GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare U-17 e ka mbyllur me një humbje 1-3 ndaj Finlandës raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17, UEFA EURO 2027.

Pavarësisht rezultatit në ndeshjen e fundit, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama kanë arritur të sigurojnë vendin e dytë në Grupin 4, duke kaluar në raundin e dytë kualifikues në League A.

Shqipëria e nisi mirë takimin dhe kaloi e para në avantazh me Haxhi Rrenën, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 17-të. Finlanda reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të përmbyste rezultatin brenda pak minutash.

Launiala barazoi në minutën e 61-të nga pika e bardhë e penalltisë dhe vetëm tri minuta më vonë realizoi golin e dytë për skuadrën e tij.

Në minutën e 90+7, Aho shënoi edhe golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1 të Finlandës.

Në përfundim të tri ndeshjeve të këtij mini-turneu, Shqipëria U-17 renditet në vendin e dytë të Grupit 4 me 4 pikë, pas Finlandës që e mbylli me pikë të plota, 9.

Skocia u rendit në vendin e tretë me 3 pikë, ndërsa Suedia në vendin e fundit me 1 pikë.

Përfundimi në dy vendet e para të grupit i siguron Shqipërisë kalimin në raundin e dytë kualifikues në League A, ku kuqezinjtë do të vazhdojnë garën në muajin mars 2027.

Në këtë fazë do të marrin pjesë 28 kombëtare, 14 fitueset dhe 14 skuadrat e renditura në vendin e dytë në raundin e parë.

Raundi i dytë do të përcaktojë shtatë kombëtaret që do t’i bashkohen Letonisë, vendit organizator, në fazën finale të Kampionatit Europian U-17, që do të zhvillohet nga 24 maji deri më 6 qershor 2027.

Pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit, Kombëtarja U-17 arrin objektivin e kalimit në League A dhe do të vijojë në mars rrugëtimin drejt fazës finale të Europianit.

Etiketa: raundi i dyteU-21. Shqipëria

Lajme të lidhura

Synon vendin e dytë në grup, ja si mund të reshtohet Kosova ndaj Irlandës
Sport

Synon vendin e dytë në grup, ja si mund të reshtohet Kosova ndaj Irlandës

15:15 - 17/11/26
Shqipëria në vazon e tretë, si funksionon shorti i kualifikueseve të Euro 2028?
Sport

Shqipëria në vazon e tretë, si funksionon shorti i kualifikueseve të Euro 2028?

14:45 - 17/11/26
Kombëtarja U-21 gati për Spanjën/ Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në ‘Air Albania’, hyrja në stadium falas
Sport

Kombëtarja U-21 gati për Spanjën/ Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në ‘Air Albania’, hyrja në stadium falas

20:15 - 16/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë
Sport

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë

17:30 - 17/11/26

Kombëtarja shqiptare U-17 e ka mbyllur me një humbje 1-3 ndaj Finlandës raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian...

Lexo më shumë
Tabaku: 7 vite pas tërmetit, familjet ende pa banesa. Ku shkuan 1.2 milionë euro për fondet e rindërtimit?

Tabaku: 7 vite pas tërmetit, familjet ende pa banesa. Ku shkuan 1.2 milionë euro për fondet e rindërtimit?

17:06 - 17/11/26
Gjykata e Lartë lë në fuqi “arrestin me burg” për Francesco Becchettin, biznesmeni italian vijon të jetë në kërkim

Gjykata e Lartë lë në fuqi “arrestin me burg” për Francesco Becchettin, biznesmeni italian vijon të jetë në kërkim

16:52 - 17/11/26
Aksidenti në Vlorë ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda, arrestohet shoferi i skrepit

Aksidenti në Vlorë ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda, arrestohet shoferi i skrepit

16:15 - 17/11/26
Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit

Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit

15:31 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com