GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse Rama premtoi të paktën dy

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse Rama premtoi të paktën dy
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një vend ku zjarret kanë shkatërruar qindra mijëra hektarë tokë në dekadën e fundit, premtimet politike për përforcimin e flotës ajrore me avionë zjarrfikës nuk janë çështje retorike, por çështje jetike. Megjithatë premtimi i bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale të vitit 2025, se Shqipëria do të kishte dy avionë zjarrfikës të gatshëm për sezonin veror, rezulton i pambajtur.

“Flota jonë ajrore do të ketë në dispozicion duke filluar nga kjo verë, janë bërë marrëveshjet, dy avionë zjarrfikës në gatishmëri për ne pa pritur që të vijnë nga një vend apo nga një vend tjetër”, tha kryeministri gjatë fushatës elektorale në 29 Mars 2025.

Vera erdhi, zjarret nisën, por Shqipëria ende nuk ka asnjë avion zjarrfikës.

Një kërkesë për informacion që Faktoje i drejtoi Ministrisë së Mbrojtjes konfirmon zyrtarisht se, ndryshe nga sa u premtua, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë nuk disponojnë asnjë avion zjarrfikës.

Në përgjigjen e kthyer zyrtarisht, ministria njofton thjesht: “Ju informojmë se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) aktualisht nuk disponojnë avionë zjarrfikës.”

E në fakt për zjarret aktive në vend avionët zjarrfikës erdhën nga vendet e Bashkimit Europian në kuadër të programit EU Solidarity.

Gjatë ditëve të fundit flakët kanë përfshirë zona të ndryshme të Shqipërisë si Delvina, Bulqiza, Borshi, Lukova, Kanina, Berati dhe Pusteci.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes civile njoftoi më 28 Korrik se “gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri nga të cilat 17 janë ende aktive, 6 janë nën monitorim dhe 11 janë shuar”.

Mungesa e avionëve zjarrfikës është denoncuar edhe nga kreu i institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, sipas të cilit Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk disponon asnjë avion apo helikopter të dedikuar për shuarjen e zjarreve nga ajri.

Premtimi i ricikluar për avionë zjarrfikës

Premtimi për avionë zjarrfikës nuk është i ri për qeverinë socialiste. Ai është një riciklim i deklaratave të mëparshme.

Në janar të vitit 2023, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi publikisht se Shqipëria po përgatiste dokumentacionin për blerjen e dy avionëve shumëfunksionalë, të përshtatshëm për ndërhyrje në raste zjarresh dhe për mbështetje agrokulturore.

“Janë disa mjete më modeste në kosto, më të manovrueshme dhe më të përshtatshme për situatat tona të zjarreve,” u shpreh ministri Peleshi asokohe.

Pyetjet që ngrihen nga kjo mospërputhje mes deklaratave politike dhe realitetit janë disa. Sa ka kushtuar dështimi për të pajisur vendin me avionë zjarrfikës në kohë? Sa sipërfaqe mund të ishte shpëtuar? Sa jetë njerëzish dhe burimesh janë vënë në rrezik për shkak të mungesës së logjistikës ajrore?

Në mungesë të transparencës, publiku nuk ka mundësi të gjykojë nëse vonesat janë për arsye financiare, burokratike apo thjesht për mungesë vullneti politik. Asnjë informacion për tendera, kontrata apo faza të prokurimit nuk është bërë publik deri më sot.

Nisur nga të dhënat, premtimi i bërë gjatë fushatës zgjedhore për vendosjen e dy avionëve zjarrfikës në dispozicion të flotës ajrore shqiptare konsiderohet i pambajtur./ Jona Plumbi, Faktoje.al

Etiketa: avion zjarrfikësEdi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Inflacioni rëndon xhepat e qytetarëve, por mbush arkën e shtetit me 5.4 miliardë lekë

15:31 - 04/11/26
I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)
Aktualitet

I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

15:15 - 04/11/26
E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)
Aktualitet

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

15:01 - 04/11/26
Para
Vlorë/ 17-vjeçarja dërgohet në spital me plumb në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë

Vlorë/ Një 25-vjeçar plagoset me thikë në lagjen 'Pavarësia'

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Inflacioni rëndon xhepat e qytetarëve, por mbush arkën e shtetit me 5.4 miliardë lekë

15:31 - 04/11/26

Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të...

Lexo më shumë
I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

15:15 - 04/11/26
E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

15:01 - 04/11/26
Misteri i vdekjes së Urim Fikut në Bulqizë, shoqërohen në polici bashkëshortja dhe djali i viktimës

Misteri i vdekjes së Urim Fikut në Bulqizë, shoqërohen në polici bashkëshortja dhe djali i viktimës

14:47 - 04/11/26
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

Rama bllokoi arrestimin e Ballukut, Brukseli ngre alarmin: Barazia para ligjit në pikëpyetje

14:36 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com