GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shqipëria kryen “remuntadën epike” ndaj Rumanisë

20:37 - 12/09/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria kryen “remuntadën epike” ndaj Rumanisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria U-21 luajti sot ndaj Rumanisë ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Europianit të kësaj grupmoshe, duke triumfuar me rezultatin 3-2 pas një ndeshjeje të mbushur me emocione.

Minutat e para janë shumë të balancuar me të dyja skuadrat që qarkullojnë topin, por nuk arriijnë të krijojnë raste të pastra për shënim. Në minutën e 14-të Borza i Rumanisë ka një mundësi për gol shumë afër portës, por gjuan jashtë. Janë sërish rumunët që i afrohen rrezikshëm portës kuqezi me gjuajtjen e kapitenit Munteanu nga distanca që përfundon jashtë ngjitur me shtyllën pingule. Pjesa e parë mbyllet me një barazim 0-0 pa shumë raste të pastra për shënim.

Pjesa e dytë nis shumë vrullshëm me Rumaninë që zhbllokon rezultatin me anë të Grameni, i cili godet saktë në zonë pas një krosimi nga e djathta duke e depozituar topin në rrjetë. Kombëtarja U-21 reagon menjëherë një minutë më pas kur pas një krosimi nga e djathta në qendrë të zonës Arda Kurtulan godet dhe topi përplaset në traversë. Buxhelaj i ndodhur aty pranë provon fare afeër portës, por një nga mbrojtësit rumun largon topin në vijnë fatale. Shqipëria U-21 hidhet e gjitha në sulm dhe bën presion të lartë, duke iu afruar sërish golit, këtë me Shpendin, gjuajtja e të cilit përfundon jashtë ngjitur me shtyllën. Trajnerët kanë bërë ndërkohë zëvendësimet e para, duke rifreskuar forcat.

Pavarësisht përpjekjeve në minutën e 58-të rumunët dyfishojnë. Gjuajtja nga distanca e njërit prej mesfushorëve rumunë grushtohet nga portieri Lilo, por Borza që ndjek aksionin godet saktë dhe shënon.

Gjithsesi, kuqezinjtë nuk dorëzohen dhe në minutën e 63-të Berisha jep një top në thellësi për Cristian Shpendin, i cili arrin të godasë portën me topin që pasi devijohet nga një mbrojtës përfundon në rrjetë. Goli u jep zemër kuqezinjve që vazhdojnë të këmbëngulin dhe barazim nuk vonon. Kapiteni Medon Berisha lëshon një predhë nga një distancë e largët me topin që përfundon në trekëndëshëin e portës rumune. Është minuta e 70-të dhe rezultati i fiksuar në shifrat 2-2.

Tani Shqipëria U-21 beson dhe hidhet e gjitha në sulm. Në minutën 87-të kuqezinjtë zbresin në zonë dhe Stiven Shpendi, jep një pasim të shkurtër për Pajazitin, i cili godet saktë dhe arrin të shënojë për 3-2. Misioni përmbysje realizohet, shpërthen festa në “Elbasan Arena” me kuqezinjtë që më në fund arrijnë të kalojnë në një avantazh të merituar. Në minutat e fundit Kombëtarja shqiptare arrin të menaxhojë mirë lojën, duke marrë kështu tre pikë të rëndësishme, duke u renditur në vendin e parë të Grupit E me 6 pikë pas dy ndeshjeve të para.

Etiketa: Euro 2025Kryesore1rumaniShqiperiU21

Lajme të lidhura

Një tjetër hap fals për Elbasanin, Bylis i imponon barazimin
Breaking Views

Një tjetër hap fals për Elbasanin, Bylis i imponon barazimin

19:32 - 28/02/26
“Legjendat flasin” Dikur pjesë e Kombëtares në Euro 2016, Andi Lila beson te kualifikimi i kuqezinjve në Botërorin 2026
Sport

“Legjendat flasin” Dikur pjesë e Kombëtares në Euro 2016, Andi Lila beson te kualifikimi i kuqezinjve në Botërorin 2026

12:40 - 28/02/26
Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër
Breaking Views

Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër

21:43 - 27/02/26
Para
E frikshme/ Rrugë të mbushura me kufoma pas stuhisë

E frikshme/ Rrugë të mbushura me kufoma pas stuhisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën
Breaking Views

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën

21:58 - 28/02/26

Është mbyllur protesta e PD, e cila nisi rreth orës 18:30. Protestuesit u mblodhën në selinë blu, ndërsa Flamur Noka...

Lexo më shumë
E konfirmuar! Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë

E konfirmuar! Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë

21:43 - 28/02/26
Molotovët në shtëpinë e Enver Hoxhës, Bardhi: Aty Rama mbyll pazaret korruptive

Molotovët në shtëpinë e Enver Hoxhës, Bardhi: Aty Rama mbyll pazaret korruptive

21:22 - 28/02/26
E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha

E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha

21:06 - 28/02/26
Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, protestuesit e PD hedhin ‘breshëri’ molotovësh dhe fishekëzjarrësh

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, protestuesit e PD hedhin ‘breshëri’ molotovësh dhe fishekëzjarrësh

20:59 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com