Vendet me prosperitet ekonomik u bënë të tilla nga zhvillimi i industrisë dhe novacionit teknologjik. Shqipëria përveçse është vendi me industrinë më të pazhvilluar në Rajon dhe me gjerë, ende nuk ka një dokument formal mbi politiken industriale.
Raporti “Ndjekja dhe vlerësimi i performancës industriale dhe ndikimit të politikave në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor” nga Këshilli i Bashkëpunimit rajonal vë në dukje se Shqipëria është i vetmi vend në Rajon që nuk ka një dokument formal që të strukturojë politikën industriale të vendit.
Analiza referon se qeveria është në proces zhvillimi të strategjisë së saj industriale, por kjo nënkupton se vendi ende nuk ka prioritete dhe një strukturë që të ndërhyjë në përmirësimin e konkurrueshmërisë industriale, ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e bashkimit me tregun e përbashkët rajonal dhe evropian.
Raporti identifikon zhvillime të ndryshme midis vendeve të rajonit, duke theksuar se disa prej tyre kanë adoptuar dokumente formale që udhëheqin politikën industriale:
Psh Bosnja dhe Hercegovina nuk ka një politikë industriale të unifikuar për gjithë vendin. Megjithatë, entiteti i Republika Srpska ka zhvilluar një Strategji për Zhvillimin industrial, që synon të përmirësojë strukturën prodhuese dhe të nxisë investimet në sektorin industrial.
Discussion about this post