GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Shqipëria në “luftë” me Turqinë për 17-vjeçarin e talentuar, FSHF nis bisedimet

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria në “luftë” me Turqinë për 17-vjeçarin e talentuar, FSHF nis bisedimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmjen e së mërkurës, në Turqi ka shkëlqyer ylli shqiptar, Berat Lush i cili ka realizuar 4 gola në fitoren e thellë 5-0 që skuadra e tij Erokspor mori ndaj Istanbulsporit. Kjo paraqitje e futbollistit nga Gostivari, ka marrë jo pak vëmendje nga mediat turke, duke e cilësuar si yllin më të ri të futbollit turk, i cili po lë gjurmë në moshë shumë të re.

FSHF nuk ka humbur shumë kohë dhe menjëherë ka nisur kontaktet me familjarët e futbollistit, për ta bindur që të zgjedhë fanellën e Shqipërisë.

Vetë Alban Bushi i cili drejton Shqipërinë U21, ditën e djeshme ka nisur bisedimet me babanë e Berat Lushit, në mënyrë që ky i fundit të vishet kuqezi në të ardhmen, duke shtuar padyshim vlerat në sulmin e skuadrës sonë.

BERAT LUSH- Sulmuesi shqiptar i lindur në Stamboll dhe me origjinë nga Gostivari, është bërë kryefjalë në Turqi, falë paraqitjes në ndeshjen e fundit ndaj Istanbulsporit, ku arriti të shënonte edhe 4 gola në fitoren e thellë 5-0. Sulmuesi 18-vjeçar ka marrë vëmendjen e mediave turke të cilat e vlerësojnë si një lojtar me shumë potencial, dhe këtë e tregojnë shifrat, 5 gola në 7 javët e para të kampionatit turk, aq sa ka edhe Taulant Seferi që luan në të njëjtën ligë me të.

Berat Lush luan si sulmues i majtë dhe është një nga pozicionet ku Shqipëria po vuan për lojtarë dhe mjafton të shihet se në shumë ndeshje, Silvinjo ka improvizuar me Nedim Bajramin, i cili në Skoci po kalon një moment negativ, pa minuta dhe pa besim nga klubi. Nëse Lushi nuk është ende mjaftueshëm i mirë për Shqipërinë A, U21 do të kishte ndoshta sulmuesin që po i mungon prej kohësh pasi është vetëm 18 vjeç dhe do të ishte në moshën ideale për të luajtur edhe në Europianin e 2027.

TURQIA- Deri më tani, Lushi është aktivizuar me të rinjtë e Turqisë, megjithatë vetë futbollisti nuk e ka mohuar kurrë origjinën e tij. Në profilin e tij në “Instagram”, Lush mban flamurin turk dhe atë shqiptar, ndërkohë që shumë herë postimet e tij në rrjetet sociale, janë shoqëruar me këngë në gjuhën shqipe, duke treguar se e di shumë mirë prejardhjen që ka.

Sikur të mos mjaftonin këto, futbollisti e festoi një nga golat e shënuar me shqiponjë, duke dhënë një mesazh të fortë. Kartonin e Berat Lush e zotëron Gallatasaraj që e ka huazuar këtë sezon në ligën e dytë turke për të marrë minuta, gjë të cilën 18-vjeçari po e bën në mënyrën më të mirë të mundshme..

Etiketa: fshfU21

Lajme të lidhura

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali
Sport

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali

19:24 - 20/08/26
Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës
Sport

Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës

17:17 - 20/08/26
Nga Messi te Ronaldo, futbollistët po bëhen pronarë klubesh: ‘Perandoritë’ e reja të yjeve
Sport

Nga Messi te Ronaldo, futbollistët po bëhen pronarë klubesh: ‘Perandoritë’ e reja të yjeve

15:15 - 20/08/26
Para
“Uragani” Harry Kane, bëhet lojtari që arrin më shpejt 100 gola për një klub

"Uragani" Harry Kane, bëhet lojtari që arrin më shpejt 100 gola për një klub

Discussion about this post

TË FUNDIT

Profesori Lush Susaj: Qeveria i ngjan një organizate kriminale. Zjarret? Duhet të ishin në punë inxhinierët e pyjeve dhe jo patronazhistët e fëlliqur
Aktualitet

Profesori Lush Susaj: Qeveria i ngjan një organizate kriminale. Zjarret? Duhet të ishin në punë inxhinierët e pyjeve dhe jo patronazhistët e fëlliqur

19:49 - 20/08/26

Profesori Lush Susaj në protestën e 82 kundër qeverisë, bëri thirrjet që shqiptarët të bashkohen në mbrojtje të vendit. Ai...

Lexo më shumë
Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali

19:24 - 20/08/26
Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare

Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare

18:45 - 20/08/26
Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve

Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve

18:24 - 20/08/26
82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

18:18 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com