GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shqipëria një hap larg Euro 2024, UEFA reportazh për Sylvinho/ “Shumë energjik, na jep…”

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria një hap larg Euro 2024, UEFA reportazh për Sylvinho/ “Shumë energjik, na jep…”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

UEFA i ka kushtuar një reportazh trajnerit Sylvinho, i cili është vetëm një hap larg kualifikimit me Shqipërinë në finalet e Euro 2024.

Ata e kanë ndjekur gjatë punës së përditshme te kuqezinjtë nga diskutimet me stafin e tij, seancat stërvitore apo emocionet që përcjell ndeshja.

“E di që të përfaqësosh një shtet hyn në zemrën e të gjithë njerëzve të atij vendi. Ti e di që ke shumë përgjegjësi për të luajtur me shpirt dhe zemër, sepse përfaqësojmë një vend. Tifozët të cilët vijnë në stadium duan ta shikojnë këtë”, shprehet Sylvinho.

UEFA përmend ndeshjen e së premtes me Moldavinë në Kishinjev si tepër të rëndësishme.

Sylvinho i emëruar në Janar po bën mrekullinë duke qenë pranë pjesëmarrjes së dytë të Shqipërisë në një turne të rëndësishëm pas Europianit të 2016 në Francë.

Puna e tij vlerësohet edhe nga futbollistët e Kombëtares.

“Është një trajner që po na jep shumë, pasi është tepër energjik. Kemi patur shumë nevojë”, tha Hysaj. Mbrojtësi ‘veteran’ i kuqezinjve, duke folur me superlativa për trajnerin brazilian, duke e përfshirë atë në grupin e më të preferuarve, shpjegon edhe si e ndryshoi Sylvinho atmosferën në grupin e futbollistëve të Kombëtares.

“E ndjek shumë, pasi është një trajner që na ka dhënë shumë dhe po na ndihmon gjithmonë. Është shumë energjik dhe na jep shumë pozitivitet si grup. Kishim shumë nevojë për këtë, pasi kemi pasur disa kohë kur nuk kishim shumë atmosferë pozitive si skuadër dhe kishim nevojë për njerëz si Sylvinho. Tani është padyshim një nga trajnerët më të preferuar të mi”, shprehet Hysaj.

Mbrojtësi shkodran nuk ngurron të pyesë trajnerin edhe për evolucionin e rolit të mbrojtësit të krahut, por edhe ndryshimin mes tij dhe vetë Sylvinhos, që në karrierën si futbollist ka luajtur pikërisht si mbrojtës i majtë.

“Ka ndryshuar disi, pasi dikur nuk ishte aq taktik. Sot ka shumë taktikë në mënyrën e interpretimit të këtij roli. Lëviz, futu brenda, largoje topin jashtë zonës, mos e lër të afrohet këtu, e të tjera këshilla taktike. Sigurisht taktik është e rëndësishme, por atëherë ishte më shumë një lojë kombinimesh. Ti je shumë më agresiv dhe shumë më i fortë fizikisht. Në duelet një kundër një je shumë më mirë, pasi unë nuk i preferoja shumë”, shprehet Sylvinho.

UEFA kujton edhe karrierën e Sylvinho ku ka fituar shumë trofe përfshi 2 herë Champions League.

 

 

Etiketa: Kryesore1SylvinhoUEFA

Lajme të lidhura

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi
Sport

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi

18:12 - 12/09/26
Projekti për ndërtimin e 2 fushave në Luginën e Preshevës/ Kryetari i Bujanocit vlerëson nismën e FSHF-së
Sport

Projekti për ndërtimin e 2 fushave në Luginën e Preshevës/ Kryetari i Bujanocit vlerëson nismën e FSHF-së

16:27 - 12/09/26
‘Sekreti’ i Topit të Artë, tre kiteret që përcaktojnë fituesin e çmimit të madh këtë vit
Sport

‘Sekreti’ i Topit të Artë, tre kiteret që përcaktojnë fituesin e çmimit të madh këtë vit

13:39 - 12/09/26
Para
Shqipëria në garë për ekstradimin e Dritan Rexhepit/ SPAK përgatit dosjen

Shqipëria në garë për ekstradimin e Dritan Rexhepit/ SPAK përgatit dosjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër
Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë...

Lexo më shumë
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26
“Të qëndrojmë bashkë deri në zhdukjen e tradhtisë”/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Rama kërkon të shesë vendin cep më cep

“Të qëndrojmë bashkë deri në zhdukjen e tradhtisë”/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Rama kërkon të shesë vendin cep më cep

21:28 - 12/09/26
“Mos e lejoni kriminelin të na shesë tokat”/ Emigrantja nga Italia mesazh Melonit për Ramën

“Mos e lejoni kriminelin të na shesë tokat”/ Emigrantja nga Italia mesazh Melonit për Ramën

21:05 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com