GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shqipëria që duam?! Karçanaj hedh 2.1 mln € te Platforma e Qeverisjes

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Në vitin 2017, kryeministri Rama prezantoi Platformën e Bashkëqeverisjes të quajtur “shqiperiaqeduam.al”. Pretendohej se përmes kësaj platforme

Në vitin 2017, kryeministri Rama prezantoi Platformën e Bashkëqeverisjes të quajtur “shqiperiaqeduam.al”. Pretendohej se përmes kësaj platforme

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2017, kryeministri Rama prezantoi Platformën e Bashkëqeverisjes të quajtur “shqiperiaqeduam.al”. Pretendohej se përmes kësaj platforme qytetarët mund të bëjnë ankesat që kanë për çdo institucion dhe ato të merren menjëherë në konsideratë për t’u dhënë një zgjidhje. Në fakt, që nga viti ku u krijua kjo platformë, më shumë ka marrë para për mirëmbajtje se sa ka dhënë zgjidhje për qytetarët.

Me datë 2 maj 2023, kur shqiptarët e kanë harruar këtë vepër madhore të Ramës, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka derdhur një thes tjetër me para për platformën. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Përmirësimi dhe ristrukturimi i Platformës së Bashkëqeverisjes”. Për mirëmbajtjen e kësaj platforme të cilën qytetarët nuk e përdorin fare ose nuk marrin kurrë shërbim prej saj, AKSHI do të shpenzojë afro 2.1 milionë euro nga taksat tona.

Gara për këtë tender është hapur me datë 24 prill 2023 dhe fituesi pritet të shpallet në fund të këtij muaji.

Ndërkohë ajo që na bie në sy është se nga ky fond limit, parashikohet që 1.5 milionë euro do të përdoren për implementimin e sistemit dhe 600 milionë lekë do të shkojnë për mirëmbajtjen.

Por, pse duhen bërë kaq shpenzime kur supozohet që ky sistem i implementuar në vitin 2017 punon shumë mirë dhe kërkesat apo ankesat e qytetarëve aty po “adresohen”. Pra, pas 5 vitesh që ky sistem funksionon, sipas qeverisë, pse u dashkan 2.1 milionë euro? Do të bëhet nga e para? Po mjaft! Si nuk u ngopën duke vjedhur me këto projekte që nuk i duhen askujt. Pse nuk bëhet më parë një studim fizibiliteti kur harxhohen paratë?

Ky tender do të kishte kuptim, nëse do të bëhej në atë kohë kur qeveria mashtronte ca kohë dhe sistemi nuk ishte funksional, pra asnjë ankesë e qytetarëve nuk mbërrinte tek institucionet.

“Shqipëria që duam” është një platformë e hapur komunikimi dhe ndërveprimi me qytetarët, e cila do të shërbejë për t’Iu dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar me Ju reforma e masa të rëndësishme, duke mundësuar ndikimin Tuaj mbi politikat qeverisëse në çdo sektor apo mbi ecurinë e punës së çdo ministrie e institucioni shtetëror; për të luftuar së bashku korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë e parazitët e çdo niveli dhe duke reaguar ndaj tyre me zero tolerancë; për të nxitur e garantuar zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare ose vetjake të kujtdo prej Jush

Çdo njeri që do të bëhet anëtar i kësaj platforme duhet të regjistrojë si fillim të gjitha të dhënat e tij në dritaren e parë që del në momentin që linçohet faqja”, u shpreh Rama më datë  7 tetor 2017, kur niste kjo lojë.

Dhe në vitin 2018, u tha se kjo platformë është gati dhe bashkëqeverisja po funksionon. Por, nëse nuk ka qenë i implementuar sistemi si ka funksionuar platforma?!

Në fakt si website kjo platformë ekziston, nga një tentativë e Gijotina.com thuhet se ankesa u dërgua, por nëse ankesa shkon vërtetë në destinacion këtë nuk e dimë. Por, edhe në këtë pikë mbeten në pikëpyetje paratë që po shpenzon AKSHI.

Sikur e theksuam më lartë kjo platformë u prezantua me emrin “Shqipëria që duam” nga kryeministri Rama, i cili tha se qytetarët mund të denoncojnë zyrtarët e korruptuar.

Po ia dërgojmë këtë artikull platformës, me shpresën që ta adresojë në SPAK shqetësimin tonë mbi vjedhjen e 2.1 milionë eurove.

Lexo edhe: Godet Mirlinda Karçanaj, shpenzon 2.6 MLN € për një regjistër

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: AKSHIauzimMilrinda Karcaajtender

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Ligji për dosjet, analisti: Shqiptarët kanë probleme më të mëdha, bëhet për…

Fushata e lodhshme 2023, emigracioni, demokracia boshe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com