GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shqipëria fundos Çekinë, kuqezinjtë me një këmbë në Euro2024

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqipëria fundos Çekinë, kuqezinjtë me një këmbë në Euro2024
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria realizoi një fitore spektakolare ndaj Çekisë në “Air Albania”, duke realizuar plot 3 herë në portën e mbrojtur nga Pavlenka.

Jasir Asani spektakolar, Taulant Seferi brilant, me golat e tyre shtangën çekët.

Golat i Jasmir Asanit dhe Taulant Seferit i sigurojnë Shqipërisë jo vetëm vendin e parë në Grupin E, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për të luajtur, por kuqezinjtë janë me një këmbë në Euro2024.

Rezultati mund të ishte edhe më i thellë sikur VAR të mos i mohonte Mujës golin e 4-rt në minutën e 83 të takimit.

Me këtë fitore, Shqipëria është në kuotën e 13 pikëve, 5 më shumë se Çekia, e cila do të përballet me Moldavinë, Ishujt Faroe dhe Poloninë, e cila shpreson ende të kualifikohet për në Europian, teksa ndodhet në vendin e dytë në Grupin E me 9 pikë, 4 më pak se kuqezinjtë.

Shqipëria me performancën e sotme përballë Çekisë, por edhe në takimet e mëparshme, ka treguar se është një skuadër me nivel mbi mesatar, ku natyrisht një meritë të madhe ka edhe trajneri Sylvinho.

Tekniku Brazilian ndryshoi të gjithë filozofinë e lojës së kombëtares shqiptare, duke krijuar një ekip sulmues, me lojtarë të rinj, që nuk ngurojnë të godasin nga distance, duke realizuar madje edhe golat ndër më të bukurit, sipas vlerësimeve nga UEFA, të kualifikueseve për Euro 2024.

Pikantet nga ndeshja

82’ Kundërsulm thuajse perfekt përsëri me Mujën i cili çon topin në rrjetë por VAR-i prish fest♪7n e kuqezinjve pasi goli anulohet për pozicion jashtë loje.

80’ Provod nga distanca lëshon një gjuajtje që devijohet por nuk shqetëson shumë Berishën i cili mbërthen sferën.

77’ Çvançara tenton portën, Berisha përsëri është i qetë në pozicion dhe kontrollon situatën.

73’ GOOOL SHQIPËRIA! Këtë herë është një kundërsulm i Dakut i cili çon sferën te Seferi për golin e 3-0.

71’ Suçek provon nga jashtë zonës, Berisha e ka të thjeshtë të kontrollojë topin.

68’ Muçi dhe Daku hyjnë në fushën e lojës në vend të Cikalleshit dhe Bajramit.

64’ Çernji dhe Kushta lënë fushën e lojës, me Hlozhek dhe Çvançara të cilët marrin vendin e tyre në fushë.

61’ Karton i verdhë edhe për Provod për faull ndaj Cikalleshit,

59’ Karton i verdhë për Bajramin për largimin e topit pas një faulli.

55’ Një largim i Mitajt kontrollohet me dorë nga Çernji në zonë dhe gjyqtari akordon faull për kuqezinjtë.

54’ Muja merr vendin e Asanit në fushën e lojës në zëvendësimin e parë të Silvinjos.

52’ GOOOL SHQIPËRIA! Kundërsulm perfekt i kuqezinjve me sferën që shkon te Seferi i cili çon topin në rrjetë. Edhe kontrolli me VAR nuk ndryshon vendimin e fushës dhe kuqezinjtë mund të festojnë dyfishimin e shifrave.

49’ Rivënie anësore e rrezikshme nga e majta e sulmit çek, Suçek provon me kokë por gjen Berishën në pozicion.

46’ Seferi provon menjëherë nga e majta të gjuajë në portë, por sfera nuk gjen katërkëndorin.

46’ Holesh i lë vendin në fushë Provod në radhët e kombëtares çeke në fillimin e pjesës së dytë.

45’+4′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Shqipërisë.

45’+2’ Ramadani vjedh topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe ka një epërsi numerike për të krijuar një gjuajtje para portës, por pasimi i tij për Bajramin është shumë i fortë. (VIDEO)

43’ Holesh nga e majta gjen hapësirën për të gjuajtur në portë, por Berisha është i vëmendshëm dhe kontrollon gjithçka.

38’ Çekët shënojnë pas zhvillimit të një goditje dënimi me Çutil i cili shtyn më dorë sferën në rrjetë. Gjyqtari anulon golin si dhe i tregon kartonin e  dytë të verdhë sulmuesit, duke lënë Çekinë me 10 lojtarë. i verdhë edhe për Suçek për protesta.

