Kryeministri shqiptar Edi Rama ka promovuar, së fundmi turizmin në Shqipëri, duke i mëshuar faktit se çmimet janë të leverdishme për të gjithë.
Për këtë gjë “i kanë ardhur në ndihmë” dhe disa gazeta të njohura, sidomos në Italinë fqinje, që kanë vënë në dukje se si shteti ballkanik po i rrëmben turistët, jugut të Italisë, pikërisht sepse, “mund të kalohet një verë e këndshme, duke paguar pak, në Shqipëri”.
Megjithatë, ka dhe kush i thotë gjërat ashtu si janë në realitet, duke mos kaluar në reklama (ose anti-reklama) të ekzagjeruara.
“Lettera 43”, ka kryer një reportazh, duke udhëtuar në pjesën tjetër të Adriatikut. Ajo që ata kanë vërtetuar, është “pak ndryshe” nga reklamat e ish-basketbollistit, tashmë kryeministër.
Reportazhi i Luca di Carmine (Lettera 43):
Në mediat sociale dhe në gazetat online po shtohen artikujt që promovojnë turizmin drejt vendit ballkanik, ku çmimet janë “më pak se gjysma” e atyre në Itali. Kjo na bën të kursejmë, sigurisht. Por realiteti është ndryshe. Mes fluturimeve të shtrenjta, marrjes me qira të makinave dhe hoteleve cilësore, jo gjithçka që është në trend në ueb është flori.
Nxjerrje blof ndaj Shqipërisë, ose debunking, siç thonë millenials. Sepse ndoshta në këtë gusht 2023 dikush është tërhequr nga ideja për pushimet me kosto të ulët në Ballkan.
Ose për shkak se çmimet në Itali janë në të vërtetë në rritje, ose sepse kur del një trend në internet, ju jeni në vështirësi të mos e shfrytëzoni atë, fakti është se, duke shfletuar gazetat dhe duke lundruar nëpër mediat sociale, duket sikur tani italianët janë dyndur në Tiranë dhe rrethinat e saj masivisht sepse pushimet aty bëhen me dy qindarka. Por a është vërtet kaq i përshtatshëm apo ndoshta rrëfimi është disi i ekzagjeruar?
Il Sole 24 Ore, la Repubblica, La Stampa, madje edhe Corriere Romagna e cila intervistoi pensionistin nga Riviera i cili ishte hedhur në anën tjetër të Adriatikut për të gjetur El Dorado: këta artikuj të fotokopjuar janë shumë të njohur në internet, ku midis statistikave dhe tjetra – sigurisht një simptomë e një fluksi në rritje turistësh – lavdërojnë “Maldivet (e reja) të Evropës”», mes pejsazheve dhe ujërave të pastër e kristalor si në Karaibe.
Gjithçka do të kushtonte “më pak se gjysma” në krahasim me Italinë, me dhoma 20 euro dhe fluturime 28 euro. Sa keq që është të paktën një ekzagjerim, në mos thuajse lajm i rremë, në disa raste.
Sepse gjërat janë pak më ndryshe, dhe redaktori aventuresk i Lettera43 , i cili si një pionier i mirë e parashikoi modën dhe i kaloi pushimet në Shqipëri një muaj përpara se algoritmi t’ia sugjeronte kujtdo, ka hasur në një realitet tjetër.
Ta sqarojmë një herë e mirë, asnjëri nuk dëshiron të argumentojë se Shqipëria nuk është e bukur ose se përvoja nuk ia vlen, përkundrazi. Shkoni dhe shijoni të gjitha gjërat që shteti ballkanik ofron, përpara se të bëhetë aq shumë popullor sa çmimet të shkojnë “në stratosferë”.
Nga ana tjetër, edhe Ministria Shqiptare e Turizmit ka certifikuar shifrat e plota: në gjashtëmujorin e parë të 2023, në vend kanë mbërritur 3.4 milionë turistë të huaj, pra 33 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Qeveria numëron mbylljen sezonin me mbi 9 milionë vizitorë. Në të gjitha këto, vlera e lekut– monedha vendase – po rritet gjithnjë e më shumë dhe tashmë flitet për një rritje prej 10 për qind të tjera për verën e ardhshme.
Pra, më mirë përfitoni tani. Madje duke e ditur se nuk është gjithmonë e vërtetë që 20 euro/nata mjaftojnë për të fjetur dhe po aq për të ngrënë darkë për dy.
Gjithmonë varet nga zgjedhjet dhe nevojat, natyrisht. Por duhet të kemi parasysh se Shqipëria është super mikpritëse, por ende shumë prapa në shumë aspekte.
Infrastruktura, veçanërisht. Dhe gjithashtu pastërtia e hoteleve. Një hotel shqiptar me pesë yje është i krahasueshëm me një të hotel mesatar me tre yje në Itali.
Në fund të korrikut, hotelet me cilësi minimale kushtojnë mesatarisht rreth 80-100 euro/nata. Në Dhërmi, ku deti është ndër më të bukurit (por nuk i afrohet Sardenjës dhe Siçilisë), edhe 200 euro.
Dy shezlongë buzë detit? Nga 20 deri në 30 euro. Për një drekë në plazh mund të shpenzoni 40-45 euro për çift, sigurisht më pak se në Itali, por jo më shumë se gjysmën e çmimit.
Nëse nuk shkoni në Berat, në brendësi të vendit, një ndalesë jo shumë turistike: atëherë aty mund të hash një drekë të mirë me 10 euro secili, por sapo shkon në bregdet muzika ndryshon.
Nëse asgjë tjetër, askush nuk ju merr dy euro për të prerë një copë bukë të thekur ose për të pasur një pjatë shtesë për makaronat.
Në fund, transporti: lexojmë fjalë për fjalë, nga një prej artikujve për fenomenin, se “ju paguani vetëm 28 euro për fluturimin e vajtje-ardhje nga Tirana në Milano, edhe nëse rezervoni në minutën e fundit”. Ne nuk e dimë se në cilat vende të çuditshme apo në cilën kohë të vitit, ndoshta jashtë sezonit.
Duke qenë se tani fluturimi vajtje-ardhje nga Malpensa në kryeqytetin e Shqipërisë kushton të paktën 300 euro, portali Skyscanner nuk gënjen.
Dhe duke rezervuar paraprakisht, mund ta ulni çmimin në rreth 150 euro, por vetëm me kusht që të udhëtoni praktikisht me një marsup dhe kaq, përndryshe kostoja rritet menjëherë edhe këtu (“low cost” i l*shit). Dhe për të marrë me qira një makinë ju duhen të paktën 50 euro në ditë.
Ndoshta bëni mirë të paguani dhe një asikuracion (për të mirën tuaj), duke qenë se shqiptarët janë katastrofë në ngarjen e automjetit. Me pak fjalë, secilit llogaritë e tij.
A është ky një destinacion për t’u rekomanduar? Normal që po. Por mos u mashtroni nga premtimi se do të shpenzoni ekuivalentin e një grushti eurosh për të ngrënë e fjetur mirë. Sepse rizgjimi mund të jetë i vështirë. Ju urojmë fat!
Discussion about this post