GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shqipëria rekord negativ për vdekshmërinë foshnjore në Evropë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria rekord negativ për vdekshmërinë foshnjore në Evropë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë vitit 2020, 281 foshnja vdiqën në Shqipëri pa mbushur moshën 1 vjeç ose 10 për çdo njëmijë lindje. Kjo e bën Shqipërinë vendin më të keq për të lindur në kontinentin Evropian me një diferencë të lartë me vendin e dytë më të keq, Malta me 6.6 për mijë.

Vdekshmëria foshnjore u ul lehtë gjatë vitit 2020 në Shqipëri nga rekordi negativ i shënuar në vitin 2019 ndërsa vijon të mbetet shumë më e lartë se sa vendet normale të Bashkimit Evropian. Të dhënat e publikuara të enjten nga Instituti i Statistikave tregojnë se 281 foshnja vdiqën gjatë vitit të kaluar pa mbushur një vjeç, me një rënie të lehtë nga 294 vdekje të foshnjave në vitin 2019. Vdekshmëria foshnjore, një nga treguesit kyçë të matjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe gjendjes ekonomike e sociale të vendit, ra nga 10.3 në 10 për çdo mijë lindje të gjalla.

Shqipëria prej vitesh mban rekordin negativ sa i përket vdekshmërisë foshnjore në kontinentin evropian dhe është akoma më keq në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian. Të dhënat e vitit 2020 për kontinentin nuk janë të disponueshme por të dhënat e vitti 2018 të publikuara nga Eurostat tregojnë se mesatarisht në BE kishte 3.4 vdekje nën 1 vjeç për çdo mijë lindje të gjalla. Në Estoni vdekshmëria foshnjore ishte vetëm 1.6% ndërsa në Maltë, vendi me vdekshmërinë më të lartë, ishte 6.6%. Në vendet e rajonit tonë, Maqedonia e Veriut e ka 5.7 ndërsa Serbia 4.9%.

Një investigim i BIRN në vitin 2018 zbuloi se mungesa e investimeve të përshtatshme për kujdesin e të porsalindurve, veçanërisht mungesa e inkubatorëve ishte një prej shkaqeve të vdekjeve të foshnjave.

Shqipëria ka pasur një histori të dhimbshme me vdekshmëri foshnjore shumë të lartë, situatë që erdhi në përmirësim përgjatë dekadave, me përjashtim të tetë viteve të fundit. Niveli më i ulët i vdekshmërisë foshnjore u shënua në vitin 2015 me 7 vdekje për mijë lindje të gjalla./ BIRN

Etiketa: ekonomiEuropekontinentshendetesivdekshmeri

Lajme të lidhura

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
Breaking Views

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Para
Pink flet për mëmësinë: Të qenurit nënë s’ishte në listën e gjërave që doja të bëja por…

Pink flet për mëmësinë: Të qenurit nënë s’ishte në listën e gjërave që doja të bëja por…

TË FUNDIT

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë
Aktualitet

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26

Një 39-vjeçar me iniciale D. D., banues në Paskuqan, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune në rrugën...

Lexo më shumë
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26
Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com