GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB: Çmimet e ushqimeve pësuan rritje për të dytin muaj radhazi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së Eurostat, për muajin korrik 2025 regjistrohet në 2.4%.

Ky nivel e vendos Shqipërinë në të njëjtin kufi me mesataren e inflacionit në Bashkimin Europian, duke treguar se sot qytetarët shqiptarë paguajnë thuajse të njëjtat çmime si qytetarët europianë.

Por ndryshe nga vendet e BE-së, ku të ardhurat mesatare janë disa herë më të larta, Shqipëria ka ende një nga pagat më të ulëta në rajon.

Ky kontrast e bën përballimin e çmimeve “europiane” jashtëzakonisht të vështirë për familjet shqiptare, të cilat shpesh mbështeten tek ndihma financiare e emigrantëve apo të ardhurat dytësore për të mbyllur muajin.

Në nivel rajonal, Shqipëria raportohet me inflacion më të ulët se fqinjët. Për korrikun, Maqedonia e Veriut regjistroi 4.6%, Kosova 4.3%, ndërsa më të lartat u shënuan në Rumani me 6.6%, Estoni me 5.6%, Mal të Zi me 4.7% dhe Serbi me 5%.

Sipas grupeve të mallrave dhe shërbimeve, rritja më e madhe e çmimeve në Shqipëri u vu re tek “Argëtimi dhe kultura” me 12%, e ndjekur nga “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.3% secili. Ndërkohë, ushqimet bazë dhe pijet joalkoolike u rritën me 1.8%, ndërsa energjia, qiratë dhe lëndët djegëse shënuan një rritje minimale prej 0.3%. Ulje pati vetëm tek transporti, me 0.8%.

Në thelb, Shqipëria po paguan me çmime europiane, por me të ardhura “shqiptare”, duke e shtuar barrën mbi konsumatorët dhe duke theksuar kontrastin mes standardit të jetesës dhe nivelit të të ardhurave.

Etiketa: CmimeKryesore1

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)

22:30 - 16/11/26
Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje
Aktualitet

Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

22:08 - 16/11/26
Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij
Aktualitet

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

22:03 - 16/11/26
Para
EUROSTAT: Shqipëria sërish e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë

Raporti i OKB: Politikat fiskale të qeverisë Rama kanë “nxitur” pabarazinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)

22:30 - 16/11/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në Gjermani, ku kanë humbur jetën tre persona, mes tyre edhe dy shqiptarë të...

Lexo më shumë
Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

22:08 - 16/11/26
Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

22:03 - 16/11/26
Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

21:35 - 16/11/26
21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21:18 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com