GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shqipëria në rrezik”, Berisha: Rama po sillet si pushtues, “Bordi” po vjedh qytetarët

11:53 - 10/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shqipëria në rrezik”, Berisha: Rama po sillet si pushtues, “Bordi” po vjedh qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me intelektualët në Kolonjë përsëriti akuzat ndaj kreut të qeverisë, Edi Ramës. Sipas Berishës, kryeministri Rama po sillet si pushtues me qytetarët shqiptarë ndërsa “Bordi i Transparencës” vijon të vjedhë xhepat e qytetarët me çmimet absurde që ka vendosur.

Më tej, kryedemokrati tha se Rama ndihet më i afërt me Vuçiç sesa me Kurtin pasi të dy po drejtojnë një projekt të mirëfilltë anti-shqiptar.

“Ka shndërruar qeverinë në makineri të tmerrshme mashtrimi. Për rrugën Korçë- Kolonjë në 2018 u tha se do të përfundonte vitin e ardhshëm, rruga vijon akoma dhe shton paratë në xhepat e tyre.
Bazojnë çdo gjë në mashtrim dhe gjithçka në vjedhje. Me bordet që ka vendosur ka vjedhur nga xhepa e qytetarëve me rritjen e TVSH 400 e ca mln euro. Nafta është 80 euro për fuçi sot në treg, shumë më e lirë se ç’ishte në fillim të luftës. Këtu është akoma e shtrenjtë. 250 ton naftë futen kontrabandë. jemi në një situatë ku shqiptarët po braktisin vendin në mënyrë masive. SA duhet ti dalim zot vendit apo të pajtohemi me këtë rrokullisje. Asnjë kolonjar pavarësisht bindjeve partiake, nuk mund të bjerë dakord me këto politika. Çfarë arritjesh ka që ne ti besojmë këtij njeriu dhe regjimit të tij. Ishim në Bruksel do të na çojë në Beograd.

Sot kemi rrogat më të ulëta. Ç’duhet të bëjë tjetër me ne si shqiptarë që ta tolerojmë. Ky po sillet si pushtues me shqiptarët, ndjehet më afër me Vuçiçin se me Albin Kurtin, sepse Kurti nuk pranon projektin Ballkanin e Hapur, projekt mirëfilltë anti Shqiptar. Duhet ti jemi mirënjohës që po e kundërshton. Marrëdhëniet shqiptaro serbe nuk janë kurrë të sinqerta nëse nuk kalojnë nga Prishtina. Ndryshe sjellin vetëm atë që ndodhi në Kosovë. Dua t’ju ftoj të angazhohemi me përkushtim në dialog me çdo qytetar vendi është në rrezik, Shqipëria është në rrezik dhe kush thotë të kundërtën të paraqesë argumente. Një vend që po shpopullohet me shpejtësi marramendëse. Një nga faktorët themelor të ekzistencës sonë kanë qenë nënat por kemi më shumë vdekje se lindje. Ky është një fakt i dhimbshëm”, ka deklaruar Berisha.

Lajme të lidhura

‘Le Figaro’ për Ballukun: Pezullohet bashkëpunëtorja e ngushtë e Ramës, akuzohet për korrupsion në tendera
Aktualitet

‘Le Figaro’ për Ballukun: Pezullohet bashkëpunëtorja e ngushtë e Ramës, akuzohet për korrupsion në tendera

11:25 - 07/02/26
E emëroi Kryeinspektor/ Nga “gjel deti pusho” e ktheu në ‘gjel deti këndo’, ja si e tallte Edi Rama Dashnor Sulën (Video)
Aktualitet

E emëroi Kryeinspektor/ Nga “gjel deti pusho” e ktheu në ‘gjel deti këndo’, ja si e tallte Edi Rama Dashnor Sulën (Video)

10:54 - 07/02/26
Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie
Aktualitet

Vendimi i GJK për Ballukun, Tabaku: Drejtësia foli, tani nuk ka asnjë justifikim për të mos i hequr mandatin!

09:31 - 07/02/26
Para
U shpall zyrtarisht Mbret, deklarata e Charles para Këshillit të Aderimit

U shpall zyrtarisht Mbret, deklarata e Charles para Këshillit të Aderimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedia e familjes Kola që u shua në Itali, nxënësit homazhe për 15-vjeçaren: Do jesh gjithmonë në zemrat tona!
Aktualitet

Tragjedia e familjes Kola që u shua në Itali, nxënësit homazhe për 15-vjeçaren: Do jesh gjithmonë në zemrat tona!

11:34 - 07/02/26

Nga Corriere.it   “Xhesika jeton përgjithmonë në zemrat tona”, “Na mungon tashmë.” “Ti shkëlqen dhe do të shkëlqesh.” Me këto fjalë prekëse...

Lexo më shumë
‘Le Figaro’ për Ballukun: Pezullohet bashkëpunëtorja e ngushtë e Ramës, akuzohet për korrupsion në tendera

‘Le Figaro’ për Ballukun: Pezullohet bashkëpunëtorja e ngushtë e Ramës, akuzohet për korrupsion në tendera

11:25 - 07/02/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

Mashtrim në emër të qenve: industria e ndyrë e “vullnetarëve” animalistë

11:15 - 07/02/26
E emëroi Kryeinspektor/ Nga “gjel deti pusho” e ktheu në ‘gjel deti këndo’, ja si e tallte Edi Rama Dashnor Sulën (Video)

E emëroi Kryeinspektor/ Nga “gjel deti pusho” e ktheu në ‘gjel deti këndo’, ja si e tallte Edi Rama Dashnor Sulën (Video)

10:54 - 07/02/26
Elvis Doçi, i akuzuar për drejtimin e grupit kriminal, përfiton leje ndërtimi hoteli në Durrës

“Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat)

10:31 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com