GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shqipëria, me nivelin më të ulët të lindshmërisë në rajon

07:48 - 14/03/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëna e 7 fëmijëve lind pesënjakë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vit pas viti Shqipëria po përkeqëson treguesit e lindshmërisë në raport me Europën duke u renditur në krye të vendeve me normën më ulët të lindshmërisë.

Sipas një renditje që publikoi Eurostat për vitin 2021, Shqipëria u rendit e katërta në Europë pas Maltës, Spanjës dhe Italisë me 1.31 fëmijë për grua.

Indeksi i fertilitetit, i cili tregon numrin mesatar të fëmijëve që pritet të lindë një grua në moshë riprodhuese është përkeqësuar me shpejtëwsi në 30 vitet e fundit duke u pakësuar me rreth 4 herë..

Sipas Eurostat normat më të larta të lindshmërisë në Europë i ka Franca me 1.84 fëmijë për grua, e ndjekur nga Çekia me 1.83 fëmijë për grua, Islanda me 1.82 fëmijë për grua, Rumania me 1.81 fëmijë për grua.

Na krahun tjetër Malta një shtet ishullor që të rinjtë nuk preferojnë të krijojnë familje kishte normën më të ulët të lindshmërisë në Europë ne 1.13 fëmijë për grua, Spanja me 1.19 fëmijë, Italia me 1.25 fëmije për grua dhe Shqipëria me 1.38 fëmijë për grua.

Rajoni

Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka nivelin më të ulët të fertilitetit në rajon. Edhe Serbia që kishte normat më të ulëta të lindjeve në rajon është nuk është përkeqësuar. Në vitin 2021 në serbi norma e fertilitetit ishte 1.52 dhe mbeti e pandryshuar në raport me një vit më parë.

Gjithashtu Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u renditen me mirë se Shqipëria (shiko grafikun bashkëngjitur).

Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë.

Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT indeksi sintetik i fertilitetit ra në 1,32 fëmijë për grua më 2021 nga 1,34 fëmijë që ishte ky tregues më 2020 dhe 1,36 që ishte në vitin 2019. Në vitin 2001, sipas INSTAT, ky tregues ishte 2.1, ndërsa në vitet 1970 ishte mbi 5.

Kjo do të thotë se në 100 gra pritet të lindin 1312 fëmijë nga rreth 210 fëmijë në vitin 2001 dhe 500 fëmijë në vitin 1970. Me këtë ecuri popullsia e Shqipërisë pëson rënie në mënyrë të pakthyeshme për shkak se tashmë lindshmëria është  shumë poshtë normës së zëvendësimit dhe gratë nuk arrijnë të zëvendësojnë vetveten.

Kjo do të thotë se në të ardhmen popullsia do të pakësohet, por do të ketë gjithnjë e më pak femra, të cilat janë baza e riprodhimit.

Që një popullsi të mund të frenojë rënien duhet që norma e lindshmërisë të jetë së paku 2.1 fëmijë për grua. Por në Shqipëri përveçse ka rënie lindshmëria, numri i bebeve femra po bie më shpejt.

Etiketa: lindshmeriShqiperi

Lajme të lidhura

Skandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…
Ekonomi & Sociale

Skandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…

11:05 - 15/03/26
Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës
Breaking Views

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

09:56 - 15/03/26
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Para
Përplasja, Koreja Veriore ka lëshuar dy raketa balistike

Përplasja, Koreja Veriore ka lëshuar dy raketa balistike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd
Breaking Views

Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

17:04 - 15/03/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ditën e sotme me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë...

Lexo më shumë
Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26
“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

15:20 - 15/03/26
PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

15:00 - 15/03/26
Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

14:42 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com