GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shqipëria, e treta në Europë për numrin e kafeneve

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria, e treta në Europë për numrin e kafeneve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të rinjtë po ikin, popullsia po bie, numri i bareve po ulet, por përsëri në pjesën më të madhe ato janë pothuajse plot gjatë gjithë ditës, duke na bërë një nga shtetet që shpenzojmë më shumë kohë (dhe para) në kafene.

Pavarësisht se biznesi i bar- kafeve nuk është më si më parë, sërish Shqipëria vijon të jetë një nga shtetet me numrin më të lartë të bar-kafeneve në raport me popullsinë.

Të dhënat e Eurostat, që përkojnë me ato të INSTAT, bënë të ditur se në vitin 2020 në Shqipëri kishte 15,577 subjekte që ushtronin aktivitet në “Shërbimin e pijeve dhe ushqimeve”.

Në raport me popullsinë, vendi ka 547 bar-restorante për 100 mijë banorë.

Sipas të dhënave të Eurostat për numrin e subjekteve në aktivitetin e “shërbimit të ushqimeve dhe pijeve” dhe popullsitë përkatëse, të përpunuara nga Monitor, Portugalia është e para në Europë për numrin e lartë të bareve e restoranteve në raport me popullsinë.

Në Portugali ka gjithsej rreth 74 mijë bare për një popullsi prej 10.3 milionë banorësh, ose 718 bare për 100 mijë banorë.

E dyta është Greqia, që e ka këtë tregues 709.

Në Shqipëri ka më shumë bare e restorante dhe në krahasim me vende që janë destinacione të njohura turistike, si Spanja (535), apo Italia (451).

Listën e vijojnë Çekia (450), Qipro (428), Kroacia (425). Në raport me mesataren e Bashkimit Europian (332), në Shqipëri ka gati dy herë më shumë bare e restorante. (shiko grafikun: Numri i bizneseve në aktivitetin e pijeve dhe ushqimeve, në raport me popullsinë).

Në Gjermani e vendet nordike duhet të “lodheni” pak për të gjetur një bar, apo restorant, pasi ka më pak se 200 të tilla për 100 mijë banorë.

Rajoni mban “rekordin” nga fundi

Nëse shkoni në vendet e tjera të rajonit ka shumë pak shanse që të gjeni kaq shumë bare sa në Shqipëri, sidomos në Serbi. Në Serbi ka vetëm 2764 bare, sipas Eurostat, ose vetëm 40 subjekte të tilla për 100 mijë banorë, më e ulëta në Europë. Në Maqedoninë e Veriut treguesi është 199.5, në Bosnjë 207, ndërsa mungojnë të dhënat për Malin e Zi dhe Kosovën.

Shpenzojmë 400 milionë euro në vit

Të dhëna të tjera të INSTAT bënë të ditura më herët se qarkullimi vjetor i bareve dhe restoranteve në 2021 në vend ishte 47.2 miliardë lekë, ose rreth 400 milionë euro, që konsumatorët vendas apo dhe turistët e huaj kanë shpenzuar për të konsumuar në bare e restorante.

Në krahasim me 2020-n, të ardhurat e këtij aktiviteti u rritën me 17%, por ato mbetën 9% më të ulëta sesa para pandemisë. Të dhënat tregojnë se deri në vitin 2019 shpenzimet në bare e restorante ishin rritur me shpejtësi, duke kulmuar në 52 miliardë lekë (430 milionë euro) në 2019-n.

Jo vetëm shpenzimet e qytetarëve për bare e restorante janë ulur. Biznesi i bareve nuk duket më aq tërheqës.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i ndërmarrjeve që veprojnë në akomodimin ushqimor është ulur vazhdimisht që nga viti 2016, kur arriti në gati 19 mijë. Në atë periudhë, Shqipëria renditej ndër të parat në Europë për numrin e lartë të bareve, në raport me popullsinë.

 

 

Etiketa: kafeKryesore1Shqiperi

Lajme të lidhura

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
Aktualitet

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

07:50 - 03/11/26
Tabaku: Ekonomia po mbështetet te ndërtimi, bujqësia dhe prodhimi në rënie
Aktualitet

Tabaku: Ekonomia po mbështetet te ndërtimi, bujqësia dhe prodhimi në rënie

18:36 - 02/11/26
Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen
Aktualitet

Grurë i lirë serb dhe bukë me ngjyrues, çfarë fshihet pas miellit që konsumojmë?

10:15 - 02/11/26
Para
A do të ketë reshje shiu? Ja parashikimi i motit për sot

Ulen sërish temperaturat në mars, pritet shi dhe breshër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lirimin e kryebashkiakut
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj nuk shkon në gjyq por i shkruan letër gjykatës

10:28 - 03/11/26

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, nuk do të jetë i pranishëm në seancën gjyqësore në themel, të caktuar...

Lexo më shumë
21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)

21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)

10:23 - 03/11/26
Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesús de Miguel pas përplasjes së rëndë në fushë

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesús de Miguel pas përplasjes së rëndë në fushë

10:08 - 03/11/26
Dorian Teliti akuzon qeverinë: “Becchetti po merr miliona, shqiptarët po paguajnë faturën”

“Drejtësia në dorën e Ramës”/ Teliti: Miliardat vidhen sheshit, por hetohen vetëm qytetarët e thjeshtë!

09:58 - 03/11/26
Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

09:42 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com