GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shqipëria, vendi me të ardhurat më të ulëta”, Berisha: Kullat e drogës vendosën tiraninë e çmimeve

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shqipëria, vendi me të ardhurat më të ulëta”, Berisha: Kullat e drogës vendosën tiraninë e çmimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha, në fjalën e tij përpara qytetarëve, theksoi se Shqipëria sot është vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë.

Berisha thotë se çdo ditë, treguesit e Shqipërisë lajmërojnë skamje, varfëri, varfëri dhe skamje.

Më tej Berisha shprehet se ajo që ngritën me mundim në vitet 2007-2013, është rrokullisur.

Ai shprehet se kjo është merita e qeverisë së hajnave, që po i shkulin nga trupi i këtij kombi dhe vendi çdo pasuri.

“Çdo ditë, treguesit për Shqipërinë në Europë dhe në botë e nxjerrin atë në ditën më të zezë.

Çdo ditë, treguesit e Shqipërisë lajmërojnë skamje, varfëri, varfëri dhe skamje.

Të gjitha këto në një vend të bekuar, në një vend në të cilin Zoti i ka falur çdo pasuri mbitokësore, nëntokësore.

Por kjo në këtë vend, pasuritë janë shndërruar në një mallkim për qytetarët, në një parajsë për hajdutët qeveritarë.

Miqtë e mi, Eurostati ka publikuar dje prodhimin e përgjithshëm për frymë në mbarë Europën.

Shqipëria, që u ngrit mundimshëm, por me sukses në vitet 2007-2013, është rrokullisur përsëri.

Ajo sot është vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë.

Më të ulëta se çdo vend tjetër.

Kjo është pra ‘merita’ e qeverisë së hajnave, që po i shkulin nga trupi i këtij kombi dhe vendi çdo pasuri.”– thotë Berisha.

Më tej Berisha akuzoi qeveritarët se me anë të kullave të drogës, kanë vendosur tiraninë e çmimeve.

“Miqtë e mi, por jo vetëm treguesi i prodhimit vjetor për frymë është më i ulëti në Europë.

Por mjerisht edhe treguesi i konsumit vjetor për frymë është më i ulëti në të gjithë Europën.

Më i ulët disa shkallë se sa ç’e lamë ne në vitin 2013.

Ju garantoj se me këto ritme, Shqipëria rrokulliset në vendet më të varfra të planetit.

Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, analistëve, gazetarëve, opinionistëve, të mos u verbojnë shkëlqim i kullave, veturat luksoze, vilat dhe resortet se ato janë pasuri të ndaluara për kombin tonë.

A e dini ju se studimi i INSTAT-it që fsheh Edi Rama tregon se 51 përqind e të rinjve shqiptarë jetojnë në varfëri dhe rrezik varfërie.

Se mbi 50 përqind e shqiptarëve i kanë mollë të ndaluara pushimet verore.

U kthyen kohërat kur shqiptarët nuk bënin dot një javë pushim.

Hidhni sytë pak, kulla, kulla në të katër anët.

Qeveritarët rrahin gjokset se mbushin valixhet nga kullat e drogës.

Shqipëria renditet e para në Europë për indeksin e ndërtimeve.

Po sa përkthehet, si përkthehet ky indeks në të ardhura për shqiptarët.

Si përkthehet ky tregues, këto ndërtime, në mirësi për shqiptarët?

Jo, miq jo, ato janë fatkeqësi për shqiptarët.

Kullat e drogës, monumente korrupsioni, kanë vendosur tiraninë e çmimeve stratosferike në ndërtim në Shqipëri.

Ato nuk preken, aty nuk blihet, aty është tregu i trafikantëve që blejnë kate të tëra, kurse qytetarët as me dylbi nuk i shohin dot.”- deklaron Berisha.

Lajme të lidhura

“Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët: Arrestoni Ramën
KRYESORE

“Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët: Arrestoni Ramën

19:59 - 04/09/26
Ambasadorja e re e BE nis punën, ja mesazhi i parë për integrimin
Breaking Views

Ambasadorja e re e BE nis punën, ja mesazhi i parë për integrimin

16:44 - 04/09/26
Sherri mes dy biznesmenëve në Vlorë, Rama ju anulon resortet: Do ta kthejmë në ullishte…
Breaking Views

Sherri mes dy biznesmenëve në Vlorë, Rama ju anulon resortet: Do ta kthejmë në ullishte…

16:02 - 04/09/26
Para
Dortmund-Real Madrid/ Adeyemi “fal” spanjollët, humb rastin e artë (VIDEO)

Dortmund-Real Madrid/ Adeyemi “fal” spanjollët, humb rastin e artë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët: Arrestoni Ramën
KRYESORE

“Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët: Arrestoni Ramën

19:59 - 04/09/26

Pas organizimit të qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ka nisur edhe marshimi drejt Kryeministrisë. Marshimi vijon me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”,...

Lexo më shumë
Fier/ Me çanta në krahë dhe të përlotur, nis evakuimi i banorëve

Fier/ Me çanta në krahë dhe të përlotur, nis evakuimi i banorëve

19:50 - 04/09/26
Fieri po digjet/ Zjarri në Peshtan të Vogël djeg ullishtet dhe rrezikon banesat, evakuohen banorët

Fieri po digjet/ Zjarri në Peshtan të Vogël djeg ullishtet dhe rrezikon banesat, evakuohen banorët

19:09 - 04/09/26
“U dogj shtëpia dhe ferma me lopë”, banorët e Levanit të alarmuar: S’kemi parë ndonjëherë zjarr të tillë

“U dogj shtëpia dhe ferma me lopë”, banorët e Levanit të alarmuar: S’kemi parë ndonjëherë zjarr të tillë

18:59 - 04/09/26
Zjarri avancon drejt Levanit. Digjen tre shtëpi dhe një magazinë

Zjarri avancon drejt Levanit. Digjen tre shtëpi dhe një magazinë

18:41 - 04/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com