GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria kërkon në Rusi mbylljen e faqes “Homeland Justice”. Kërkesa bie në vesh të shurdhër

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria kërkon në Rusi mbylljen e faqes “Homeland Justice”. Kërkesa bie në vesh të shurdhër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno

Autoritet e Drejtësisë Shqiptare, i janë drejtuar me një letër-porosi ministrisë së Drejtësisë Ruse, duke kërkuar ekzekutimin e një vendimi gjykate për mbylljen e faqes “Homeland Justice” në aplikacionin “Telegram”.

Ky aplikacion kontrollohet dhe administrohet me servera qëndrorë në Rusi, ndaj dhe ekzekutimi i letër-porosisë e nxjerrë nga prokuroria e Tiranës, i është drejtuar pikërisht ministrisë së Drejtësisë Ruse.

Letër-porosia është dërguar dy javë më parë, ndërsa zyrat e oficerëve të kontaktit në ambasadat respektive, mësohet të mos kenë marrë asnjë veprim, për zbatimin e kësaj kërkese.

Me sa duket nevoja e palës shqiptare për ndihmë të ndërsjelltë juridike, ka rënë në vesh të shurdhër në Rusi.

Nga ana tjetër thuajse dy javë më pas, nga letër-porosia shqiptare e dërguar në Moskë, grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”, ka hedhur mëngjesin e sotëm në “Telegram” një databazë tjetër të dhënash me personat e dyshuar për krime të ndryshme në Shqipërisë.

Bëhet fjalë për 12 mijë e 500 faqe material, ku janë të renditur në vite me radhë mijëra persona si të dyshuar nga policia. Kjo databazë konsiderohet si kartoteka kriminale e çdo personi të dyshuar, ku jepet të dhënat personale të individit.

Duke filluar nga numri personal, gjurmët e gishtave, dhe deri tek vepra penale për të cilën është dyshuar apo shoqëruar në polici.

Deputetë, ministria, ish-ministra, zyrtarë të ndryshëm, prokurorë dhe gjyqtarë por edhe emra të njohur të botës së krimit janë pjesë e kësaj liste të publikuar tashmë nga “Homeland Justice”. Databaza, i përket sistemit policor “Memex”, ku raportohen informacione të policisë kriminale, mbi personat e dyshuar dhe të kërkuar për vepra të ndryshme penale.

Mes mijëra personave të dyshuar për veprime kriminale, s’kishte si të mungonte biznesmeni i lojërave të fatit, Ervis Martinaj, fati i të cilit prej datës 9 Gusht 2022, nuk dihet nëse është gjallë apo është vrarë.

Martinaj në këtë foto shfaqet në moshë rreth 24 vjeç, dhe nuk jepen të dhëna se për çfarë vepre penale është dyshuar. Nga ana tjetër, në listën kriminale të personave të dyshuar rezulton të jetë, Elisa Spiropali, me detyrë deputete dhe Ministre e Shtetit në qeverinë Rama.

Shpëtim Gjika, me detyrë ish-kryebashkiak i Vlorës është pjesë e kësaj liste, pasi Gjika rezulton të jetë arrestuar dhe proceduar për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Pjesë e listës është dhe gjyqtari i Administratives në Vlorë Ken Dhima.

Lista vijon me shumëllojshmërinë emërore si Musfata Lici ose “Tata i Shkodrës”, Aldo Baho i Peqinit, Paro Laçi, Mariglen Përgjini etj.

Deri këtë fazë ku ndodhet hetimi, policia dhe prokuroria e Tiranës, nuk kanë qenë në gjendje të ndalojnë shpërndarjen e këtyre të dhënave të marrë nga hakerat iranianë nga sistemi ynë kibernetik. /Rel/ 

Etiketa: Homeland JuisticeRusiShqiperia

Lajme të lidhura

Largoi 950 mijë euro verë nga vila e Ergys Agasit, Gjykata cakton arrest në burg për Eno Agasin
Aktualitet

Largoi 950 mijë euro verë nga vila e Ergys Agasit, Gjykata cakton arrest në burg për Eno Agasin

13:57 - 18/09/26
Ikën Altin Jani, emërohet drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë
Aktualitet

Ikën Altin Jani, emërohet drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë

13:44 - 18/09/26
Shqipëria e dyta në Europë për vështirësitë e jetesës/ Gjysma e shqiptarëve mezi mbyllin muajin
Aktualitet

Shqipëria e dyta në Europë për vështirësitë e jetesës/ Gjysma e shqiptarëve mezi mbyllin muajin

13:30 - 18/09/26
Para
Rama konfirmon përçarjen me SHBA: Zgjedhjen time e kam bërë

Rama konfirmon përçarjen me SHBA: Zgjedhjen time e kam bërë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Largoi 950 mijë euro verë nga vila e Ergys Agasit, Gjykata cakton arrest në burg për Eno Agasin
Aktualitet

Largoi 950 mijë euro verë nga vila e Ergys Agasit, Gjykata cakton arrest në burg për Eno Agasin

13:57 - 18/09/26

Gjykata e Tiranës vendos vijimin e masës “arrest në burg” për Eno Agsin dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit Bledar...

Lexo më shumë
Ikën Altin Jani, emërohet drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë

Ikën Altin Jani, emërohet drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë

13:44 - 18/09/26
Shqipëria e dyta në Europë për vështirësitë e jetesës/ Gjysma e shqiptarëve mezi mbyllin muajin

Shqipëria e dyta në Europë për vështirësitë e jetesës/ Gjysma e shqiptarëve mezi mbyllin muajin

13:30 - 18/09/26
Hidhet shorti/ Kush është gjyqtari që do të shqyrtojë ankimimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut

Hidhet shorti/ Kush është gjyqtari që do të shqyrtojë ankimimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut

13:10 - 18/09/26
Përfshihet nga flakët automjeti në një parkim nëntokësor në Fier, banorët në panik

Përfshihet nga flakët automjeti në një parkim nëntokësor në Fier, banorët në panik

12:59 - 18/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com