GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Shqipëria në KS: Bota mund të mësojë shumë nga Kosova

13:42 - 19/10/23
në Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria në KS: Bota mund të mësojë shumë nga Kosova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria kryeson takimin e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku ndër të tjera është diskutuar për dhunën seksuale si krim lufte.

Me ftesën e Shqipërisë, pjesë e këtij takimi është bërë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila mbajti fjalën e saj.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani theksoi në fjalën e tij se dhuna seksuale e lidhur me konfliktin është një krim lufte dhe mbetet një sfidë thelbësore e sigurisë globale, teksa nënvizoi se bota mund të mësojë shumë nga Kosova lidhur me këtë çështje.

“Vijmë nga një rajon (Ballkani Perëndimor) që në një të kaluar jo shumë të largët, ka qenë skenë e konflikteve të mëdha dhe vuajtjeve të shumta njerëzore, një realitet i zymtë që u pasqyrua dhe në raportimet e takimit të sotëm. Dhuna seksuale e shkaktuar nga konflikti përbën një shkelje të rëndë të vlerave të përbashkëta humane dhe nuk duhet, dhe nuk do të tolerohet si një nënprodukt i pashmangshëm i luftës. Përhapja marramendëse e akteve të tilla të neveritshme, ku vetëm në Kosovë numërohen mbi 20,000 gra dhe vajza që kanë duruar dhunën seksuale, ka lënë plagë të thella. Të patrajtuara në kohë, këto plagë kanë potencialin të pengojnë përpjekjet e rimëkëmbjes dhe rivendosjes së paqes dhe sigurisë së qëndrueshme. Për këto arsye bindëse, Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të mbrojtur dhe siguruar që zërat e të mbijetuarve të dëgjohen, që autorët të vihen para përgjegjësisë dhe, në fund të fundit, që drejtësia të shërbejë si themeli mbi të cilin ne mund të ndërtojmë një paqe të qëndrueshme, me kalimin e kohës”, tha ai.

Kryediplomati shqiptar në fjalën e tij, gjithashtu u ndal tek vajzat e gratë e rrëmbyera nga terroristët e Hamasit, të cilat po mbahen diku në Gaza në kushte të tmerrshme.

“Ne bëjmë thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm dhe pa kushte”, tha Ministri Hasani.

Në takimin për “Parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës seksuale të shkaktuar nga konfliktet”, Presidentja Vjosa Osmani foli për eksperiencën e Kosovës lidhur me këtë rast teksa vuri theksin në rëndësinë e llogaridhënies.

“Autorët e këtyre krimeve nuk njohin kufij. Ata nuk ndalen para asgjëje. Ata shkatërrojnë jetën. Ata nuk duan të shkatërrojnë vetëm kombe apo vende. Ata duan të shkatërrojnë besimin tonë në njerëzimin. Ata duan të dehumanizojnë njerëzit”, tha ajo.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe përfaqësuese nga Bosnje dhe Hercegovina apo Ukraina, të cilët sollën eksperiencat e tyre të dhimbshme por njëherësh edhe përvojat për ndërtimin e modeleve në mbrojtje të viktimave të dhunës.

Etiketa: botaKosoveShqiperi

Lajme të lidhura

Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së
Breaking Views

Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së

23:05 - 23/03/26
Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!
Breaking Views

Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!

22:42 - 23/03/26
Protesta e opozitës, Lisandër Hoxha: PD duhet të rrijë çdo natë para Kryeministrisë
Breaking Views

Protesta e opozitës, Lisandër Hoxha: PD duhet të rrijë çdo natë para Kryeministrisë

20:54 - 23/03/26
Para
Deputetët “ngujohen” në Kuvend me këngën e Adem Jasharit (VIDEO)

Deputetët "ngujohen" në Kuvend me këngën e Adem Jasharit (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin
Breaking Views

Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin

23:15 - 23/03/26

Lajme jo fort të mira vijnë nga Lecce. Futbollisti i kombëtares shqiptare, Medon Berisha, ka pësuar një dëmtim muskular në...

Lexo më shumë
Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së

Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së

23:05 - 23/03/26
Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!

Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!

22:42 - 23/03/26
“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

22:10 - 23/03/26
Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha

Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha

21:58 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com