GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shqipëria në ditët e saj më të zeza”, Lubonja për parlamentin e ri: Rama do opozitë fasadë

18:18 - 06/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shqipëria në ditët e saj më të zeza”, Lubonja për parlamentin e ri: Rama do opozitë fasadë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Parlamenti i ri, sesioni i ri politik, a do ketë paqe apo përplasje? Si do të jetë qëndrimi i opozitës? Këto janë disa nga pyetjet që kanë marrë përgjigje nga analisti Fatos Lubonja pasditen e sotme në News24, në rubrikën “Opinion”.

Lubonja tha se nuk beson se do ketë përplasje, ashtu siç sipas tij ka pasur vetëm retorikë, propagandë e show politik. Sipas tij, kryeministri Edi Rama do opozitë fasadë në shërbim të fasadës që ka ndërtuar.

“E vështirë të bësh parashikime në Shqipëri në kuptimin e paqes ose përplasjeve. Problemi kryesor që kemi pasur ne, i paqes dhe përplasjeve, prej kohësh kanë qenë më shumë retorika, propagandë, show politik dhe jo paqe e përplasje të vërteta, as përplasje në kuptimin e interesave të ndryshme, siç qe për shembull ’97, kur ishte një popull i grabitur kundër qeverisë. Kanë qenë përplasje sallonesh, parlamentare, mediatike, të shtirura.
Ne kemi kohë që bëjmë show dhe këtë show duket se e ka fituar Edi Rama, i cili në një farë mënyrë duket se nuk do më as këtë përplasjen retorike që ka qenë deri tani, por do të sundojë i qetë, i patrazuar. Mund të jetë përplasje në kuptimin e debateve parlamentare, disa figura që do dalin, por shpesh herë këtë figura bëjnë dhe retorikë, kujtojmë Blushin, Ramën, Nanon. Të gjitha këto kanë qenë skenarë mashtrues që ndoshta do të vazhdojnë, por do doja të kishte përplasje të vërteta. Njerëz që të ngrihen dhe vërtetë të përplasen me një regjim të korruptuar, të kapur nga oligarkia, nga krimi i organizuar që po shkatërron Shqipërinë dhe jetën e njerëzve, por nuk besoj se do ketë përplasje”, tha Lubonja.

Sipas tij, Shqipëria është në ditët e saj më të zeza.

Etiketa: Fatos Lubonjaparlament i Ri

Lajme të lidhura

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër
Lajme

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës
Breaking Views

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së
Breaking Views

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26
Para
Përplasje e fortë mes dy makinave në Fier-Levan, dy familje përfundojnë në kanal, flasin drejtuesit

Aksident i rëndë në aksin Berat-Skrapar, 4 të plagosur mes tyre 2 fëmijë

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com