34’ Çekët tentojnë që të depërtojnë në zonë në qendër me Çutil, por Gjimshiti kontrollon zonën para se të sinjalizohet pozicion jashtë loje kundër miqve.

33’ Mitaj rrëmben topin në krahun e majtë por vonohet në daljen para dhe miqtë rikuperojnë topin.

26’ Bajrami nis një sulm të rrufeshëm të kuqezinjve me kombinimin me Çikalleshin dhe Asllanin, por pasimi i këtij të fundit nuk e nis dot të vetëm drejt portës.

25’ Çutil ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një kundërsulm të shpejtë të kuqezinjve me Bajramin.

22’ Ramadani nis Asanin drejt zonës, por Krejçi ndal sulmuesin. Më pas ky i fundit vlerësohet në pozicion jashtë loje.

20’ Dy harkime radhazi në zonën kuqezi, por fillimisht mbrojtja e pastaj Berisha kontrollojnë gjithçka.

18’ Kundërsulm i rrufeshëm i kuqezinjve me Cikalleshin i cili në krahun e majtë arrin deri pranë portës, pro sheh gjuajtjen e tij të devijohet nga portieri Pavlenka

16’ Holesh harkon në zonë për sulmuesit e rrezikshëm çek, Hysaj me kokë largon sferën.

12’ Bajrami merr topin në qendër dhe driblon dy lojtarë, duke arritur në fundore në të djathtën, por nuk ia del që të pasojë në qendër.

12’ Çernji provon të kopjojë Asanin me një gjuajtje nga jashtë zonës, por Berisha grushton dhe mbrojtja largon rrezikun.

9’ GOOOL  SHQIPËRIA! Godet përsëri Asani nga distanca.

6’ Harkim i rrezikshëm në zonë, është përsëri një devijim që çon topin drejt Berishës por ky i fundit kontrollon me qetësi.

3’ Ndeshja nis me një ritëm të çmendur dhe me luftë sportive që në minutat e parë, pasi ka përplasje të vazhdueshme në mesfushë.

1’ Menjëherë rrezikshëm çekët me një gjuajtje të fortë, të kontrolluar në dy kohë nga Berisha. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

Etiketa: ÇekiKryesore1Shqiperia

Lajme të lidhura

UEFA Nations League/ Biletat për ndeshjet e Kombëtares, tashmë blihen edhe fizikisht pranë “Air Albania”
Sport

UEFA Nations League/ Biletat për ndeshjet e Kombëtares, tashmë blihen edhe fizikisht pranë “Air Albania”

10:01 - 15/09/26
“Camp Nou” dhe “Wembley” në garë për të pritur finalen e Champions League, pritet vendimi i UEFA-s
Sport

“Camp Nou” dhe “Wembley” në garë për të pritur finalen e Champions League, pritet vendimi i UEFA-s

08:39 - 15/09/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Cristian Shpendi shkëlqen me dopietë, shënojnë Asani dhe Tuci
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Cristian Shpendi shkëlqen me dopietë, shënojnë Asani dhe Tuci

16:05 - 14/09/26
Para
“Let’s go to Euro”, kryeministri Rama uron Kombëtaren shqiptare

“Let’s go to Euro”, kryeministri Rama uron Kombëtaren shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit
Aktualitet

Nafta mbi 229 lekë/litër, PD kërkon uljen e taksave: Situata emergjente, qeveria të ndërhyjë menjëherë

11:37 - 15/09/26

Partia Demokratike i ka kërkuar qeverisë të ndërhyjë me masa fiskale për të ulur çmimin e karburanteve, duke argumentuar se...

Lexo më shumë
Lobimi në Bruksel/ Shqiponja, mamaja e Erion Veliajt i dërgon letër portalit “EU Reporter”

Erion Veliaj do të mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës

11:19 - 15/09/26
Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, PD kërkon seancë dëgjimore me institucionet e drejtësisë

11:02 - 15/09/26
‘O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli! Qytetarët protestojnë para Gjykatës së Lartë

‘O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli! Qytetarët protestojnë para Gjykatës së Lartë

10:40 - 15/09/26
“Veliaj vishej si femër dhe u ofronte s*ks ambasadave”/ Kalaja: Mbaj përgjegjësi për deklaratat

‘Balluku po negocion me Roni Yeffet për të qëndruar në lojë’, Kalaja: Ka në dorë çelësat e qeverisë

10:32 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com