GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria po plaket, por vendi mbetet jomiqësor ndaj moshës së tretë

Në qytetin bregdetar të Durrësit - ngjashëm me shumë qytete të tjera të vendit, hapësirat ku pensionistët shpenzojnë kohën e tyre mbeten jashtë vëmendjes së autoriteteve vendore.

17:26 - 11/05/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqipëria po plaket, por vendi mbetet jomiqësor ndaj moshës së tretë

JETA E PERDITSHME NE TIRANE - Nje cift pensionistesh duke pushuar ne nje stol ne nje lulishte ne qender te Tiranes. Gjate javeve te fundit, Shqiperia eshte perfshire nga temperaturat e uleta.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qindra pensionistë në Durrës nuk kanë mundësi çlodhjeje dhe argëtimi, ndërsa ata vetë ndeshen me probleme të mbijetesës financiare.

Shumica e të moshuarve të qytetit mblidhen çdo ditë në lulishten para godinës së Postës, aty ku disa dekada më parë ngrihej merkato e vjetër e qytetit bregdetar.

Në pranverë gjelbërimi e mbulon hapësirën, por aktualisht mungon shumica e stolave të lulishtes.

“Këtu duhet të sjellësh gjithçka me vete, nga gurët e shahut e deri te stolat për tu ulur,” tha Sami Veliu për BIRN.

Ai shtoi se që kur ka ardhur nga Skrapari në Durrës – para 20 vjetësh, në këtë lulishte e kalon kohën.

“Pensionin e kam të ulët dhe nuk ma mban të hyj e të shpenzoj në kafene”, shtoi ai.

Rrugicat e lulishtes pas orës 9 të mëngjesit mbushen me të paktën 10-12 grupe burrash që luajnë domino, shah apo me letra. Sipas Samiut mjaft prej tyre dalin edhe pasditeve.

“Janë më shumë se 50 – 60 vetë, që të gjithë të moshuar, të cilët e kanë gjetur si kalim kohe këtë vend,” tha ai.

“Por fatkeqësisht, jo vetëm që nuk ka një vend të mbuluar për stinën e dimrit, por edhe një banjo mungon – shtoi Sami Veliu, i cili është shumë kritik me institucionet vendore.

Sipas Samiut, Bashkia mund të krijojë edhe një strukturë prej druri, si ajo që ka ndërtuar prej kohësh Pogradeci në breg të liqenit për pensionistët e tij.

Jo të gjithë gjejnë mundësinë për të luajtur, dhe tifozët janë më të shumtë pranë tabelave të shahut, ku gara e përditshme është edhe më e fortë.

Shumica ulen në bordurat e çimentos, me nga një copë kartoni nën vete.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT, mosha mediane në Shqipëri u rri nga 33-vjeç në vitin 2011, në 38-vjeç në vitin 2022. Por ndërsa vendi po plaket, strukturat e pushtetit vendor vazhdojnë ti kushtojnë pak vëmendje hapësirave rekreative për moshën e tretë.

Lulishtja para Postës është i vetmi vend ku mblidhen pensionistët durrsakë.

Pensioniste te mbledhura ne lagjen Spitalle ne Durres | Foto nga Gezim Kabashi

Tre kilometra më tej, në lagjen 18 në Spitallë ndodhet një banesë 1-katëshe, e ndërtuar ngjitur me kanalin e ujërave të larta.

Një sallë e madhe, me sipërfaqe gati 80 metra katrore është thuajse e braktisur, por edhe këtu të moshuarit nuk mungojnë.

Ata luajnë të gjithë në prag të banesës, së cilës i mungon porta kryesore.

“Ka më shumë se tre vjet që ne i nxjerrim tavolinat jashtë, pasi na thanë se ndërtesa është privatizuar,” tha për BIRN Myslim Abazaj.

“Kemi biseduar edhe me drejtuesit e bashkisë për pronësinë e saj, por askush nuk na thotë diçka të saktë,” shtoi xhaxha Myslimi.

Kjo banesë është ngritur 10 vjet më parë, dhe që nga dita e parë shfrytëzohet vetëm nga të moshuarit.

Në faqen e internetit të bashkisë, jepet informacion për Qendrën Ditore të të Moshuarve brenda në qytet, ndërsa mungojnë të dhënat për godinën që ndodhet përballë shkollës 9-vjeçare “Naim Babameto” në Spitallë.

Edhe në godinën e Spitallës mungon instalimi i ujit, e njëlloj nuk ka as banjo. Të moshuarit për nevojat e tyre detyrohen të shkojnë në lokalet pranë apo edhe në shtëpi, kur ato nuk janë larg.

Pensionistët janë të shqetësuar për të ardhmen e Qendrës, ku ata mblidhen prej vitesh.

“Spitalla është e mbushur me familje që erdhën pas viteve ’90 nga zonat rurale të vendit, dhe të ardhurat nga pensionet i kemi mjaft të të ulta,” tha Nazmiu, i cili ka jetuar më parë në Librazhd.

“Kur kemi një vend se ku të mblidhemi gjatë ditës, familjarët tonë janë shumë më qetë”, shtoi 76-vjeçari.

Në anën tjetër të qytetit, në lagjen nr 1, Dilaver Barushi, i ka shfrytëzuar ditët e para të diellit në det.

Me Xhinën, qenushin e tij të pandarë, ai e ka gjetur bregdetin si vendin më të mirë për të kaluar kohën.

Telashi i vetëm i Kavijes, siç e thërrasin miqtë, është vendosja e çadrës.

“Plazhi publik, ku laheshim prej disa vitesh u zu nga dikush tjetër, dhe ne nga halli kemi zënë vend në shkallët e Sfinksit,” tha për BIRN Dilaver Barushi.

“Këtu luajmë tavëll e shah, e po ashtu këtu hyjmë në ujë për të notuar,” shtoi ai.

Të moshuarit, që vijnë me biçikleta edhe nga lagje të tjera të qytetit bregdetar, e ndjejnë vehten me fat që kanë ujin pranë.

Sidoqoftë, nëse do të kishim plazhin publik, do të shfrytëzonim edhe rërën, thonë ata.

“‘Sfinksi’ është i gjithi prej çimentoje dhe nuk rrimë dot rehat,” përfundoi Dilaver Barushi.

/Reporter.al/

Etiketa: Kryesore1Pensioniste

Lajme të lidhura

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Para
Zbulohet planeti ”në zjarr”

Zbulohet planeti ”në zjarr”

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

SPAK ka reaguar për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi...

Lexo më shumë
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com