GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shqipëria parajsë e pastrimit të parave”, Dashnor Sula: Paratë e drogës dhe korrupsionit ndërtojnë kullat

11:55 - 11/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shqipëria parajsë e pastrimit të parave”, Dashnor Sula: Paratë e drogës dhe korrupsionit ndërtojnë kullat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula deklaruar se Shqipëria është kthyer në një parajsë për pastrimin e parave të pista. Ai shton se përballë këtij fenomeni ndodhet letargjia e shtetit.

Më tej Sula, shprehet: Janë paratë e drogës dhe të korrupsionit qeveritar ato që ndërtojnë kullat. Vetëm organet e zbatimit të ligjit nuk e shohin këtë. Madje për ti hedhur hi syve qytetarëve një herë në shumë kohë bëjnë sikur sekuestrojnë ndonjë pasuri që realisht janë një grimcë rërë në shkretëtirë.

Statusi i plotë:

Letargjia e shtetit perball pastrimit të parave të “zeza”.

Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave të pista. Veç informacioneve jo zyrtare qe na vijnë çdo ditë kemi edhe disa të dhëna zyrtare që konfirmojnë këtë gjë.

Në një kohë që të gjithë kategoritë e bizneseve po përballen me një krizë që nisi që nga situata e krijuar nga Covid 19 dhe vijoi pas luftës që po zhvillohet në Ukrainë, ka një biznes që po lulezon. Ndërtimi i kullave shumë katëshe kryesisht në Tiranë por edhe në disa nga qytetet kryesore. Shohim çdo ditë kulla që ngrihen madje edhe duke zhdukur historinë e Tiranës së vjetër. Gropa që hapen çdo ditë per të ndërtuar masive betoni dhjetëra katëshe.

Ndërkohë disa fakte interesante që i bërtasin policisë e prokurorisë me zë të lartë se në Shqiperi po pastrohen parate e krimit. Sipas EUROSTAT çmimet e apartamenteve në Bashkimin Europian nga viti 2010 deri në 3-mujorin e dytë të 2022, janë rritur 48%.

Për të njëjtën periudhë qiratë janë shtrenjtuar me 18%, sipas të dhënave të fundit të Eurostat.

Ndërsa INSTAT në Shqipëri thotë se në Tiranë çmimet e apartamenteve janë rritur gati 40% vetëm vitin e fundit.

Sipas Indeksit Fischer të Çmimeve të Banesave, i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit te parë te 2022 eshte rritur me 39% në krahasim me një vit më parë. Kjo është rritja më e lartë 6-mujore e këtij indeksi që prej vitit 2013, kur Banka e Shqipërisë nisi llogaritjen e tij.

Në raport me periudhën bazë, që është viti 2013, indeksi i çmimeve të banesave është rritur me afërsisht 110%, ose më shumë sesa dy herë me mesataren e Bashkimit Europian (që e mat nga viti 2010).

Sa kaq, po INSTAT dhe ne vet kemi qenë dëshmitarë të eksodeve masive si asnjëherë më parë që kur ra komunizmi. U dyfishuan ikjet e të rinjve, e forcës punëtore nga Shqipëria menjëherë sapo u hapën kufijtë pas mbylljes nga pandemia.

Ndërkohë sipas raporteve të vet qeverisë së SULLTANIT, rritja ekonomike ska kaluar ndonjëherë mbi 6 apo 7% në vit.

Natyrshëm lind pyetja: në një kohë kur situata ekonomike e familjeve shqiptare përkeqësohet sipas INSTAT, kur rritja ekonomike nuk ndihet, kush ka forcë financiare për të blerë këto ndërtime që është dyfishuar çmimi i një metër katrorë. Ku në Tiranë shkon deri në 3 mijë euro metri katrorë për banim e deri në 10 mijë euro metri katror për biznes.

Sigurisht që nuk ka.

Por janë paratë e drogës dhe të korrupsionit qeveritar ato që ndërtojnë kullat. Vetëm organet e zbatimit të ligjit nuk e shohin këtë. Madje për ti hedhur hi syve qytetarëve një herë në shumë kohë bëjnë sikur sekuestrojnë ndonjë pasuri që realisht janë një grimcë rërë në shkretëtirë.

Etiketa: Dashnor SulaPartia DemokratikePolitike

Lajme të lidhura

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26
Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen
Aktualitet

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

07:52 - 21/02/26
Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
Para
Zgjidhet anëtarja e re e Gjykatës së Lartë, reagon Yuri Kim: Mirëpresim bashkëpunimin për zbatimin e Reformës në Drejtësi

“Shqipëria të ecë përpara”, Yuri Kim: Koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26

Policia shqiptare të premten përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestat e reja kundër korrupsionit nga demonstruesit...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:09 - 21/02/26
Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

07:52 - 21/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Shkurt 2026

07:35 - 21/02/26
Parashikimi i motit, e premte, 14 shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 21 Shkurt 2026

07:33 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com