GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

“Si e munda Policinë e Shtetit në Gjykatën e Strasburgut”

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
“Si e munda Policinë e Shtetit në Gjykatën e Strasburgut”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 2013, efektivë të policisë së Fierit kanë sulmuar fizikisht një familje të komunitetit rom, por pas 8 vitesh drejtësia u vu në vend për këtë familje nga Gjykata Europiane e Strasburgut.

Sipas Panajot Alushit, anëtar i familjes dhe aktivist i komunitetit rom, diskriminimi në Shqipëri i ka kushtuar vendin e punës. Prej njollës që ka lënë kjo histori ai nuk ka mundur të shkojë më në Greqi për t’u furnizuar me veshje të përdorura dhe për t’i shitur.

Ndërsa tregoi historinë për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, Alushi tha se ishte i lumtur për vendimin e marrë nga Strasburgu dhe dëmshpërblimin 4500 euro për secilin nga tre anëtarët e familjes, por sidoqoftë situata në vendin tonë e shqetëson.

Në vitin 2013 teksa familja Alushi po darkonin, disa efektivë policie të maskuar goditën derën e jashtme të shtëpisë. Pasi bashkëshortja e tij bërtiti, fillimisht doli i ati për të pyetur se kush janë, por u godit, më pas vëllai e më pas vetë ai.

Banorët e komunitetit rom erdhën për ndihmë, ndërsa policia e cila u kontaktua disa herë nga Panajot Alushi nuk u paraqit.

Drejtori i policisë asokohe i ishte përgjigjur duke thënë se nuk bëhet fjalë për policsë të komisariatit të Fierit, ndërsa siç tregon vetë ai i kishin sorollatur pa i dhënë zgjidhje. Edhe mjeku ligjor nuk u kishte dhënë asnjë raport pavarësisht se ishin të lënduar.

Fillimisht ishin policët të cilët paditën familjen rome. 2, 3 dhe 6 muaj burg ishte vendimi që mori gjykata e shkallës së parë, ndërsa pasi Alushët apeluan vendimi, shkalla e apelit në Vlorë vendosi t’i dënonte 18 muaj me kusht. Pas 8 vitesh që nga ajo kohë, Shqipëria është gjobitur nga Strasburgu.

Etiketa: alushifamilaj romeGjykata e Strasburgut

Lajme të lidhura

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Uncategorized

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Nëntor 2026

07:31 - 09/11/26
Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale
Uncategorized

Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale

15:14 - 07/11/26
“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja
Uncategorized

“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja

15:29 - 06/11/26
Para
Zyrtare/ Amerika Veriore është vendi i përzgjedhur për Kupën e Botës 2026

Zyrtare/ Amerika Veriore është vendi i përzgjedhur për Kupën e Botës 2026

Discussion about this post

TË FUNDIT

Afrim Qendro jep dorëheqjen nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit
Aktualitet

Afrim Qendro jep dorëheqjen nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

12:45 - 13/11/26

Afrim Qendro ka dhënë dorëheqjen nga detyra e kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Burime nga ministria...

Lexo më shumë
Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

12:28 - 13/11/26
Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh

Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh

12:04 - 13/11/26
Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi për drogë

Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi për drogë

12:00 - 13/11/26
Moti i keq në veri! Përmbytjet përfshijnë Thethin, mungon edhe energjia elektrike

Moti i keq në veri! Përmbytjet përfshijnë Thethin, mungon edhe energjia elektrike

11:56 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com