GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shqipëria feston 110-vjetorin e pavarësisë, mesazhet e politikës

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria feston 110-vjetorin e pavarësisë, mesazhet e politikës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria feston sot 110 vite pavarësi, mes një atmosfere ekonomike të rënduar nga kriza, inflacioni dhe lufta. Më 28 nëntor 1443 Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës.

Ndërkaq, më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë e kombit shqiptar. Këtë përvjetor të Pavarësisë u mbajt Kuvend i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Mbledhja u mbajt në Kuvendin e Shqipërisë, ku mbajtën fjalime kryeparlamentarët Lindita Nikolla dhe Glauk Konjufca, kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti dhe krerët e grupeve parlamentare.

Lexo edhe: 110 vjet pavarësi, Google befason shqiptarët për festën e madhe

Aktivitete të tjera kulturore priten me rastin e Festës së Pavarësisë dhe në vijim edhe në kremtim të 29 nëntorit, Dita e Çlirimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste.

Sakaq ditën e sotme nuk kanë munguar as urimet nga të dyja kampet politike.

Kryeministri Edi Rama ka uruar Festat e Nëntorit me disa foto të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Kjo e fundit ditën e djeshme mori edhe nënshtetësinë shqiptare, duke u betuar si shtetasja më e re shqiptare. Ndërsa, mbrëmjen e sotme pritet të performojë në sheshin Skënderbej. Dua ka vendosur ta bëjë mbylljen e turneut të saj botëror “Future Nostalgia” në tokën shqiptare.

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar qytetarët shqiptarë. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan patriotizmi, sakrificat dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar duhet të jenë “pishtari” i shqiptarëve për të ecur përpara.

 

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar ditën e Pavarësisë në një postim në llogarinë e tij në Twitter. Basha thotë se 28 Nëntori është dita e madhe që bashkon shqiptarët “në mirënjohje të thellë për veprën e heronjve dhe dëshmorëve të Kombit”.

Gëzuar 28 Nëntorin,ditën e madhe që na bashkon në mirënjohje të thellë për veprën e heronjve e dëshmorëve të Kombit. Sakrifica e tyre në altarin e lirisë e mban ndezur në zemrën e çdo shqiptari flakën e besimit tek e nesërmja.Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët kudo ku janë!?? pic.twitter.com/qmDEHYUxxN

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 28, 2022

 

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një video të postuar në TikTok ditën e sotme ka uruar qytetarët për Ditën e Pavarësisë teksa ka thënë se Pavarësia e vendit është festa e të gjitha festave të shqiptarëve.

Berisha shtoi se vendi po përballet me një problem shumë të madh, që i cili sipas tij është “regjimi i politikave që ndjek me antireformat që realizon dhe me plaçkitjet që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike”, që sipas tij po largojnë shqiptarët.

@prof.dr.saliberisha

Të dashur miqtë e mi, Me këtë mesazh dëshiroj t’ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Flamurit! Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! #sb

♬ original sound – Sali Berisha

Etiketa: Kryesore1metapavaresiRama

Lajme të lidhura

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë
Aktualitet

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative
Aktualitet

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

13:11 - 21/08/26
Para
Alpinistët nga Kosova valëvisin flamurin kuq e zi në 2561 m lartësi

Alpinistët nga Kosova valëvisin flamurin kuq e zi në 2561 m lartësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26

Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat...

Lexo më shumë
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com