GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin”, Meta: Prioriteti i Rilindjes, inceneratorët

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta: Bashizmi sëmundje e rëndë prej vitesh. 80 % e shqiptarëve tani janë në opozitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar disa të dhëna nga Komisioni Evropian, në Ditën Ndërkombëtarë të Mësuesit, sipas të cilave tregohet se arsimtarët shqiptarë rezultojnë më të keqpaguarit. Meta pasqyron nga të dhënat shifrën prej 4, 233 euro në vit, duke e renditur kështu pagën e mësuesit shqiptar të fundit në Evropë dhe rajon.

“DITA NDËRKOMBËTARE E MËSUESIT i gjen sot arsimtarët shqiptarë më të keqpaguar se të gjithë kolegët e tyre në rajon dhe në kontinent. Të dhënat e përpiluara nga Komisioni Evropian, të bëra po sot publike nga “Euronews” e renditin pagën e mësuesit shqiptar të fundit në Evropë me rreth 4,233 euro në vit, shumë herë më pak se të ardhurat vjetore nga paga të një mësuesi në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Serbi apo Malin e Zi ku mësuesit paguhen dy herë sa këtu”, shkruan Meta.

Ndër të tjera kreu i Partisë së Lirisë, hedh akuza ndaj qeverisë e cila nuk bëri asgjë për ta ndryshuar gjendjen e arsimit shqiptar, teksa në Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit pedagogët protestojnë për dinjitetin e tyre.

“Dhjetë vite në pushtet, Edi Rama nuk bëri asgjë për të ndryshuar gjendjen e rëndë në arsimin shqiptar, përkundrazi Dita Botërore e Mësuesit i gjeti sot pedagogët dhe profesorët në protestë për dinjitetin e tyre, trajtim financiar të paktën sa Kosova dhe kushte më të denja mësimdhënie. Në vend të dëgjojë zërin e arsimtarëve, Qeveria thellon arrogancën deri në mbylljen e shkollave dhe kopshteve, si dhe refuzon të plotësojë kërkesat e tyre plotësisht të drejta dhe të realizueshme”, tha Meta.

Sipas Metës, qeverisë i interesojnë më tepër aferat e inceneratorëve dhe koncesioneve sesa gjendja e rëndë në të cilën ndodhet arsimi e cila sipas të dhënave rezulon me buxhetin më të ulët në rajon.

“Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin sepse prioriteti i Rilindjes janë inceneratorët, koncensionet, PPP-të, rrugët e florinjta dhe tenderat sekretë. Arsim cilësor pa buxhetim nuk mund të ketë!  Vetëm arsimi, si prioritet kombëtar, sjell zhvillim të qëndrueshëm, frenon shpopullimin dhe garanton të ardhmen e sigurt europiane! Rritja e menjëhershme e pagave për pedagogët dhe profesorët duhet të jetë hapi i parë!”, tha Meta.

Etiketa: arsimiIlir MetaKryesore1

Lajme të lidhura

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund
Breaking Views

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit
Breaking Views

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar
Breaking Views

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Para
Tronditet Italia, lojtari humbi ndjenjat në fushë. Ndërron jetë

Arti në zi, ndahet nga jeta kompozitori i njohur shqiptar (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund
Breaking Views

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26

Erind Goçlari dhe familja e tij është ndihmuar pas fushatës bamiirëse të hapur në Angli, ku janë mbledhur mbi 119...

Lexo më shumë
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com