GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Shqipëria, vendi i drejtorëve, për çdo 20 punonjës ka një shef

19:43 - 06/08/22
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria, vendi i drejtorëve, për çdo 20 punonjës ka një shef
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ndër pozicionet hierarkike më të lakmuara në Shqipëri dhe kudo në botë, është padyshim pozicioni i titullarit të një kompanie apo i njohur ndryshe si “CEO”. Por sa individë mbajnë tituj drejtues në Shqipëri dhe cilat janë të ardhurat e tyre mesatare? Për ti dhënë një përgjigje pyetjes së mësipërme, “Scan Intel” ka analizuar shifrat për 694,356 individëve, sipas të dhënave të muajit prill të vitit të kaluar, të bëra publike vetëm pak kohë më parë. Kështu, rezulton se në Shqipëri figurojnë të deklaruar pranë organeve tatimore të paktën 33,800 drejtues, disa prej të cilëve të emërtuar si “Kryetarë”, “Drejtorë”, “Titullarë Institucionesh” dhe “Administratorë”.

Nëse do të bëjmë një raport të thjeshtë mes 33 mijë drejtuesve dhe numrit të të punësuarve në total, do të shohim se kjo peshë fiksohet në 5%, çka nënkupton se në Shqipëri ka 1 “Drejtor” për çdo 20 punonjës. Por, sa variacione drejtuesish kemi në vend gjithmonë sipas listës së mësipërme dhe si janë të renditur këta të fundit, referuar pagës mesatare? Mbi 250 janë kategoritë e drejtuesve që figurojnë të deklaruar në databazën e Drejtorisë së Pergjithshme të Tatimeve, të paktën sipas listës së mësipërme, nga ku mund të përmendim rreth 13,554 Administratorë, 3,106 Drejtorë Ekzekutiv në Tregti, 1,335 Drejtorë Shitjesh, 1,258 Drejtorë Shkollash, 562 Drejtorë Marketingu, 515 Drejtor Drejtorish pranë Administratës Shtetërore, 389 Drejtorë Degësh pranë Institucioneve Financiare, 331 Drejtorë Ekzekutivë në Aktivitete Ndërtimi, 306 Drejtorë Burimesh Njerëzore, 130 Drejtorë në organizata humanitare, 20 Drejtorë Klubesh Futbolli, 47 Drejtues të Besimeve Fetare, 45 Drejtorë Minierash, 15 Drejtorë Burgjesh, 9 Drejtorë të Shërbimeve Zjarrfikëse, 5 Drejtorë Teatri etj.

Sa i përket renditjes sipas të ardhurave mujore, kryesojnë listën “Drejtuesit në Fushën e Zhvillimit” me një pagë mesatare bruto pranë 2,25 mln lekëve në muaj. Nuk përbëjnë aspak surprizë tre vendet që ndjekin në vijim. “Drejtuesit pranë Institucioneve Financiare dhe Sigurime” renditen të dytët në listë me një pagë mesatare bruto pranë 1.2 mln lekëve në muaj. Fill pas tyre , vijnë “Drejtuesit në Multimedia”, me një pagë mesatare bruto pranë 600 mijë lekëve, ndërkohë që “Drejtuesit në Shërbimet e Transportit, Naftës dhe Gazsjellësve” mbajnë vendin e katërt me rreth 500 mijë lekë pagë mujore bruto mesatarisht.

Etiketa: drejtoreshefaShqiptar

Lajme të lidhura

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Nga përplasja tek nxjerrja e armëve/ Vrasja e shqiptarit, si nisi sherri për një vajzë në lokal

Nga përplasja tek nxjerrja e armëve/ Vrasja e shqiptarit, si nisi sherri për një vajzë në lokal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur
Aktualitet

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26

Një aksident rrugor është regjistruar gjatë orëve të fundit në zonën e Lungomares në Vlorë, një nga segmentet më të...

Lexo më shumë
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26
Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit

Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit

19:20 - 07/02/26
Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…

18:04 - 07/02/26
IGJEUM, ‘na përgatit’: Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane

IGJEUM, ‘na përgatit’: Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane

18:01 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com