GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shqipëria renditet me pozicionin më të keq për të investuar sipas bizneseve nga Gjermania

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqipëria renditet me pozicionin më të keq për të investuar sipas bizneseve nga Gjermania
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një sondazh me kompanitë gjermane që kanë investuar në Ballkanin Perëndimor i zhvilluar nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, në bashkëpunim me partnerë lokalë, tregoi se, përgjithësisht ata ishin të kënaqur me përvojën e përgjithshme të punës në këtë rajon, përveçse në Shqipëri, ku kompanitë gjermane janë shumë të pakënaqura (shih tabelën bashkëngjitur).

33% e të anketuarve në Shqipëri thanë se janë të pakënaqur me përvojën e përgjithshme të të punuarit në Shqipëri, përkundrejt vetëm 8% në Maqedoninë e Veriut, 11% në Serbi dhe 20% në Bosnjë – Hercegovinë.

Në të kundërt, Shqipëria dhe Bosnjë – Hercegovina janë dy vendet ku investitorët janë më pak të kënaqur. Maqedonia e Veriut rezulton shteti me vlerësimet më të larta nga investitorët gjermanë. 33% e të anketuarve thanë se ishin shumë të kënaqur me përvojën e përgjithshme të të punuarit në Maqedoninë e Veriut, 22% ishin shumë të kënaqur me Serbinë, ndërsa vetëm 16 dhe 17% ishin pozitivë, përkatësisht për Bosnjë – Hercegovinën dhe Shqipërinë.

Në total, vetëm 33% e të anketuarve ishin shumë të kënaqur, apo të kënaqur me Shqipërinë, përkundrejt 66% në Maqedoninë e Veriut, 78% në Serbi dhe 56% në Bosnjë.

Investitorët gjermanë mendojnë se anët e dobëta të Ballkanit Perëndimor janë paqëndrueshmëria, qeverisja dhe institucionet e dobëta. Një anketë e zgjeruar me bizneset në Gjermani ka treguar se Ballkani nuk është duke tërhequr investitorët nga ky vend, pikërisht për shkak të qeverisjes së dobët.

Anketa evidentoi Infrastrukturën e dobët si pengesa e dytë më e madhe në listë për investimet gjermane në Ballkan. Madhësia e vogël e tregut renditet si pengesa e tretë.

Nga ana tjetër, bizneset gjermane konsiderojnë si tërheqëse për investimet në Ballkan pagat ulëta, disponueshmëria e forcës së punës.

Kur u pyetën për faktorët që i nxisin të investojnë jashtë Gjermanisë, ata renditën si themelore kualitetin e forcës së punës, stabilitetin dhe mirëqeverisjen.

Bizneset nga Gjermania e kanë renditur Shqipërinë në pozicionin më të keq për investime nga të gjitha vendet e Rajonit, por kur vjen puna për marrëdhëniet me njerëzit, ato mendojnë ndryshe.

“Nëse jetoni atje për një kohë më të gjatë, atëherë ju ndiheni shumë i familjarizuar. Dhe në veçanti Shqipëria është një vend i bukur. Njerëzit janë shumë të ngrohtë, janë të këndshëm.”, u shpreh një nga bizneset gjermane që ushtron aktivitet në Shqipëri.

“Njerëzit janë fleksibël dhe mësojnë shpejt. Mendoj se ishte një vendim i mirë”- u shpreh një kompani tjetër gjermane për Shqipërinë.

Pozicioni gjeografik është një avantazh tjetër për Shqipërinë. “Klientët tanë janë të vendosur në Europë. Ne mund t’i arrijmë ata përmes Italisë, me traget dhe gjithashtu me transport tokësor. Pozicioni gjeografik i Shqipërisë ndaj Europës, bën që të arrijmë brenda 24 orësh në transport të veçantë etj. ” tha një nga bizneset gjermane në Shqipëri.

Për shkak të pandemisë Covid -19 , dhe problemet që ajo krijoi në zinxhirët e furnizimit një pjesë e kompanive gjermane, që operojnë jashtë vendit mendojnë të transferojnë aktivitetin. Një sondazh me 3,500 kompani gjermane që operojnë jashtë tregoi se, 16% e tyre po marrin në konsideratë ndryshime në zinxhirët e furnizimit, dhe 12% janë duke menduar për ndryshim të vendndodhjes.

Por edhe nëse këto ndryshime ndodhin vetëm një pjesë e vogël bizneseve, ato më të voglat ka të ngjarë të zgjedhin Ballkanin për transferimin e aktivitetit, kryesisht për shkak se afërsisë gjeografike dhe kostove të ulëta të prodhimit.

Nga ana tjetër, ballkanasit kanë deklaruar në intervistat e tyre se po shohin rritje të interesit nga kompanitë e huaja.

Sidoqoftë, për të përfituar plotësisht nga zhvillimet post-pandemike, analiza e ekspertëve të Vjenës sugjeron që Ballkani Perëndimor duhet të ndryshojë qasjen rreth ekonomisë së tyre, nga një destinacion me kosto të ulët, drejt një destinacioni që ofron cilësi të lartë.

Në 15 vitet e fundit, strategjia e Ballkanit për tërheqjen e investitorëve të huaj u bazua kryesisht në kosto të ulët dhe disponueshmëria e një force të lirë pune, taksa të ulëta dhe incentiva për investitorët.

Nivelet e zhvillimit të BE-së ka të ngjarë të jenë të ngadalta dhe ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të mbeten destinacionet me kosto më të ulët në Europë për vite me rradhë. Për të rritur atraktivietin e Ballkanit Perëndimor si destinacion investimi, duhet një strategji që shikon përtej fuqisë së lirë punëtore dhe taksave të ulëta, sugjerojnë ekspertët e Vjenës.

Etiketa: BizneseekonomiGjermaniainvestime

Lajme të lidhura

Pacolli padit zyrtarisht Ramën në Arbitrazh: Po merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffetit
Breaking Views

Pacolli padit zyrtarisht Ramën në Arbitrazh: Po merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffetit

15:08 - 13/09/26
Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër
Aktualitet

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada
Aktualitet

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

13:26 - 12/09/26
Para
Protesta në Kosovë për lehtësimin e masave

Protesta në Kosovë për lehtësimin e masave

TË FUNDIT

Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen
Breaking Views

Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

21:17 - 13/09/26

Profesori Lush Susaj ka përcjellë një mesazh për prindërit dhe mësuesit, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor....

Lexo më shumë
Elbasani i shkakton humbjen e parë Egnatias në kampionat

Elbasani i shkakton humbjen e parë Egnatias në kampionat

20:58 - 13/09/26
Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

19:35 - 13/09/26
Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

18:35 - 13/09/26
Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com