GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shqipëria “ia ka futur” grekëve me këtë futbollist

19:58 - 12/09/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Kombëtarja mbyll përgatitjet e fundit para ndeshjes deçizive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mario Mitaj është një nga yjet e mëdhenj, edhe pse në moshë të re, të Kombëtares së Shqipërisë. Në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024, mbrojtësi i majtë ka qenë solid dhe ka fituar formacionin fillestar duke u kthyer në pak kohë në një titullar të padiskutueshëm.

Pasi Shqipëria nisi aventurën në kualifikueset e Euro 2024 në përballjen me Poloninë me Ivan Balliun, shpejt Mitaj do të depërtonte në formacionin e Sylvinho-s në vendin e lojtarit të Rayo Vallecano.

Mitaj, duke filluar nga ndeshja me Moldavinë në “Air Albania”, siguroi vendin e titullarit. Që nga ajo kohë, talenti 20-vjeçar i Lokomotivës së Moskës ka luajtur të gjitha ndeshjet kualifikuese me minutazh të plotë. Dhe, paraqitjet e tij kanë qenë të një niveli të kënaqshëm, duke u vlerësuar me notën 6.9 në total nga “Sofascore”.

Por, përveçse një futbollist cilësor, Mitaj përfaqëson edhe diçka tjetër për Shqipërinë. Ai përfaqëson atë grup lojtarësh të cilët kanë refuzuar të luajnë për Greqinë edhe pse kanë lindur atje. Realisht janë shumë të pakët.

Kujtojmë që disa vite më parë, Shqiperia është refuzuar nga një numër i madh talentesh të lindur në Greqi. Por, tashmë duket se historia ka kthyer faqe.

Mitaj ka lindur në Athinë më 6 gusht te vitit 2003, me prindër nga zona e Vermoshit në veri të Shqipërisë. Ai u rrit në akademidë e klubit të njohur grek AEK dhe më pas do të depërtonte në ekipin e parë.

Paraqitjet e mira me AEK-un bënë që Lokomotiva të shpenzonte 3 milionë euro për ta transferuar Mitajn në Moskë në verën e vitit 2022.

Afrimi i Mitajt në Kombëtaren e Shqipërisë është një bast i fituar nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Dihet tashmë se nuk është e lehtë për të afruar talente shqiptar të lindur dhe rritur në Greqi, por FSHF-ja ka kryer “rrëmbimin e dekadës” me Mitajn.

Sigurisht që dëshira e lojtarit ka qenë faktori kyç në afrimin e tij te kuqezinjtë. Kohë më parë, kur Mitaj ishte ende 15-vjeçar, në media u raportuan dy faktorë që ndikuan në këtë drejtim. I pari ishte se vetë lojtari kishte dëshirë të përfaqësonte Shqipërinë, duke refuzuar tre herë ftesën e grekëve, dhe i dyti lidhej me faktin se ai nuk kishte pasaportë greke dhe nuk mund të përfaqësonte ata në gara ndërkombëtare.

Megjithatë, vetë Mitaj pretendonte disa kohë më parë se Greqia e kishte kërkuar, madje kishte pasur kontakte me babain e tij ku i kishte shprehur gjithë besimin te mbrojtësi, por në fund ai kishte zgjedhur të dëgjonte “zemrën” dhe të përfaqësonte Shqipërinë.

“Për mua thirrja në Kombëtare ishte gjithmonë ënderr, por duhet ta pranojë se nuk e kisha prashikuar në moshë kaq të re”, thoshte Mitaj disa kohë më parë.

“Jam grumbulluar disa herë me kombëtaren greke të moshave dhe drejtuesit grekë kanë komunikuar me babanë tim disa herë. E kanë garantuar që besojnë shumë tek unë dhe që presin vendimin tonë që t’i bashkohemi kombëtares greke”,vijonte futbollisti 20-vjeçar.

Në fund, duket se përfaqësimi i Shqipërisë ishte më bindës për talentin e ri. Mitaj e nisi karrierën me kombëtaren kuqezi nga U-16, për të arritur më pas te U-17, U-20 dhe U-21.

Pasi u paraqit në të gjithë grupmoshat kuqezi, ai fitoi ndeshjen e tij të parë për skuadrën e të rriturve të Shqipërisë më 31 mars 2021, në një fitore 2–0 ndaj San Marinos për kualifikueset e Kupës së Botës Evropiane FIFA 2022. Me këtë paraqitje, ai u bë lojtari i dytë më i ri ndërkombëtar i Shqipërisë, 17 vjeç e 237 ditë (Çepele i pari me 17 vjeç e 235 ditë).

Pavarësisht se debutoi me ekipin A në ndeshjen ndaj San Marinos, Mitaj u rikthye te U-21. Ish-trajneri kuqezi, Edy Reja e rithirri mbrojtësin në miqësoren ndaj Arabisë Saudite, ku u aktivizua për 45 minuta. Por, vlen të theksohet se ishte një ndeshje ku ekipi kuqezi përbëhej kryesisht nga lojtarë të U-21 dhe Abissnet Superiores.

Me largimin e Reja-s dhe afrimin e Sylvinho-s në Kombëtare, shkëlqimi i Mitajt sa vjen e shtohet. Siç e përmendëm edhe më sipër, pasi nuk luajti në ndeshjen e parë kualifikuese, tashmë Mitaj është shndërruar në yllin e ri dhe krahu i majtë është i blinduar me të për disa vite./Tema

Etiketa: mario mitajshqipëria

Lajme të lidhura

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit
Sport

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

22:48 - 14/12/25
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues
Breaking Views

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

21:19 - 14/12/25
Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes
Breaking Views

Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes

21:13 - 14/12/25
Para
Ndeshjet e Euro 2024/ Kosova, Franca dhe Anglia zbresin sot në fushë

Kosova kërkon suksesin në Rumani, ja rreshtimet zyrtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj
Aktualitet

Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj

09:35 - 15/12/25

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë...

Lexo më shumë
Arrestohen për prostitucion dy kolumbiane te “Vollga” në Durrës, procedohen 6 klientë

Arrestohen për prostitucion dy kolumbiane te “Vollga” në Durrës, procedohen 6 klientë

09:32 - 15/12/25
Barometri 2025: 50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë

Barometri 2025: 50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë

09:19 - 15/12/25
Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri)

Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri)

08:46 - 15/12/25
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

08:34 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com