspektivave, por mbi të gjitha përçmimin e kryeministrit, Edi Rama, në pushtet që nga viti 2013, dorëheqjen e të cilit kërkojnë.

“Edi Rama e ka shndërruar këtë vend në një diktaturë”

Gjatë ditës, dhe akoma më shumë në mbrëmje, grumbullimet degjenerojnë rregullisht në përleshje. Forcat e rendit u përgjigjen hedhjeve të gurëve me përdorim masiv të gazit lotsjellës dhe të autobotëve me ujë.

“Edi Rama e ka shndërruar këtë vend në një diktaturë, gjykon Ana, 28 vjeçe, një e diplomuar në arkitekturë, e cila po rivendos maskën e saj të zhytjes, pasi sapo kishte vrapuar për t’i shpëtuar një sulmi të policisë.

“Sot jetojmë në një oligarki, ku njerëzit që janë pranë kryeministrit janë bërë miliarderë, ndërsa populli nuk arrin ta çojë muajin deri në fund. Është kaq e vështirë të bësh një jetë normale në këtë vend, saqë zgjidhja e vetme kur je i ri është të largohesh dhe ta braktisësh vendin tonë…”

E reja tregon me gisht rrokaqiejt që po ngrihen në qendër të Tiranës. Për një pjesë të rinisë shqiptare, këto kantiere mishërojnë devijimet e një sistemi politik dypartiak, i akuzuar se është i gërryer nga interesat mafioze. Prokuroria e posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK-u, po heton disa figura të Partisë Socialiste në pushtet, të dyshuara për lidhje me kriminalitetin e organizuar.

Ndërsa shumë ndërtesa zyrtare janë vënë në shënjestër prej një jave, Edi Rama është përpjekur të luajë kartën e hapjes. Të martën, më 20 tetor, në mëngjes, ai doli për herë të parë para zyrave të tij, në të njëjtin bulevard që tani po merr pamjen e një fushe beteje.

Por videoja që publikoi, në të cilën shihet duke vendosur vetë karrige për t’i ftuar studentët në dialog, përjetohet si provokim nga protestuesit.

“Kanë kaluar trembëdhjetë vjet që ai nuk na dëgjon dhe ne sapo kemi protestuar në mënyrë paqësore për njëqind e dyzet ditë, shprehet me keqardhje Albin, 27 vjeç, pranë një kioske të kthyer në hi.

“Dialogu duhej të kishte ndodhur shumë më herët. Tani, është më mirë që ai të largohet dhe të vazhdojë monologët e tij i vetëm në shtëpi… Ai e ka shkatërruar gjithçka në këtë vend, asgjë nuk funksionon. Jo vetëm për studentët: për të gjithë, është katastrofë”.

“E revoltuar nga ky terror policor”

Thirrja për dialog e kryeministrit socialist pritet edhe më keq nga të rinjtë, pasi ai i cilëson rregullisht disa studentë si “ekstremistë”, të manipuluar nga “duar të huaja”. Ndërsa gjithnjë e më shumë video të dhunës policore janë bërë virale, ai gjithashtu u ka dhënë mbështetje të palëkundur forcave të rendit të angazhuara në këto protesta.

Ai u ka premtuar atyre një shpërblim prej 2 500 eurosh, si dhe rritje të pagave duke filluar nga janari. Sipas shifrave të bëra publike nga Ministria e Brendshme, rreth 200 policë thuhet se janë plagosur në përleshje dhe qindra persona janë ndaluar.

Por imazhet e të rinjve që goditen me shkopinj gome ose rrihen brutalisht shkaktojnë zemërim të madh në Shqipëri.

“Jam e revoltuar nga ky terror policor,” shprehet me indinjatë Eni, një nënë 45-vjeçare, e ardhur për të shprehur mbështetjen e saj për studentët. “Fëmijët tanë kanë frikë të dalin në rrugë, sepse konsiderohen terroristë! Ministria e Shëndetësisë nuk jep informacion për numrin e vërtetë të të rinjve të shtruar në spital. Dhe me këta policë civilë që ndalojnë fëmijët në rrugë, nuk e dimë më nëse mund t’u besojmë institucioneve tona.”

Ndërsa protesta po përfshin edhe qytete të tjera të vendit, qindra mësues kanë shprehur mbështetjen e tyre për studentët viktima të dhunës policore dhe kanë bërë thirrje për bojkotimin e mësimit. Por Edi Rama mbetet i palëkundur: pavarësisht presionit të protestuesve në rrugë, ai vazhdon ta përjashtojë mundësinë e dorëheqjes.

Etiketa: diktatureShqiperi

Lajme të lidhura

Të rinjtë zhvendosen te Kryeministria dhe rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!
Aktualitet

Të rinjtë zhvendosen te Kryeministria dhe rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!

13:54 - 22/10/26
Pas tensioneve në Kuvend, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Pas tensioneve në Kuvend, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë

13:44 - 22/10/26
Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj
Aktualitet

Salianji kërkon largimin e Berishës: I hap rrugën ikjes së Ramës brenda muajit

13:13 - 22/10/26
Para
Pas tensioneve në Kuvend, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas tensioneve në Kuvend, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë zhvendosen te Kryeministria dhe rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!
Aktualitet

Të rinjtë zhvendosen te Kryeministria dhe rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!

13:54 - 22/10/26

Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë përmbysur blloqet e betonit...

Lexo më shumë
Pas tensioneve në Kuvend, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas tensioneve në Kuvend, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë

13:44 - 22/10/26
‘Shqipëria ndodhet nën diktaturë’/ Gazeta franceze: Përçmimi i Ramës dhe dhuna policore ndezin revoltën e të rinjve

‘Shqipëria ndodhet nën diktaturë’/ Gazeta franceze: Përçmimi i Ramës dhe dhuna policore ndezin revoltën e të rinjve

13:36 - 22/10/26
Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj

Salianji kërkon largimin e Berishës: I hap rrugën ikjes së Ramës brenda muajit

13:13 - 22/10/26
“Mos i bëni nënat me lot!” E moshuara u drejtohet policëve: Dilni të parët në protestë, mos e shisni veten për 2500 euro

“Mos i bëni nënat me lot!” E moshuara u drejtohet policëve: Dilni të parët në protestë, mos e shisni veten për 2500 euro

13:02 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com