GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Shqipëria “hallka” e përballjes së Perëndimit me Pekinin në Ballkan

16:31 - 26/01/22
në OP-ED
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqipëria “hallka” e përballjes së Perëndimit me Pekinin në Ballkan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se po kalojnë nga rroli i të qenit indiferent në pjesëmarrëse, pas ndikimit të Kinës në rajon. Angazhimi amerikan nxjerr në pah përplasjen e mundshme midis ambicieve gjeoekonomike të Kinës në rajon dhe rritjes së ndikimit perëndimor.

Ndërkohë që shumica e vendeve të Ballkanit kanë pranuar para kineze, Shqipëria ka zgjedhur të angazhohet në mënyrë selektive me Pekinin. Derisa ka rreth 120 projekte të lidhura me Kinën me vlerë pothuajse 32 miliardë dollarë në Ballkan – shumica e të cilave janë në sektorët e infrastrukturës dhe energjetikës – Shqipëria është larguar nga rritja e borxhit kinez në këmbim të projekteve.

Washingtoni është përgjigjur në mënyrë të favorshme duke rritur investimet dhe lidhjet ushtarake. Në fillim të janarit 2022, Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së në Evropë njoftoi se po krijonte një bazë ushtarake në Shqipëri. Kjo erdhi vetëm disa muaj pasi vendi ishte nikoqir i stërvitjes ushtarake ‘Defender Europe 2021’, operacioni më i madh në Evropën Juglindore që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan Foreign Policy, përcjell Telegrafi.

Investimet amerikane, ndonëse ende të vogla, po rriten me shpejtësi. Sipas Bankës Qendrore të Shqipërisë, investimet e huaja direkte amerikane gjatë tremujorit të tretë të 2020-së u rritën me 48 për qind apo rreth 140 milionë dollarë.

Interesi ripërtërirës së Washingtonit për Shqipërinë filloi në vitin 2020, kur vendi iu bashkua nismës Clean Network, një program i administratës së ish-presidentit Donald Trump që kërkonte të sfidonte dominimin e firmave kineze në teknologjinë mobile të rrjetit 4G dhe 5G. Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që u bashkua dhe e ka përdorur pjesëmarrjen e saj për të favorizuar Washingtonin.

Në fund të 2020-së, zyrtarët amerikanë dhe shqiptarë nënshkruan memorandumin për bashkëpunim ekonomik, gjatë një vizite të nënsekretarit për Zhvillim Ekonomik, Keith Krach. Kjo lëvizje i hapi rrugën investimeve të SHBA-së në projektin e hidrocentralit të Skavicës dhe termocentralit të Vlorës, një hap simbolik në kundërshtimin e interesave kineze në vend përkatësisht ndaj projektit për nxjerrjen e naftës në fushën e Patos-Marinzës nga Geo-Jade Petroleum.

Pavarësisht animit të Shqipërisë drejt Perëndimit, Kina ende nuk është e frenuar. Në fund të tetorit 2021, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi vizitoi Shqipërinë gjatë rrugës për në samitin e G20-së në Romë. Vitet e fundit, Pekini ka mirëpritur rritjen e tregtisë me Shqipërinë. Bregdeti i Adriatikut është gjithashtu me interes për zgjerimin e iniciativës kineze “Një brez, një rrugë”.

Kina kishte krijuar nismën 16+1 për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Por me vendet si Republika Çeke dhe Sllovakia që kanë filluar të lodhen nga investimet e “rënda” të Pekinit, më pas duke e zemëruar këtë të fundit pas mbështetjes për Tajvanin dhe me Lituaninë që tërhiqet nga nisma, mbajtja brenda partnerëve strategjikë, si Shqipëria është thelbësore për Pekinin.

“Shqipëria ka një vlerë simbolike për Kinën dhe vendi është një nga më interesantët në rajon për shkak të lidhjeve të saj historike me Kinën dhe përafrimit të saj me nismën ‘Një rrugë, një brez’”, tha Stefan Vladisavljev, koordinator në Fondacionin BFPE.

Nga ana tjetër, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe është e përkushtuar për anëtarësimin e saj në BE, gjë që vendos orientimin e përgjithshëm strategjik të politikës së jashtme të vendit drejt Perëndimit.

Si Washingtoni ashtu edhe Brukseli kanë hartuar plane për zhvillim ekonomik që synojnë të zbehin ndërhyrjet kineze, duke premtuar se do të investojnë më shumë në Ballkanin Perëndimor.

Ashtu si shumë vende të Ballkanit, Shqipëria po përgatitet të anëtarësohet në Bashkim Evropian, pavarësisht se zgjerimi i BE-së është anashkaluar vazhdimisht nga Brukseli. Nëse kjo qasje vazhdon, do të krijohet një vakum më i madh për ndikimin kinez.

“Pekini shihet si një burim i besueshëm për financim për projekteve nga disa qeveri në Ballkanin Perëndimor”, tha Valbona Zeneli, kryetare për nisma strategjike në Qendrën George C. Marshall.

Për të nxitur vendet e Ballkanit në drejtimin e duhur, sipas Zenelit, BE-ja duhet të ngadalësoj zgjerimin kinez.

“Për të promovuar zhvillim pozitiv, BE-ja duhet të krijojë kushte specifike që adresojnë marrëveshjet e investimeve me Kinën si pjesë e politikës së saj të zgjerimit, duke përfshirë transparencë më të madhe dhe mekanizma kontrolli për investimet”, sqaron ajo.

Për momentin, gatishmëria e Shqipërisë për të kufizuar investimet kineze dhe për të “mashtruar” Brukselin, Pekinin dhe Washingtonin i jep vendit një mundësi të rrallë për të qenë një ndërmjetës i fuqisë rajonale.

Serbia është partneri kryesor i Kinës në Ballkanin Perëndimor, me investime, kryesisht në formë kredie, që arrijnë në rreth 8 miliardë dollarë. Maqedonia e Veriut fqinje ka marrë gjithashtu kredi kineze dhe më i famshmi është Mali i Zi, ku e futi veten në borxhe serioze pasi mori një kredi pothuajse 1 miliard dollarë nga Banka e Eksport-Importit e Kinës për të ndërtuar një autostradë.

Në Greqi, kompania e transportit Cosco e Kinës kontrollon Portin e Pireut – i katërti më i madh i kontejnerëve në Evropë – një lëvizje që ka shkaktuar shumë shqetësime në Bruksel.

Duke u bashkuar me të gjithë lojtarët kryesorë, Shqipëria mund të jetë potencialisht një pionier për kombet më të vogla të kapur në “hallkën” e përballjes së Perëndimit me Pekinin.

Etiketa: Foerign Policy

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Aksident në Durrës, plagosen tre pasagjerë

Korçë/ I riu mbërrin në spital i plagosur me thikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com