GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria, nga klimë mesdhetare drejt asaj subtropikale

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria, nga klimë mesdhetare drejt asaj subtropikale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej vitit 1994 Shqipëria është angazhuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Kufizimi i rritjes së temperaturave është një prej objektivave kryesore që këto tre dekada i ngjan një lufte me mullinjtë e erës. Temperaturat e ajrit në Shqipëri janë rritur ndjeshëm, duke shkuar ndesh me angazhimet për klimën.

Mëngjesin e 20 janarit, ndërsa përgatitej të raportonte temperaturat e ajrit në Tiranë për Institutin e Gjeoshkencave, vrojtuesi Islam Kola u befasua nga rezultatet. Atë të hënë, temperatura maksimale rezultoi 20°C, plot 8.4 gradë mbi mesataren tridhjetëvjeçare.

“Temperatura mesatare maksimale e ajrit në janar po t’i referohemi mesatareve shumëvjeçare 1961-1990 është në vlerat 11.6 gradë.”, argumenton Dr. (K). Ing. Anira GJONI, eksperte mjedisi në Departamentin e Meteorologjisë – Instituti i Gjeoshkencave.

Kjo situatë nuk është e pazakontë, pasi të dhënat historike tregojnë se anomalitë e temperaturave janë vërejtur edhe në vite të tjera.

‘Temperaturat, kanë anomali pozitive. Por midis të tre elementëve, temperatura mesatare maksimale dhe minimale, anomali më të lartë e kanë temperaturat maksimale.’- vëren Prof.Dr. Petrit Zorba, Meteorolog, pranë Institutit të Gjeoshkencave.

Këto ndryshime nuk janë të kufizuara vetëm në Shqipëri, por pasqyrojnë një prirje globale të rritjes së temperaturave. Janari i këtij viti shënoi rekord në temperaturat globale.

 

“Janari ishte 1.75 gradë Celsius më i nxehtë sesa në kohërat paraindustriale, duke vazhduar këtu shënimin e temperaturave rekord që u regjistruan më 2023 dhe 2024, teksa emetimet e gazrave serrë po ngrohin planetin.”- informoi Faktoje.al Copernicus, shërbimi satelitor i Bashkimit Evropian për ndryshimet klimatike.

Temperatura ekstreme

Në Shqipëri, viti që lamë pas u karakterizua nga temperatura jashtëzakonisht të larta, duke konfirmuar ndikimin e ndryshimeve klimatike. Të dhënat e Rrjetit Kombëtar të Monitorimit Meteorologjik vërtetojnë se rekordi i temperaturave të ajrit u shënua në muajt korrik dhe gusht.

“Vlerat e temperaturave minimale dhe maksimale të ajrit janë më të larta sesa norma shumëvjeçare 1960-1990.”, shpjegon Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave. Temperaturat mesatare maksimale të ajrit për muajin gusht shënuan një rritje prej 6.2°C mbi mesataren e 30 viteve të fundit. Edhe korriku tregoi një tendencë të ngjashme, duke rezultuar 5.6°C mbi normën shumëvjeçare

Kjo tendencë e rritjes së temperaturave nuk u kufizua vetëm në muajt e verës, por vijoi edhe gjatë periudhave që tradicionalisht konsiderohen të ftohta, duke e bërë 2024 një vit ‘ferri’.

“Mesatarja vjetore në rang territori, për të gjashtin vit me rradhë, rezulton rreth 2°C mbi mesataren klimatike normale.”, pohon meteorologia Tanja Porja.

Sipas parashikimeve, edhe ky vit pritet të jetë një nga tre vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, pas 2024 dhe 2023.

“Në dy dekadat e fundit, vitet rezultojnë përgjithësisht më të nxehtë se normalja.”, shton më tej Porja.

Alarmi se anomalitë e temperaturave kanë hyrë në një terren rreziku e ka kthyer vëmendjen dhe nevojën për reflektim të ndryshimeve klimatike në kryefjalë të institucioneve ndërkombëtare.

‘Në studimin që kemi bërë për të parë projeksionet e klimës, në skenarin më të mirë pritet rritje e temperaturës nga 2 gradë në 4 gradë dhë në skenarin më të keq nga 4 gradë në 6 gradë. Kjo do të thotë se pritshmëria e rritjes së temperaturës do të rrezikojë dhe do të ndikojë në të gjithë aktivitetet e jetës së vendit.’, paralajmëron Laureta Dibra, manaxhere projekti pranë UNDP-së në Shqipëri.

Ndryshimet klimatike janë të dukshme dhe të prekshme për këdo. Një anketë online e Faktoje.al mbi ndryshimet e motit në vitet e fundit tregoi se 71% e pjesëmarrësve mendojnë se dimrat janë bërë më të butë dhe verërat më të nxehta. Ndërkohë, 21% ndiejnë mungesën e pranverës dhe vjeshtës, ndërsa 7% vërejnë një reduktim të reshjeve dhe shtim të thatësirës. Asnjë nga të anketuarit nuk pohon se nuk ka vënë re ndryshime në klimë.

të nxehtit gjatë verës apo të fenomeneve ekstremeve gjatë dimrit si reshjet, përmbytjet. Masat përshtatëse prekin të gjithë sektorët, shëndeti, bujqësia, energjia apo turizmi dhe janë prioritare,” thekson ai.

 

Laureta Dibra nga UNDP në Shqipëri shton se këto masa duhet të bëhen pjesë e planit kombëtar në mënyrë që të shoqërohen me financimet e nevojshme.

 

“Disa nga masat që janë më shumë të rëndësishme dhe evidente, sicc janë masat infrastrukturore, t’i integrojmë në planin kombëtar të përshtatjes me ndryshimet e klimës. Duke qënë pjesë e planit kombëtar, financimi i tyre do të jetë pak më shumë në vëmëndjen e qeverisë qendrore dhe njëkohësisht edhe të donatorëve.”, thekson Dibra.

Nga ana tjetër, profesor Qirjo thotë se nuk duhen lënë mënjanë as masat zbutëse ndaj ndryshimeve të klimës.

“Ne nuk mund t’i shmangemi edhe masave zbutëse ndonëse Shqipëria ka shkarkime modeste. Në këtë drejtim sektori më prioritar që ka dhe shkarkimet më të mëdha është sektori i transportit,”, përfundon profesor Qirjo./ Nga Esmerlda Topi Faktoje.al

 

 

Etiketa: klimandryshimet pasojarreziqe

Lajme të lidhura

Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Aktualitet

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit
Aktualitet

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

13:18 - 22/06/26
Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë
Aktualitet

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26
Para
Berisha: Vendi do njohë një bum të madh energjetik, brenda një mandati do dyfishohet prodhimi

Berisha: Vendi do njohë një bum të madh energjetik, brenda një mandati do dyfishohet prodhimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!
Breaking Views

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26

Qeveria planifikon të mbledhë deri në 280 milionë euro në vit vetëm nga taksa e pasurise, trefish më shumë sesa...

Lexo më shumë
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

15:29 - 22/06/26
Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

15:06 - 22/06/26
Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

14:43 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibommeritbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetholiganbetcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabet