GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shqipëria nuk fiton as ndaj Estonisë, miqësorja përfundon në barazim

21:24 - 13/06/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria nuk fiton as ndaj Estonisë, miqësorja përfundon në barazim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Estonisë në miqësoren e zhvilluar në “Air Albania”. Estonia i rrëmbeu një barazim pa i vjedhur asgjë skuadrës së Edoardo Rejës që nuk krijoi pothuajse asgjë për të merituar diçka më shumë. Asnjë gol dhe një skuadër pa dëshirë për të fshirë disi humbjen ndaj Izraelit apo barazimin ndaj Islandës në Ligën e Kombeve.

E nisi me dy risi shumë të mëdha Reja që ia besoi një vend në mbrojtje të riut Bajrami, debutues me Kombëtaren dhe Enis Çokajn e rreshtoi në mesfushë me Ramadanin e Çekiçin. Vrioni dhe Seferi u zgjuan vetëm pas 20 minutave lojë të përgjumur. Shqipëria me pak forcë e dëshirë ndërsa Estonia e tërhequr e gjitha në mbrojtje e me dëshirën e madhe për të mbrojtur me të gjitha forcat.

Rastin ideal Vrioni e pati në minutën e 32 por sulmuesi më i mirë i Bundesligës Austriake nuk arriti shënonte ndërsa pjesa e parë ishte vetëm kaq për kuqezinjtë që lëshuan terren në minutat e fundit. Broja dhe Uzuni në pjesën e dytë e bënë më ritmike ndeshjen për kuqezinjtë që shtuan forcat në sulm pasi Vrioni vazhdoi të qëndronte.

Ndeshje shumë e lexueshme për Shqipërinë që nuk arriti të prodhonte lojë të shpejtë dhe me fantazi ku problemet më të mëdha i reflektoi sërish mesfusha duke mos krijuar vizion loje. Pas një goditjeje të rrezikshme të Çekiçit, rastin e artë e pati Estonia me Pum që mund të kishte ngrirë skuadrën tonë ndërsa Reja hodhi në fushë Abrashin për të balancuar skuadrën.

Një shans edhe për Muçollin ndërsa në sulm Uzuni kërkoi të bënte gjithçka vetë. Estonia rrezikoi sërish 14 minuta nga fundi me Petson ndërsa deri në fund ndeshja nuk dhuroi asnjë shkëndijë. Shqipëria dhuron një paraqitje të dobët edhe ndaj një kundërshtari që renditet në vendin e 110 të klasifikimit të FIFA-s dhe e mbyll qershorin pa asnjë fitore e shumë zhgënjim.

 

Etiketa: barazimEstoniamiqesorjaShqiperia

Lajme të lidhura

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)
Sport

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

10:54 - 25/02/26
U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”
Breaking Views

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions
Sport

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

22:36 - 24/02/26
Para
Ç’po ndodh? Ku po e dërgon Erion Veliaj luanin e Kopështit Zoologjik?

Ç’po ndodh? Ku po e dërgon Erion Veliaj luanin e Kopështit Zoologjik?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi pas situatës së rënduar në juglindje të vendit, duke e cilësuar izolimin e...

Lexo më shumë
I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

14:03 - 25/02/26
U kap në Kosovë me 1 mln euro cash, pezullohet nga detyra efektivi i komisariatit Nr.5 Tiranë (Emri)

U kap në Kosovë me 1 mln euro cash, pezullohet nga detyra efektivi i komisariatit Nr.5 Tiranë (Emri)

13:34 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
‘Imuniteti i Ballukut’/ Berisha: PS nuk është parti, por një organizatë kriminale që mbron kryehajdutët

‘Imuniteti i Ballukut’/ Berisha: PS nuk është parti, por një organizatë kriminale që mbron kryehajdutët

13:09 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com