GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shqipëria kundërshton Francën, Mazi: Nuk di te ketë ndonjë dokument në BE, që kandidatët të anëtarësohen në grup

17:43 - 03/01/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria kundërshton Francën, Mazi: Nuk di te ketë ndonjë dokument në BE, që kandidatët të anëtarësohen në grup
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryenegociatori i Shqipërisë për Integrimin në Bashkimin Europian, në një intervistë për mediat ka thënë se BE nuk ka nxjerr ndonjë dokument që të thuhet që futja e kandidatëve të jetë në grup. Sipas tij, nëse do të ishte e vërtetë, kjo do të përbënte një problem të madh për zgjerim pasi do të shihej me dyshime.

“Për këtë duhet pyetur Franca. Jemi në një bote reale. Të gjithë kuptojnë mire. Është koha për të dhënë mendime të qarta, pa zbukurime semantike. Nuk dua te evitoj te jap mendimin tim. Shqipëria ka përshkruar rruge te gjate, ka bere shume progres ne vijimësi, pa u ndalur. Ajo vijon te gjithë reformat intensivisht. Është deklaruar zyrtarisht, institucionalisht, me shkrim, nga KE, se Shqipëria i ka përmbushur gjithë kërkesat.

Nënvizoj se unë nuk di te ketë ndonjë dokument, vendim apo direktive, apo diçka tjetër, te miratuar unanimisht, zyrtarisht, ne Këshillin Evropian, qe te kërkojë integrimin apo futjen e kandidateve ne grup! Po te ishte e vërtetë, kjo do te përbënte një ndryshim te madh te vete mantra-s se zgjerimit te BE: zgjerimi ecën mbi bazën e meritës individuale (te kandidatit). As me shume, as me pak. Ndryshe, ky parim themelor i zgjerimit te BE-se do te pësonte një gërryerje te madhe. Zgjerimi do shihej me dyshim jo te vogël. BE duhet te shprehet qarte, me argumente juridike, si Këshill, qe te jete e besueshme për këtë pike. Sot thuhet kështu, nesër ashtu, nga nivele te ndryshme. Si i mendojnë njerëzit dhe vete vendet kandidate këto luhatje, qëndrime?” – është shprehur Mazi.

Më tej ai thotë se në BE nuk duket se ka oreks për zgjerim dhe se nëse ngërçi do të vijojë, atëherë Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut.

“Po e përsëris, është e dukshme qe sot nuk duket se ka oreks nga te gjithë për zgjerim. Disa nuk e shohin me simpati procesin. Arsyet janë te ndryshme. Disa kane zgjedhje ne horizont. Për ta, ky është preokupimi, prioriteti numër një. E gjithë administrata duket se punon ne funksion te tyre.

Ne BE vihet re se ka përpjekje për lidershipi; ka probleme për këndvështrimin dhe interpretimin e shtetit ligjor, legjislacionit te BE ne raport me atë kushtetues kombëtar, migracionin, buxhetin, etj. Nuk përjashtohet qe ndonjë shtet anëtar te fshihet pas ”mosndarjes“ për arsye te një ose disa prej arsyeve sa me lart.

Ideale do te ishte qe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut te uleshin te dyja, qysh me herët, ne tryezën e Konferencës te Pare Ndërqeveritare. Situata nuk është me e mira. Kryeministri ynë e tha qarte, nëse ngërçi do vijoje pa zgjidhur, ne do konsultohemi me njerëzit dhe do kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut” – u shpreh ndër të tjera Mazi.

Etiketa: anetaresimiBEdokumentFrancagrupKandidatetkundershtonShqiperia

Lajme të lidhura

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet
Aktualitet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Para
Kush janë banorët e rinj që do të hyjnë në “Big Brother Vip”

“Ta nisim vitin pa gënjeshtra”, ish-fituesi i ‘Big Brother’ nxjerr zbuluar produksionin

Discussion about this post

TË FUNDIT

U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë
Aktualitet

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26

Një foshnjë rreth 2 muajshe është dërguar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në pediatrinë e spitalit rajonal të Korçë. Sipas...

Lexo më shumë
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com