GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shqipëria e vajzave nis grumbullimin ndaj Maqedonisë së Veriut

10:46 - 06/04/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria e vajzave nis grumbullimin ndaj Maqedonisë së Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja e vajzave nisi pasditen e së mërkurës grumbullimin në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut, e planifikuar për t’u zhvilluar pasditen e së premtes, në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në ora 16:00.

Vajzat kuqezi, nën drejtimin e trajnerit Armir Grima zhvilluan dje seancën e parë stërvitore në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’. Në prag të kësaj ndeshjeje miqësore, trajneri Grima, në një prononcim për fshf.org ka treguar edhe objektivat që ka skuadra për këtë miqësore të parë të këtij viti kalendarik për Kombëtaren e vajzave.

Trajneri Grima shprehet se miqësorja ndaj Maqedonisë së Veriut vlen për të konsoliduar akoma edhe më shumë grupin e vajzave, që pritet të jetë edhe skuadra përfundimtare që do të përfaqësojë Shqipërinë në eliminatoret e ardhshme.

“Edhe grumbullimi i parë, edhe kjo ndeshje miqësore vlejnë shumë për ne, për të konsoliduar akoma edhe më shumë grupin me vajzat e reja që na janë bashkuar. Na vlejnë shumë këto grumbullime dhe sigurisht që është në sensin pozitiv për të parë gjendjen fizike se si i kemi përballuar këto ditë pas grumbullimit të parë në Ulqin.

Kemi grumbulluar vajzat më të mira që kemi, i kemi alternuar me disa vajza të reja që mendojmë t’i bëjmë pjesë të skuadrës dhe besoj se ky është ekipi që do të përballojë eliminatoret e ardhshme që nisin në shtator” – thotë trajneri Grima , ndërsa flet edhe për shortin që do të hidhet më 2 maj, ku Shqipëria do të njohë rivalet e veta për eliminatoret e ardhshme të Europianit.

“Ne jemi mësuar me shorte të vështira, uroj që të kemi pak fat, që të shpresojmë diçka më shumë, përveç qëndrimit në grupin B, aty ku aktualisht jemi në Ligën e Kombeve” – nënvizon trajneri kuqezi.

Ndër të tjera, tekniku shqiptar flet edhe për futbollin e moshave dhe projektin që FSHF ka për vajzat e vogla, ndërsa shpreson që në të ardhmen Kombëtarja do të jetë më e fortë. “Besoj që te futbolli i moshave, planet afatgjata që ka FSHF do të sjellin rendimentin që ne presim, fluksin e vajzave që të merren me futboll. Shpresoj që të kemi sa më shumë vajza pjesë të futbollit, sepse do të kemi Kombëtare edhe më të fortë ën vitet në vazhdim” – thekson trajneri Armir Grima, i cili gjithashtu nënvizon se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të bëjë mirë në eliminatoret e ardhshme.

“Ne mendojmë që kemi mundësi për të përballuar mirë këtë grup që kemi përpara dhe besoj që do të bëjmë paraqitje më të mirë sesa eliminatoret e kaluara”- përfundon trajneri i Shqipërisë se vajzave, Armir Grima.

Etiketa: MaqedoniShqiperiVajza

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
VIDEO/ Ja si ju vendos flaka makinës në Korçë

VIDEO/ Ja si ju vendos flaka makinës në Korçë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça
Aktualitet

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26

Ndërron jetë në spitalin e Tiranës foshnja 2 muajsh që u dërgua me urgjencë për mjekim më të specializuar për...

Lexo më shumë
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com