GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të “dembelizmit” në Europë

07:40 - 13/08/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të “dembelizmit” në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria u rendit në mesin e vendeve e normën të lartë të popullsisë në moshë në punë që nuk aktivizohet në forcën e punës.

Sipas përllogaritjeve të INSTAT në vendin tonë popullsia, që nuk do të punojë dhe që kategorizohet në statistika, si grupi inaktiv, zuri 32.5% të totalit të popullsisë mbi 15 vjeç, duke u renditur e shtata në Europë për normën më të lartë të popullsisë inaktive. Ky tregues ishte më i lartë në 6 vende të tjera Europiane, si Greqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Italia, Mali i Zi dhe Turqia ku popullsia inaktive arriti në intervalet 32.6-45.1 %. Niveli më i lartë në Europë i përket Turqisë.

Në Shqipëri popullsia jo aktive në tregun e punës pësoi rritje të ndjeshme në vitin 2020. Si rrjedhojë e krizës ekonomike që u krijua nga pandemia shumë persona u dekurajuan të kërkojnë punë pasi mendojnë se nuk gjendet një e tille. Në vitin 2020 shkalla e inaktivitetit shënoi rritje vjetore me 1.2 pikë përqindje.

Në të gjithë Europën përqindja e popullsisë inaktive jashtë forcës së punës ishte në trend në rënie, nga 32.3% në 2002 në 26.6% në 2019. Por në vitin 2020, ky tregues u rrit me 0.5 pikë përqindjeje, duke arritur në 27.1% si rrjedhojë e efekteve të pandemisë.

Punësimi në Shqipëri përballet me nivel të lartë informaliteti, që së paku me treguesit zyrtar është 34%. Sipas të dhënave të INSTAT nga anketa e forcës së punës në fund të tremujorit të parë 2021 u raportuan të punësuar 1,138,604 persona, por vetëm h 35% e tyre nuk paguan sigurimeve shoqërore.

Popullsia jashtë forcës së punës përfshin persona që janë në moshë pune, por nuk janë të punësuar dhe gjithashtu nuk kategorizohen të papunë, pasi nuk janë në dispozicion ose nuk kërkojnë punë për një larmi arsyesh, për shembull, sepse po studiojnë, kujdesen për një anëtar të familjes ose janë të paaftë për punë.

Por ndryshe nga Bashkimi Europian në Shqipëri popullsia që merr pjesë në forcën e punës, që dëshiron të punojë dhe nuk gjen punë është shumë e lartë. Kjo pjesë e popullsisë në moshë pune konsiderohet “e papunë”. Shkalla e papunësisë në Shqipëri arriti në 11.8 për qind në fund të vitit 2020 me një rritje vjetore prej 0.7 pikë përqindje.

Pjesëmarrja e popullsisë në forcën e punës u përmirësua ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Rekordi arriti në vitin 2019, ku 69.7 për qind e popullsisë 15-64 vjeç ishin në punë ose në kërkim të një pune. Në vitin 2017 ky tregues ishte 65.9%.

Duke analizuar forcën e punës sipas grup-moshave të popullsisë shihet se po reduktohet me ritme të përshpejtuara forca e punës tek të rinjtë 15-29 vjeç. Në të kundërt, numri i pensionistëve në punë po rritet. Sipas të dhënave të INSTAT numri i personave mbi 64 vjeç që janë raportuar në punë arriti në mbi 86 mijë në tremujorin e parë të vitit 2021 me një rritje 30 % në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë./MONITOR

Etiketa: dembelizemEuropeShqiperia

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje
Breaking Views

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje

13:41 - 11/01/26
Para
Kryeministri grek: Kërkova falje sepse ndjeva se ishte nevojë personale,në disa raste nuk mjaftoi ndërhyrja por mbrojtëm mijëra njerëz

Greqi/ Zjarret sjellin ndryshime në kabinetin e qeverisë, Mitsotakis riorganizon ministritë

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com