GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Shqipëria Madhështore”/ Berisha u përgjigjet ndjekësve, nga kundërshtimi ndaj censurës te reformat ekonomike dhe sociale

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama zhduku 60 milionë euro që dha qeveria franceze për gratë. Do garantojmë suksesin e çdo nëne dhe vajze në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook, Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, bëri një gamë deklaratash që shpalosin vizionin e tij për të ardhmen e vendit. Gjatë transmetimit direkt, Berisha u përball me pyetje të komentuesve, duke u shprehur mbi çështje të ndryshme, nga kundërshtimi ndaj mbylljes së TikTok nga qeveria, deri te premtime për reforma të thella në fusha ekonomike, sociale dhe institucionale.

Berisha kritikon mbylljen e aplikacionit TikTok nga qeveria, e cilën e përshkruan si një akt të rëndë censure. Ai theksoi se censura ka qenë gjithmonë një mjet i përdorur nga regjimet diktatoriale për të shtypur mendimet e ndryshme, duke iu referuar edhe deklaratave të presidentit Donald Trump për rrezikun e armikut të brendshëm. Sipas tij, vendosja e kufijve mbi një mjet komunikimi si TikTok është një intolerancë ndaj mendimit ndryshe.

Berisha theksoi se viti 2025 do të jetë “viti i diasporës shqiptare”. Ai premtoi se vota e shqiptarëve jashtë vendit do të jetë e sigurt dhe inkurajoi qytetarët e regjistruar të votojnë për shpëtimin e Shqipërisë. Në këtë kontekst, shprehu përkushtimin për monitorimin e çdo elementi të procesit zgjedhor.

Berisha përmendi “aferën McGonigal”, dhe paralajmëroi se nuk është çudi nëse Rama do të kërkohet të ekstradohet në SHBA.

Berisha paralajmëroi se në “tre muajt e para” të qeverisjes së PD do të hedhë bazat ligjore për krijimin e një klimë më miqësore ndaj biznesit. Ai përmendi uljen drastike të çmimeve të energjisë, incentivimin e investimeve në sektorin e energjisë diellore, zgjerimin e projekteve të mëdha minerare dhe krijimin e kushteve për një ambient më të favorshëm për bizneset shqiptare. Në thelb, u premtua një rivendosje e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për investime të brendshme dhe të huaja.

Në fushën e arsimit, udhëheqësi i PD-së u premtoi studentëve përgjysmimin e tarifave dhe heqjen e mesataren e pranimit nv universitete, duke synuar krijimin e mundësive më të mira për punësim. Për fermerët, ai kritikoi qeverinë aktuale për politikat që kanë sjellë një rënie dramatike në prodhimet bujqësore. Berisha premtoi subvencione për çdo prodhim dhe theksoi nevojën për një politikë të barabartë që të mbrojë prodhimet vendase, duke paralajmëruar se “Ballkani i Hapur” do të mbyllet pas datës 11 maj.

Sali Berisha theksoi se krimet elektorale do të trajtohen me ashpërsi dhe çdo shkelje e ligjit do të përballet me një audit të fortë.

Gjithashtu, ai vuri në dukje rëndësinë e reformave në fushën e drejtësisë.

Në mbyllje, Berisha deklaroi se projektet e tij për “Shqipërinë Madhështore” synojnë të krijojnë një klime të re për investime, të ulë çmimet për konsumatorët dhe të rivendosë Shqipërinë si një superfuqi rajonale, sidomos në sektorin e energjisë.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve
Breaking Views

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë
Breaking Views

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli
Aktualitet

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Para
U del boja kamionëve kinezë të Lali Erit, 4.2 miliardë lekë Artan Topit dhe Ampelio Ziggiotto-s

U del boja kamionëve kinezë të Lali Erit, 4.2 miliardë lekë Artan Topit dhe Ampelio Ziggiotto-s

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve
Breaking Views

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26

“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë në shesh për...

Lexo më shumë
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

19:41 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com