GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Shqipëria instalon kamera përgjatë kufirit me Kosovën për të frenuar emigrantët e bandat kriminale

10:17 - 16/05/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria instalon kamera përgjatë kufirit me Kosovën për të frenuar emigrantët e bandat kriminale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria ka instaluar një rrjet “të sofistikuar” kamerash përgjatë kufirit të saj me Kosovën, të ofruara nga qeveria britanike, në një përpjekje për të frenuar numrin e emigrantëve që shkojnë drejt Mbretërisë se Bashkuar dhe për të gjurmuar aktivitetin kriminal në rajon. Njoftimi u bë të mërkurën nga autoritetet britanike.

Sipas autoriteteve britanike dhe mediave lokale shqiptare, shtetasit shqiptarë ishin në mesin e 45,000 personave që mbërritën në Britaninë e Madhe me skafe në vitin 2022, në kërkim të një pune më të mirëpaguar krahasuar me vendet fqinje si Greqia apo Italia. Shumë prej tyre përfundojnë duke punuar në shtëpitë e kultivimit të kanabisit, deri në dy vjet, për të paguar paratë që u detyrohen trafikantëve.

Zyrtarët e lartë britanikë i kanë quajtur më pare flukset e shqiptarëve “pushtim”, gjë që shkaktoi tensione diplomatike me Tiranën, e cila i akuzoi ata se po “i veçonin” shqiptarët për “qëllime politike”.

Rrjeti i sapo instaluar – i cili ka kushtuar 1.86 milion euro – përfshin dhe një flotë dronësh e kamerash që përdoren për të identifikuar targat e makinave.

Dronët do t’u japin mundësi autoriteteve të gjurmojnë emigrantët që kalojnë nëpër zonat malore të Shqipërisë veriore, të cilët policia e ka të vështirë t’i monitorojë, ndërsa kamerat do të ndihmojnë sistemet shqiptare, të identifikojnë automjetet britanike të përdorura nga kriminelët, që kërkojnë të shmangin zbulimin nga policia lokale, thuhej në një deklaratë të dërguar me email agjencisë ‘Associated Press’ nga ambasada britanike në Tirana.

Ministri britanik Kundër Migracionit të Paligjshëm, Michael Tomlinson, i cili ndodhej në Tiranë, zhvilloi të martën bisedime me ministrat e Brendshëm nga Shqipëria dhe Kosova, përkatësisht Taulant Balla dhe Xhelal Svecla, mbi përpjekjet e përbashkëta për të luftuar “emigracionin e paligjshëm”.

Zoti Tomlinson tha se partneriteti me Shqipërinë është “një pikë referimi për mënyrën se si ne duam të punojmë me partnerët në nivel global”, duke shtuar se pothuajse asnjë shqiptar nuk po mbërrin tashmë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla.

“Ne kemi dhënë rezultate të shkëlqyera jo vetëm në reduktimin e migracionit të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuara, por edhe në ndihmën për të ofruar mundësi për shqiptarët që të qëndrojnë dhe të përparojnë në vendin e tyre. Puna jonë për të ndalur anijet nuk fillon në kanalin e la Manshit – ajo fillon nga burimi”, tha ai.

Shqiptarët nuk mund të aplikojnë për azil në Britaninë e Bashkuar.

Në vitin 2022, Londra dhe Tirana nënshkruan një marrëveshje për kthimin e shqiptarëve që mbërrinin me varka në këtë vend. Besohet se mijëra janë kthyer që nga ajo periudhë, megjithëse shifrat zyrtarë nuk janë të disponueshme.

Shqipëria – aktualisht në negociata për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian – i ka goditur bandat e trafikimit të qënieve njerëzore në vend, pavarësisht se nuk është një rrugë kryesore për emigrantët.

Në vitin 2019, Shqipëria u bë vendi i parë jo-anëtar i Bashkimit Evropian që kishte oficerë të agjencisë kufitare të bllokut, Frontex, që menaxhonin kufijtë e saj në jug dhe lindje të vendit, ku kalojnë zakonisht emigrantët. Po kështu ata u angazhuan edhe në luftën kundër krimit ndërkufitar.

Në shkurt parlamenti i Shqipërisë miratoi një marrëveshje që vendi të mbajë mijëra azilkërkues që do të vijnë nga Italia./voa

 

 

Etiketa: KosoveShqiperi

Lajme të lidhura

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!
Breaking Views

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26
Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet
Kosovë & Rajon

Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet

08:55 - 19/02/26
Para
Të burgosurit e Peqinit nisin grevë urie, shkak kushtet e qëndrimit

Të burgosurit e Peqinit nisin grevë urie, shkak kushtet e qëndrimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com