GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria me ‘patenta ari’! Sa paguajnë qytetarët e rajonit për…

07:54 - 22/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria me ‘patenta ari’! Sa paguajnë qytetarët e rajonit për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

850 mijë lekë të vjetra ose 85 mijë lekë të reja, do të paguajë çdo shqiptar që pas datës 10 mars do të dojë të pajiset me një leje drejtimi. Ky dyfishim i tarifës erdhi si ‘rrufe në qiell të hapur’, dhe bëri që të gjithë ata që kishin shtyrë marrjen e një patente, të aplikonin me urgjencë. Qëllimi ishte që të mos paguanin tarifën e kripur, ndaj të gjitha zyrat ku tërhiqen dokumentet që nevojiten për lejen e drejtimit, u gjendën para një radhe të gjatë njerëzish mëngjesin e 17 shkurtit.

Në fakt, zyrtarisht, nga ana e drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe, nuk ka asnjë rritje. Dyfishimin e tarifës, Gonxhe thotë se e kanë bërë në kuadër të një marrëveshjeje që synon eleminimin e evazionit fiskal dhe informalitetit në sektorin e Autoshkollave. Zërat për monopolin e një tregu nuk kanë munguar, por në këtë shkrim do të ndalemi në një tjetër pikë.

Sa paguajnë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për patentat? Ku qëndron ndryshim me Shqipërinë?

Rritja e çmimeve të patentave u raportua fillimisht ne verë. Për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, shumë autoshkolla rritën edhe çmimet, kështu që mesatarisht, të gjithë ata që nuk e kishin marrë patnetën deri në gushtin e vitit të kaluar, do paguanin 100 euro më shumë. Pas Shqipërisë, vendi që ka çmim mjaft të lartë të patentave është Maqedonia e Veriut.

Maqedoni e Veriut

Autoshkollat ​​në Maqedoninë e Veriut ofrojnë një paketë bazë me çmimin prej 400 eurosh që përfshin mësimin teorik dhe praktik për kategorinë B. Nëse kandidati nuk kalon herën e parë, atëherë çmimi rritet  me 100 deri në 200 euro. Mesatarisht, shoferët e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut duhet të jenë të përgatitur të shpenzojnë deri në 700 euro për të marrë patentën.

Serbia

Në Serbi, ndryshojnë edhe rregullat. Në këtë vend, mund të pajisesh me leje drejtimi që në moshën 17-vjeçare. Kostoja e orëve për trajnimin e plotë të kandidatit është rreth 630 euro. Këtë çmim, sipas TRT, autoshkollat e ofrojnë për paketën që mbulon edhe provimin teorik e praktik. Disa nga autoshkollat mbulojnë edhe certifikatën mjekësore. Në Serbi, provimi i patentës jepet sipas shortit që të bie. Janë 15 detyra të ndryshme në terren dhe në mënyrë të rastësishme me përzgjedhje kompjuterike, kandidatit i jepet rruga të cilën duhet të ndjekë për dhënien e provimit në trafikun e qytetit.

Kosovë

Autoshkollat në Kosovës ofrojnë paketën bazë me 20 orë praktikë që kushtojnë deri në 200 euro. Paketa me 300 euro ofron trajnimin bazë teorik dhe praktik.

Bosnje e Hercegovina

Në Bosnje e Hercegovinë çmimi varion nga 500 deri në 600 euro për mësimin teorik, trajnimin praktik, testin teorik, ndihmën e parë dhe testin e drejtimit. Për shkak të dallimeve të mëdha në çmimet për trajnimin e shoferëve në pjesë të ndryshme të BeH, autoritetet kanë vendosur një çmim minimal mbrojtës për autoshkollat, të cilin nuk duhet ta ulin.

Mali i Zi

Mali i Zi ofron një paketë me një kosto që nga 230 deri në 290 euro në varësi të automjetit e llojit të patentës. Studiuesit zbuluan se malazezët e kanë të vështirë të marrin patentë shoferin, kryesisht për shkak të ekzaminimeve dhe miratimeve të nevojshme. Shumica e autoshkollave në Mal të Zi paguajnë veçmas shpenzimet e provimit praktik dhe teorik. Verifikimi i dokumenteve gjithashtu kërkon një kosto ekstra.

Etiketa: PatentaShqiperia

Lajme të lidhura

Dhjetori 2024 ‘gllabëroi’ buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit
Aktualitet

Paralizë investimesh për vitin 2026, Qeveria nuk nxjerr asnjë qindarkë nga fondet e brendshme

08:33 - 06/03/26
Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale
Aktualitet

Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale

08:14 - 06/03/26
Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë
Aktualitet

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë

22:40 - 05/03/26
Para
Arsenali bërthamor rus: Sa i madh është dhe kush e kontrollon?

Arsenali bërthamor rus: Sa i madh është dhe kush e kontrollon?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhjetori 2024 ‘gllabëroi’ buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit
Aktualitet

Paralizë investimesh për vitin 2026, Qeveria nuk nxjerr asnjë qindarkë nga fondet e brendshme

08:33 - 06/03/26

Viti fiskal 2026 ka nisur me një paralizë të plotë të investimeve publike nga fondet e brendshme. Të dhënat zyrtare...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:17 - 06/03/26
Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale

Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale

08:14 - 06/03/26
Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa, godasin edhe Tel Avivin

Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa, godasin edhe Tel Avivin

08:10 - 06/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Mars 2026

07:35 - 06/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com