GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria vijon të digjet! 19 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 6 ende aktive

14:14 - 07/07/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Situata me zjarret/ 26 vatra në të gjithë territorin, ja zonat më problematike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes ka informuar mbi situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë të ditur se janë regjistruar 19 vatra zjarri në total, nga të cilat 6 prej tyre janë ende aktive në orët e para të ditës së sotme.

Vatrat e zjarrit u evidentuan në disa bashki të vendit, konkretisht në Finiq, Vlorë, Elbasan, Poliçan, Berat, Has, Bulqizë, Malësi e Madhe, Lezhë, Kolonjë, Korçë, Tiranë, Kavajë dhe Fier.

Aktualisht, vatrat aktive sipas MM, janë:

  • Elbasan: Në vendgrumbullimin e mbetjeve, ku vijon puna për shuarjen e plotë pas izolimit të vatrës nga forcat operacionale.
  • Finiq: Në zonën midis fshatit Grazhdan dhe Malçan, ku forcat e MZSH dhe efektivat e Forcave të Armatosura kanë monitoruar situatën gjatë natës. Zjarri është ende aktiv në zonën lindore të fshatit Leshinicë e Poshtme, por larg zonës së banuar.
  • Vlorë: Në vendin e quajtur “Sotiran”, ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, zjarri vazhdon të jetë aktiv në tri vatra të shpërndara. Terreni i vështirëson ndërhyrjet, por zjarri nuk paraqet rrezik për zonën.
  • Poliçan: Në fshatin Zgërbonjë, ku vatra e zjarrit u mbajt në monitorim gjatë natës dhe sot ka rifilluar puna për shuarjen e plotë të saj. Sipas informacioneve paraprake nga shërbimi pyjor, deri dje janë përfshirë rreth 50 hektarë.
  • Bulqizë: Në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, ku gjatë natës, për shkak të erës dhe temperaturave të larta, vatra e zjarrit është shtrirë drejt “Malit të Bardhë”. Forcat operacionale janë në terren për shuarjen.
  • Malësi e Madhe: Në vendin e quajtur “Bjeshkët e Parrusë”, pati një riaktivizim të vatrës së zjarrit. Forcat e MZSH, bashkiake, të shërbimit pyjor dhe vullnetarët ndodhen në terren.

Si pasojë e zjarreve, kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte, janë djegur rreth 65 hektarë me bimësi. Në operacionet e shuarjes u angazhuan 37 automjete zjarrfikëse, 362 forca operacionale dhe 8 automjete të rënda, nërsa forcat e Armatosura kontribuan me 104 efektivë dhe mjete të tjera, bën me dije njoftimi.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në pothuajse të gjitha qarqet. Në qarkun e Durrësit pritet nivel rrezik “I MODERUAR” dhe lokalisht rrezik “I LARTË” në zona të caktuara në jug të qarkut.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje qytetarëve të tregojnë përgjegjësi maksimale, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, të mos djegin mbeturina, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë në kohë autoritetet vendore.

Etiketa: Zjarrzjarre

Lajme të lidhura

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij
Aktualitet

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Para
Mashtrimi me kreditë në “IUTE Credit”, ndërhyn Banka e Shqipërisë – Detajet

Mashtrimi me kreditë në "IUTE Credit", ndërhyn Banka e Shqipërisë - Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që...

Lexo më shumë
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com